• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëri i Amerikës: Në Shkodër pritet largimi i 10 drejtorëve të tjerë

by A R
30/08/2019 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tetë drejtorë, të drejtorive rajonale në Qarkun e Shkodrës, paraqitën të enjten dorëheqjen nga detyra, ndërkohë që dorëheqjen e tyre pritet t’a pasojnë edhe të paktën 10 drejtorë të tjerë të këtij qarku. Mes drejtorëve që kanë dhënë dorëheqjen është edhe Edmond Emini, drejtuesi aktual i degës së PS-së në Shkodër si dhe ish deputeti Astrit Beci.

Dorëheqja e tyre u paralajmërua një ditë më parë, në përfundim të takimit të Kryeministrit Rama me drejtuesit politikë të Qarkut të Shkodrës. Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Brisela Kadia, njoftoi vendimin për shkarkimin e të gjithë drejtorëve rajonalë. “Të gjithë drejtorëve të Bashkisë Shkodër, ju komunikua se duhet të japin dorëheqjen… Prioritet në këto vende vakante që do të krijohen do të kenë gratë, për të qenë drejtuese të këtyre institucioneve”.

Për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Partia Socialiste po ndërmerr “një hap të rëndësishëm rigjenerimi” në degën e Partisë Socialiste në Shkodër për shkak se “në disa palë zgjedhjesh rezultatet në Shkodër nuk kanë qenë ato të dëshiruarat për partinë më të madhe në Shqipëri”.

Modeli që socialistët kanë zgjedhur për përmirësimin e imazhit të tyre në Shkodër, të dëmtuar pas zgjedhjeve të 30 qershorit, është zëvendësimi i drejtorëve të drejtorive rajonale me gra dhe vajza. Nuk është e qartë nëse ky model do të funksionojë, pasi, edhe ato pak gra e vajza, që drejtojnë sot disa nga drejtoritë rajonale të këti qarku, nuk është se u është dëgjuar zëri apo kanë patur ndikim të qartë në zhvillimet politike dhe ekonomike të Shkodrës.

Zëra brenda Partisë Socialiste janë kritikë për modelin e ofruar. Ish Ministri i Jashtëm dhe ish drejtuesi i fundit politik për Shkodrën, deputeti Ditmir Bushatit. menjëherë pas mbledhjes së mbrëmshme të Kryesisë së Partisë Socialiste, u shpreh se situata në Shkodër nuk mund të trajtohet “me shkarkime në masë të njerëzve, që nuk kanë asnjë lidhje dhe asnjë fajësi për situatën e krijuar”.Zoti Bushati bëri të ditur se i kishte drejtuar më parë një letër kryesisë së partisë ku shprehet për “një reformë politike brenda familjeve politike, që të sjell një kulturë të re politike, një sistem të ri llogaridhënës kur PS është dhe duhet të jetë partia e intelektit, progresit dhe, pse jo, e komuniteteve”.

Situata brenda degës së Partisë Socialiste në Shkodër është tronditur pas zgjedhjeve të fundit vendore të 30 qershorit, ku socialistët, megjithëse konkuruan të vetëm, nuk arritën të marrin bashkinë. Kandidati i propozuar nga Partia Socialsite, ish prefektit Valdrin Pjetrit, u detyrua të japë dorëheqjen pasi Partia Demokratike në opozitë publikoi vendimin e gjykatës italiane për dënimin e tij për trafikim të lëndëve narkotike si dhe dëbimin nga Italia. Zoti Pjetri rrezikon të dënohet për shkak të fallsifikimit të formularit të dekriminalizimit.

Drejtuesit e Partisë Socialiste në qendër e quajtën rastin Pjetri si një përgjegjësi individuale, por socialistët e Shkodrës fajësojnë qendrën e tyre në Tiranë se nuk kishte marrë mendimin e tyre për kandidaturën e përzgjedhur për kryetar të Bashkisë Shkodër.

VOA

Next Post
Lajm i trishtë në Shqipëri, ndahet nga jeta sportisti i njohur

Lajm i trishtë në Shqipëri, ndahet nga jeta sportisti i njohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

April 13, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Galilei nuk di të lexojë hartat

April 13, 2026
Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

April 13, 2026
Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

April 13, 2026
Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

April 13, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Saga e përndjekjes ndaj Veliajt! Ols Dado i bën vetting vjehrrit të ndjerë në tatime, banka, ujësjellës e hipoteka 7 vite pas vdekjes

April 13, 2026
Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

April 13, 2026
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë

Shqipëria me rezerva për 5 muaj, rritja e çmimit të karburantit kërcënon fluturimet dhe turizmin

April 13, 2026
A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

April 13, 2026
Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In