• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëvendës-Presidenti J.D. Vance dhe Evropianët

by Zef Mazi
17/02/2025 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Zef Mazi, ish ambasador dhe ish kryenegociator i Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Nuk është synimi të theksohen të meta, as të nxirren në pah vlerat e një Evrope të idealizuar, por të përpiqem të them se ka fenomene shqetësuese, je i sëmurë, por jo i pashërueshëm“. Kanë kaluar katër ditë nga fjalimi 20 minutësh i Zëvendës-Presidentit amerikan, J.D Vance.

Politikanët në pushtet në Evorpë i ka mbërthyer paniku dhe duket nuk dijnë nga dhe si të orientohen.
Presidenti Makron thirri urgjent në Paris një takim të nivelit të lartë për sigurinë, por vetëm disa shtete (me peshë) të BE-së – Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Polonia, Spanja dhe Danimarka, që përfaqëson shtetet balltike dhe vendet nordike, si dhe Presidenti i Këshillit Evropan dhe Sek. Pergj i NATOs.

Njihet se do flitet për rritjen e buxheteve të mbrojtjes dhe kontributet e secilit, por nuk dihet a do bihet dakord, do flitet për forcën ushtarake te tyre, sa mund të kontribuojnë, do flitet për prezencën e mundëshme ushtarake të tyre (të sigurisë por jo paqeruajtëse) në Ukrainë, dhe a mund të çojnë dhe sa trupa mund të çojnë në Ukrainë që, në vetvete, është mendim shumë kontradiktor.

Informacionet thonë se shtete të tjera do kenë takime pasuese më vonë. Kësaj i thonë, “Më ka çuar halla me la gojën”. Ditët në vijim do kuptohet se cfarë do të arrijë ai samit i sigurisë! Për të evituar spekulimet e politikanëve dhe të mediave, po rreshtoj telegrafisht disa pika që ngriti J.D, Vance në fjalën e tij që nuk i pëlqyen udhëheqësve evropianë në pushtet:

Kërcënimet e brendëshme: Evropës kërcënimi parësor i vjen “nga brenda”, jo nga aktorët e jashtëm si Rusia ose Kina;

Liria e fjalës: qeveritë evropiane censurojnë fjalën e lirë dhe po tërhiqen nga vlerat themelore demokratike;

Emigracioni: është sfida më “urgjente” me të cilën përballen kombet evropiane;

Mbrojtja evropiane: Evropia duhet të rrisë ndjeshëm kapacitetet e saj të mbrojtjes;

Konflikti në Ukrainë: shprehu shpresën për “një zgjidhje të arsyeshme” pas njoftimit të Presidentit Trump për nisjen e bisedimeve për paqe me Putinin.
J.D. Vance kritikoi hipokrizinë evropiane për fjalën e lirë duke thënë, “fatkeqësisht, kur shoh Evorpën sot, herë herë nuk është e qartë se cfarë ka ndodhur me disa nga fituesit e Luftës të Ftohte”. Dhe solli disa shembuj: kërcënimin e zyrtarëve të BE për të mbyllur mediat sociale “në momentin që spikasin atë që ata kanë gjykuar se ka përmbajtje ‘urrejtje’”, sulmet në Gjermani ndaj njerëzve që postojnë në rrjete fjalë misogjeniste (kundër grave), ndjekja në Suedi e një aktivisti që dogji kuranin në publik, “zonat e hapura të sigurta” rreth klinikave të abortit në Angli. J.D. Vance qe më shumë kritik kur iu referua disa herë ndërhyrjes evropiane në zgjedhjet në Rumani. Ai citoi gëzimin e një ish-komisioneri evropian për vendimin e gjykatës që anulloj zgjedhjet atje për shkak të ndërhyrjes të supozuar ruse që qënkesh zbuluar nga shërbimet sekrete rumune, prandaj zgjedhjet duhet të përsëriten. J.D. Vance tha në vijim,

“… Por, nëse demokracia juaj mund të shkatërrohet me disa qindra mijëra dollarë për reklama dixhitale nga një vend i huaj, atëhere, në radhë të parë, ajo (demokracia) nuk ka qenë e fortë”.

Asgjë nga cfarë that Jl.D. Vamcë tha nuk është e pavërtetë. Prandaj, reagimet e të pranishmëve ishin edhe komike, edhe tërë mllef. Si jashtë realitetit ishin komentet e kancelarit në ikje Sholc dhe zëvendësit e tij, Habek. Ndërsa Minisitri i Mbrojtjes gjerman, Pistoius, tha, “Kjo demokraci sapo u vu në pikëpyejte nga Zv/Presidenti amerikan, jo vetëm demokracia gjermane, por ajo e gjithë Evropës”, dhe shtoi, “Nëse e kuptova drejtë, ai krahason gjendjen e Evropës me atë që sundon në disa regjime autoritare… kjo është e papranueshme”.
E papranueshme është fakti se evropianët pretendojne se janë totalisht për demokraci ndërsa kufizojnë lirinë e fjalës dhe sulmojnë oponentet politikë për cka, në BE dhe në vende të vogla jashtë saj, me zell dënohen ata që kanë mendime politike opozitare.

* * *Kthehem te thirrja e samitit për sigurinë në Paris. Evropianët janë zemëruar se nuk janë përfshirë në negociatat me Putinin. Pyetje: a konsiderohen evropianët interlokutorë relevantë, që “nuk duhet të luajnë
rol sekondar“, kur njihen qëndrimet e tyre deri dje?! E harruan evropianët se ish-kancelarja e Gjermanisë Merkel dhe ish-presidenti i Francës Holande pohuan publikisht se ata, në fakt, si garantorë, nuk kishin qëllim të zbatohej Marrëveshja e Minskut, pavarësisht sigurimeve që patën dhënë më parë, dhe thanë se pozicioni tani është që
marrëveshjet e Minskut ishin vetëm përpjekje për të riarmatosur Kievin dhe “për të fituar kohë“. Pretendonin se punonin në mirëbesim për cështjen e Ukrainës, ndërsa, në realitet, ishin të përfshirë në një zullumhane të dëmshme. Del se gënjyen dhe, në fakt, tradhëtuan interesat e Evropës.

