Dita e shtunë ka nisur me një aksident në rrugët e Lushnjës (3 tetor).
Fatmirësisht përplasja e dy mjeteve në autostradën Lushnjë-Fier fatmirësisht ka përfunduar vetëm me dëme materiale.
Mjeti tip “Ford” po kalonte nga një krah në krahun tjetër nga Krutja drejt Këmishtajt, në autostradë, dhe është përplasur nga mjeti tip “Benz” që përshkonte autostradën në drejtimin Lushnje-Fier.
Drejtuesit e mjeteve dhe bashkë udhëtarët e tyre nuk kanë pësuar dëmtime serioze fatmirësisht në një pikë e cila konsiderohet problematike për aksidentet tragjike.
Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar në vendngjarje për të dokumentuar aksidenti. Dhe për të disiplinuar trafikun e rënduar që në orët e para të mëngjesit.











