• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Babai i kishte marrë me vete në Siri/ Daja njohu mbesën në kampin Al Hawl: Shteti t’u blejë pafajësinë, s’më kap java tjetër këtu

by Java News
15/11/2019 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhetan Ndregjoni arrin të shquajë Evën, mbesën e tij, e cila ndodhet në kampin Al Hawl. Reportazhi i A2 solli në redaksi dajën e Evës, 14 vjeçe dhe Endrit, 11 vjeç, të cilët u dërguan në Siri nga babai i tyre Shkëlzeni, i cili luftonte për ISIS.

“Kishim një sebep në familje, kunati, Shkëlzeni, kërkoi të merrte fëmijët dhe të ikte deri në Malin e Zi. Mbaruam sebepin, por nuk po ndjehej më njeri se ku ishin fëmijët. Revokuam prokurorën që kishte dhënë motra për të dalë nga vendi. U shpallën fëmijët në kërkim nga Interpoli”, tregon Xhetani.

Gjyshja e tyre, Mentie Dumani u intervistua nga reporteri Julian Kasapi. Ndërsa Eva i konfirmon prezencën e ekipit tonë në kamp. “Vajza më njoftoi që aty kishin shkuar gazetarë shqiptarë”.

Dashuria për nipin dhe mbesën nuk njeh kufij.

“Nuk i ndaloj dot ata unë. Nuk ka ditë që kalon pa qarë një herë unë. Po motra, që i ka çdo minutë. Ajo është e brengosur nga rrëmbimi i fëmijëve. I rrëmbeu i ati. Shteti ka të gjitha mundësitë, me të gjitha asetet e veta. Një gazetar shkoi i vetëm të takojë shqiptarët në çadra, si të mos ketë shteti mundësi”, thotë mes lotësh Xhetani.

Ai do të sakrifikonte gjithçka për ta… “Do të jepja edhe jetën. Mua nuk më kap java tjetër këtu. Kur shkuat ju, pse të mos shkojë daja? Unë jam i vendosur dhe kam aplikuar për vizë. Kjo është gjëja që ma lehtëson mua lëvizjen, që të mos bëj rrugë të paditura, duke e pasur një rrugë të shtruar nga ju”.

Xhetani nuk beson se nipi dhe mbesa janë radikalizuar.

“Absolutisht që kanë qenë nën presion. Ajo ka qenë në zonë kufitare dhe di çfarë është dhuna shtetërore. A mund të thoshe në kohën e Enver Hoxhës: jam keq! Ata i rehabilitoj si fëmijët e mi. Ata nuk janë radikalizuar pasi unë kam komunikuar dhe kuptoj gjuhën e tyre. Atje ka bërë vend terrori”.

Ai shton se Afrim Berisha arriti të kontaktonte me Alvinin, nëpërmjet mbesës së tij, Evës. “Ishte mbesa ajo që gjeti Alvinin. Informoi të atin nëpërmjet meje që ai është gjallë”.

Në fund mesazhi për shtetin… “Ne po kërkojmë rezultatin si të Alvinit. Gazetari juaj tha që po i lëmë shqiptarët në zonën më të rrezikshme. Duhen shpëtuar ata fëmijë. Shteti shqiptar duhet t’i blejë pafajësinë atyre fëmijëve”./ a2

g.kosovari

Next Post
Përplasjet mbi Kushtetuesen, gazetari: Kjo krizë nuk zgjidhet me procedurë, procesi i nisur keq që në zanafillë

Ngërçi me zgjedhjen e anëtarëve të rinj/ Gjykata Kushtetuese njeh Xhaferrllarin, përjashton Arta Vorpsin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

350 kg kokainë nga Brazili, zbulohet e fshehur në anije në Turqi

350 kg kokainë nga Brazili, zbulohet e fshehur në anije në Turqi

September 13, 2026
Rama: Bashkimi solli më shumë investime, komunat nuk i merrnin nga vetja

Rama: Bashkimi solli më shumë investime, komunat nuk i merrnin nga vetja

September 13, 2026
Ministrja Spahiu: Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim të qytetarëve

Ministrja Spahiu: Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim të qytetarëve

September 13, 2026
Zjarr masiv në Kroaci, evakuohen 230 persona, flakët afrohen rrezikshëm pranë banesave

Zjarr masiv në Kroaci, evakuohen 230 persona, flakët afrohen rrezikshëm pranë banesave

September 13, 2026
VIDEO/ Nuk i hapën rrugën, ambulanca bllokohet mes protestuesve në Tiranë

VIDEO/ Nuk i hapën rrugën, ambulanca bllokohet mes protestuesve në Tiranë

September 13, 2026
Trump: Nuk jam kundër fabrikave kineze të makinave në SHBA, le të punësojnë amerikanë -

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë këtë vit, çmimi i gazit “do të bjerë si shkëmb”

September 13, 2026
22 kg kokainë, armë e municione, shqiptari dënohet me 10 vite burg në Itali

22 kg kokainë, armë e municione, shqiptari dënohet me 10 vite burg në Itali

September 13, 2026
Kur pushteti politik abdikon ndaj atij gjyqësor

Kur pushteti politik abdikon ndaj atij gjyqësor

September 13, 2026
Rama në Forumin Ekonomik Botëror: Ëndrra e BE-së e bën Shqipërinë të ndryshme

Rama në Forumin Ekonomik Botëror: Ëndrra e BE-së e bën Shqipërinë të ndryshme

September 13, 2026
“Jam rritur me Shqiptarët”, Cardi B pozon me simbolin e shqiponjës dykrenare -

Jam rritur me Shqiptarët, Cardi B pozon me simbolin e shqiponjës dykrenare –

September 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com