• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do garoni përballë Berishës? Ironizon Salianji: Kemi një muaj që jemi në “kilometrin e fundit”, s’do ketë garë se bie Rama

by E B
03/03/2026 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ervin Salianji refuzon t’i përgjigjet pyetjes nëse do të garonte përballë Sali Berishës për drejtimin e PD. I ftuar në Report Tv, Salianji i përgjigjet me ironi pyetjes se çfarë do të bëjë pas prillit, kur Berisha do të fitojë sërish në krye të partisë, duke thënë se nuk do të ketë garë, pasi kryeministri Edi Rama do të bie duke qenë se PD është në kilometrin e fundit për rrëzimin e tij.

“Nuk është çështje gare, po e bëj betejën për ta bërë PD fituese. Thelbi është ta bëjmë PD fituese. Cili është interesi? Që të rrijë Rama? Të vijë PD në pushtet, nuk ka një garë në këtë moment. Në këtë moment unë jam në këtë lëvizje. Kjo është faza që unë po takoj demokratët. Ne jemi në kilometrin e fundit, unë pres të bie Rama. Si mund të flas unë për prillin. Ka një muaj që është kilometri i fundit. Nuk ka për të pasur garë se bie Rama. Mund të jenë metrat e fundit, se u bë një muaj. Unë do jem në politikë dhe në PD gjithë kohën”, tha Salianji në Report Tv.

Ish-deputeti demokrat tha më tej se partia nuk është pronë publike dhe nuk e përjashton dot njeri për shkak të mendimit.

Salianji thekson se në takimet me demokratët janë thënë të vërtetat dhe problemet me të cilat përballet PD, duke shtuar madje se sallat u mbush me shumë se vetë kreu i PD.

“Partia nuk është pronë publike, PD nuk përjashton dot njeri për shkak të mendimit. Ti përgjigjet kushdo problematikave që unë kam ngritur dhe ti kthejnë përgjigje demokratëve. E ka të pamundur PD të rrëzojë një qeveri të zhytur në korrupsion. Unë kam thënë të vërtetat, kam mbushur sallat më shumë se kreu i partisë. Njerëzit ose të ndjekin, ose të ndjekin, nuk është të të quajnë sallat të paligjshme. Edhe ne Ramën të paligjshëm e quajmë, koka e krimit, por ai qeveris. Të kthejnë përgjigje, ekzistojnë apo jo problematikat. Ndodhi molotovi te qendra e artit, kërkoi ndjesë, gabuam aty, po gabuat gjithë kohën na latë në opozitë. Mos gaboni, dëgjoni të tjerë që dinë ta bëjnë, ose hapni krahun dhe ta bëjnë të tjerë që dinë ta bëjnë me mirë”, tha Salianji.
Next Post
Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
“Masa siç nuk janë parë kurrë më parë”, SHBA paralajmëron goditje të paprecedentë ndaj Iranit

“Masa siç nuk janë parë kurrë më parë”, SHBA paralajmëron goditje të paprecedentë ndaj Iranit

August 17, 2026
Pse turizmi ynë u rrit bindshëm në korrik 2026?

Pse turizmi ynë u rrit bindshëm në korrik 2026?

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com