Duhet të dihet se Marrëveshja Minsk II u bë pjesë e të drejtës ndërkombëtare përmes miratimit të saj nga Këshilli i Sigurimit i OKB me 15 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim. Kjo do të thotë se ajo marrëveshje ishte ligjërisht e detyrueshme. Drejtuesit evropianë u bënë bashkëpjesëmarrës në katastrofën që shpërtheu në Ukrainë.
Rezultati: Evropa ka konnflikti të armatosur në territorin e saj. Po të ishin zbatuar Marrëveshjet e Minskut, Ukraina do kishte shpëtuar, nuk do ishin humbur qindra mijëra jetë njerëzish, territori do ishte kompakt, ekonomia dhe infrastruktura do ishte e paprekur, etj. Do ishte përmirësuar edhe situata jo e mirë e qytetarëve evropianë, mirëqënia e të cilëve është ulur ndjeshëm për shkak të veprimeve të dëmshme të drejtuesve evropianë.

Ata nuk janë mësuar të dëgjojnë këto fjalë, sepse edhe mediat qeveritare nuk i japin, prandaj u duken herezi. Tingëllojnë disi qesharake edhe komentet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATOs, Rute kur, si kalimthi, si nën zë, gjojë në formën e një pyetje, tha mos biseda telefonike Trump-Putin ishte “tradhti e Ukrainës” ose jo nga ana e Perëndimit. Të dyja janë të pakuptimta. Kujtoj se ajo tradhëti, nëse do karakterizohet kështu, filloi kur perëndimi pengoi zhvillimet demokratikë dhe pavarësinë e vendimarrjes të Ukrainës, kur u përzie në punët e brendëshme të saj, kur hodhi në luffë kundër njeri-tjetrit ukrainasit dhe rusët, nxiti sllavët kundër sllavëve, kur inicioi një grusht antikushtetues, kur gënjeu për marrëveshjet e Minskut dhe, në fund, provokoi duke cuar në gjakderdhje në rajon, me qindra mijëra ukrainas të vrarë dhe miliona të tjerë larguar nga vendi.

Sot, kur dy presidentë të dy superfuqive bërthamore flasin me njeri-tjetrin për paqe, për një numër cështjesh të tjera madhore me ndikim botëror, kur ata mirren vesh të fillojnë mënjeherë bisedimet për paqe, si dhe të “takohen shumë shpejt“ me njeri-tjetrin, evropianet turfullojnë dhe ngrihen kundër! Përse? Sepse nuk janë ftuar në tryezë! Për paqe nervozohen dhe duan të konsiderohen të jenë në bisedime, ndërsa për luftë gëzohen! Kjo është e padëgjuar, por jo e papritur.

Në një interviste para pak ditësh, Viktor Orban tha, drejtuesit e fortë, të mëdhenj, bëjnë paqe, të dobëtit bëjnë luftë. Ajo që, me largpamësi strategjike, bëri dhe po bëjnë Presidentët Trump dhe Putin, duke biseduar me njeri-tjetrin për paqe, duke rënë dakord të takohen, më kujton vizionin e madh strategjik që patën manifestuar Presidenti Kenedi dhe Krushovi kur biseduan dhe zgjidhën Krizën e Rakeve në Kubë më 1963 dhe shpëtuan njerëzimin dhe botën nga një luftë bërthamore.

Next Post
Berisha i pamëshirshëm, mban deputeten e PD 30 minuta në këmbë që t’i mbajë telefonin (Video)

Berisha i pamëshirshëm, mban deputeten e PD 30 minuta në këmbë që t’i mbajë telefonin (Video)

Comments 2

  1. Andi says:
    1 year ago

    Nuk te kujton fare vitin 1938 ? Shkrim shume i dobet per nje diplomat kariere.

    Reply
  2. Agim Kozeli says:
    1 year ago

    Anaize profesionale

    Reply

Leave a Reply to Agim Kozeli Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, temperaturat priten deri në 21 gradë Celcius

March 3, 2026
Kampi Ashraf 3: Pretendimet për sulm me raketa nga Irani, propagandë. S’ka kapacitet për të goditur Shqipërinë

Kampi Ashraf 3: Pretendimet për sulm me raketa nga Irani, propagandë. S’ka kapacitet për të goditur Shqipërinë

March 3, 2026
A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

March 3, 2026
GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

March 3, 2026
Drejtori i Mjedisit sherr brenda institucionit me zyrtarin e IKMT/ Inspektorati i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi

Drejtori i Mjedisit sherr brenda institucionit me zyrtarin e IKMT/ Inspektorati i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi

March 3, 2026
E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park

E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park

March 3, 2026
Mburojë digjitale për familjet, fillon funksionimi i regjistrit të personave të përjashtuar nga lojërat e fatit

Mburojë digjitale për familjet, fillon funksionimi i regjistrit të personave të përjashtuar nga lojërat e fatit

March 3, 2026
Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

March 3, 2026
“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

A do garoni përballë Berishës? Ironizon Salianji: Kemi një muaj që jemi në “kilometrin e fundit”, s’do ketë garë se bie Rama

March 3, 2026
Sulltanët osmanë, vinë sëbashku në shqip

Sulltanët osmanë, vinë sëbashku në shqip

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In