• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëri i Amerikës: Parlamenti miratoi rezolutën, “dekreti i Metës për Xhaferllarin, nul”

by Java News
15/11/2019 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri parlamenti miratoi sot një rezolutë sipas së cilës dekreti me anë të të cilit presidenti Ilir Meta ka emëruar ai anëtare në Gjykatën Kushtetuesa zonjën Marsida Xhaferllari “është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në mungesë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë”.

Zoti Meta e emëroi zonjën Xhaferllari, pasi kishte kaluar afati 30 ditor që ligji për Gjykatën Kushtetuese ia njeh atij si afat brenda të cilit mund të zgjedhë një nga 3 kandidatët e renditur të parët në listën që i dërgohet nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED).

Sipas rezolutës së parlamentit, presidenti “ka shkelur njëkohësisht jo vetëm afatin prekluziv brenda të cilit duhej të emëronte gjyqtarin kushtetues, por ka emëruar si gjyqtar një kandidat që është listuar në vendin e katërt sipas vendimit të KED-së. Presidenti ka marrë në mënyrë abuzive kompetencat e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili është i vetmi organ që ka kompetencën e renditjes së kandidatëve sipas Kushtetutës dhe ligjit”.

Rezoluta vlerëson se “duke vepruar në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe të ligjit dhe në mungesë të kompetencës, Presidenti ka kryer një akt të paprecedent duke tentuar të pezullojë një proces kushtetues me procedura ligjore administrative. Presidenti ka tentuar të bllokojë emërimin/zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që sjell zvarritjen e rifillimit të funksionimit të kësaj Gjykate. Për më tepër, ky veprim synon të ndikojë në cenimin e pavarësisë së këtij institucioni, nëpërmjet ndërhyrjeve antikushtetuese në procedurat e emërimit të gjyqtarëve të kësaj Gjykate”.

Me anë të rezolutës, parlamenti i bën thirrje Gjykatës Kushtetues të mos e zbatojnë “dekretin nul të presidentit” si dhe që të mundësojë fillimin e detyrës, për zonjën Arta Vorpsi, e cila sipas vendimit të KED-së botuar në Fletoren Zyrtare, është emëruar automatikisht duke qenë e renditura e para në listën dërguar presidentit.

Në ndërhyrje e tij në seancën e sotme të jashtëzakonmshme të parlamentit, kryeministri Edi Rama u shpreh me ton të forta ndaj Kreut të shtetit. “Asnjë vendi nuk mund t’i bie taksirati të ketë një president si Ilir Meta, dhe duhen marrë masa ligjore kushtetuese, për të krijuar të gjithë mekanizmat zhbllokues ndaj çdo akti brutal të atij që zyrën e presidentit e ka kthyer në zyrë për të shantazhuar parlamentin, ndërkombëtarët, popullin shqiptar”, deklaroi zoti Rama.

Po me tone të ashpra foli dhe presidenti Meta në një prononcim për gazetarët, ndërsa kishte nisur në parlament seanca e jashtëzakonshme. “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ka vetëm një garant të padiskutueshëm dhe të pacenueshëm në integritetin e vet, që është Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë! Përpjekjet për të dhunuar Kushtetutën, për të kapur përfundimisht të gjithë sistemin e drejtësisë në Republikën e Shqipërisë me kapjen e Gjykatës Kushtetuese, janë të dështuara, janë të vdekura! Askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë! Do të jetë detyrë e Presidentit të Shqipërisë dhe e popullit të Shqipërisë që t’i tregojnë vendin kësaj bande uzurpatore dhe të gjithë shërbëtorëve e skllevërve të tyre, kudo ku janë”, deklaroi zoti Meta. /Voa/

Next Post
Babai i kishte marrë me vete në Siri/ Daja njohu mbesën në kampin Al Hawl: Shteti t’u blejë pafajësinë, s’më kap java tjetër këtu

Babai i kishte marrë me vete në Siri/ Daja njohu mbesën në kampin Al Hawl: Shteti t’u blejë pafajësinë, s’më kap java tjetër këtu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është Berisha në dosjen ‘Epstein’? Përmendet në 43 dokumente, emaile sekrete e takim misterioz

Kush është Berisha në dosjen ‘Epstein’? Përmendet në 43 dokumente, emaile sekrete e takim misterioz

February 10, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

Ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët në Tiranë: Shmangni demonstratën e PD…

February 10, 2026
75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike 10-50% të buxhetit mujor

75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike 10-50% të buxhetit mujor

February 10, 2026
Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

Sot protesta e PD / Mbi 1500 efektivë në gatishmëri, nga ora 13:00 nis bllokimi i qarkullimit në rrugët e Tiranës

February 10, 2026
“Me mikun tim të çmuar…”, Rama ndan pamjet nga takimi para darkës me Antonio Costan

“Me mikun tim të çmuar…”, Rama ndan pamjet nga takimi para darkës me Antonio Costan

February 10, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

180 vjet burg kundër historise

February 10, 2026
Pse ka rënë euro? Ekspertët: Ka ndikuar rritja e turizmit. Publiku: Ka para të pista në treg

Pse ka rënë euro? Ekspertët: Ka ndikuar rritja e turizmit. Publiku: Ka para të pista në treg

February 10, 2026
Moti për sot me vranësira të dendura, reshje shiu në këto pjesë të territorit

Moti për sot me vranësira të dendura, reshje shiu në këto pjesë të territorit

February 10, 2026
Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In