• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëri i Amerikës: Pohimet e Xhisielës tregojnë frikën që ajo ka nga Rexhepi

by A R
08/10/2018 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Zëri i Amerikës:

Në Shqipëri një sasi tritoli shpërtheu në mesnatë në Fushë Krujë, në oborrin e shtëpisë ku banon Xhisiela Maloku, vajza 25 vjeçare, ish e dashura e Rexhep Rrajës, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili u arrestua javën e shkuar nën akuzën e përndjekjes ndaj të resë. Sipas burimeve, bëhet fjalë për një sasi të vogël tritoli, nga shpërthimi i së cilës nuk ka patur, siç njoftoi policia, as dëme materiale. Të paktën 9 persona janë shoqëruar për ngjarjen.

Xhisiela Maloku, tha për gazetarët se ajo ndodhej në banesë në momentin e shpërthimit dhe se të gjithë ishin frikësuar. Ajo drejtoi gishtin e akuzave ndaj opozitës e cila “po bën lojë politike”, duke deklaruar sërish se nuk ndjehet e kërcënuar nga familja Rraja. Maloku shpjegoi se kishte refuzuar deri më tani mbrojtjen nga policia, dhe se pas ngjarjes së mbrëmshme do ta pranonte atë.

Vajza 25 vjeçare, bëri kallzim ndaj ish të dashurit Rraja në muajin korrik,duke e tërhequr më pas. Megjithatë çështja i kaloi prokurorisë. Maloku i ishte drejtuar disa herë policisë, duke akuzuar Rrajën, me të cilin kishte patur një marrëdhënie të gjatë dashurie, për kërcënime dhe dhunë ndaj saj. Në deklarimet e saj ajo ka pranuar se është detyruar të tërhiqet për shkak të frikës që kishte nga hakmarrja e djalit.

Episodi që çoi në arrestimin e të riut Rraja, lidhet me dhunën që ai kishte ushtruar ndaj Malokut në një dhomë hoteli. Por në dy intervista, vajza mohoi që ndaj saj të ishte ushtruar dhunë, duke deklaruar se ajo e kishte bërë gjithshka nga xhelozia dhe se kallzimi i saj kishte qenë i rremë.

Por në të vërtetë, pohimet e saj duket se konfirmuan pikërisht frikën që ajo ka nga i riu, sepse përtej përshkrimeve apo deklaratave, akti i ekspertizës ligjore nuk lë shteg për dyshime. Ky akt tregon se ajo ka patur shenja dhunë në shpatulla dhe djegie me cigare në kofshë. Eshtë pikërisht ekspertiza mjeko-ligjore ajo që ka mbajtur në pranga Rexhep Rrajën, sikundër dhe një përgjim i kryer më 29 Shtator, gjatë ballafaqimit mes dy të rinjve në Prokurori, ku sërish Rraja ka kërcënuar vajzën.

/b.d

Next Post
Akuzat ndaj Ronaldos, avokatja e modeles: Provat janë zhdukur!

Akuzat ndaj Ronaldos, avokatja e modeles: Provat janë zhdukur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

March 11, 2026
Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

March 11, 2026
Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

March 11, 2026
Nesër protesta e opozitës, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Qëndroni larg tubimit të PD-së!

Nesër protesta e opozitës, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Qëndroni larg tubimit të PD-së!

March 11, 2026
Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

March 11, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

March 11, 2026
Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

March 11, 2026
Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

March 11, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

March 11, 2026
Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In