• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëri i Amerikës: Kriza politike dhe zgjidhja e saj gjatë vitit të ri, në këndvështrimin e analistëve

by Java News
01/01/2020 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pritshmëritë e analistëve politikë për vitin 2020 janë të shumta aq sa edhe ambicioze. Analisti Agron Gjekmarkaj thotë se ky vit i ri është viti i opozitës, por ajo duhet të lëvizë vet për ta marrë fitoren e vet dhe të mos presë që fitorja t’i vijë dhurohet. Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të parakohsshme, zgjedhje të lira e të drejta, ndaj duhen shmangur blerja e votave dhe manipulimi i rezultateve.

“Mendoj se ka ardhur koha që Shqipëria të ndryshojë qeverisje, të ndryshojë mënyrën e të bërit poltikë, të ndryshojë në mënyrë radikale një pjesë të madhe të klasës politike, sepse është e vjetëruar dhe e dalë boje. Ky është viti i opozitës. Shpresoj se ajo do të prodhojë lajme në Shqipëri. Nuk kemi alternativa të tjera, ndaj them për opozitën. Kjo është koha që Shqipëria të ketë ndryshim dhe rotacion politik. Por që të ndodhë kjo, duhet që opozita duhet të investojë shumë te vetvetvetja, duhet të ndryshojë thellë vetveten. Ndryshimin opozita duhet ta bëjë duke ftar elitat, duke u dhënë garanci atyre për promovimin e karrierës brenda partive politike. Sepse e keqja është demokracia është vrarë brenda partive politike shqiptare pa asnjë përjashtim. Nëse e gjen këtë mekanizëm, atëherë ngjall besim te shoqëria dhe mendoj se kështu opozita mund të jetë fituese. Është e domosdoshme që Shqipëria të ndryshojë qeverisje, sepse qeverisja ekzistuese e ka ezauruar vetveten në të gjithë pikëpamjet dhe është shndërruar në një kadavër politike, që po i zë frymën çdo shprese në këtë vend”, tha zoti Gjekmarkaj.

Ndërsa përfaqësuesja e Shoqatës për Kulturë Demokratike, me përvojë të gjatë në vëzhdimin e zgjedhjeve, Gerta Meta, thotë se dialogu ndër-institucional është nevoja më e madhe që ka vendi, sepse gjatë vitit që kaloi krizat erdhën prej mungesës së komunikimit mes palëve.

“Ne si qytetarë nuk duam të shhim politikanë që nuk komunikojnë me njëri tjetrin dhe duan të dialogojnë me njëri tjetrin. Viti 2020 duhet të sjellë një frymë të re të bashkëpunimit institucional, në performance dhe në sjelljen ndryshe dhe me përgjegjshmëri të lartë të politikanëve shqiptarë, kryesisht të lidershipit. Nuk duam të shohim më një përplasje të thellë midis presidencës, kryeministrisë, parlamentit dhe institucionave të pavarura. Shpresojmë që dy reformat e mëdha, si reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore të sjellin finalen e madhe demokratike, që ne e presim”, tha zonja Meta.

Nga ana tjetër Zoti Gjekmarkaj thotë se qeveria Rama është në krizë të thellë dhe nuk hap rrugë që kriza të zgjidhet, nuk lejon hapësira për dialog dhe nuk ka mirëkuptim për asnjë zgjidhje.

“Opozita nuk mori pjesë në zgjedhje, sepse nuk mund të hynte në zgjedhje në ato kushte kur gjithnjë e më qartë, gjithnjë e më shpesh ne kuptojmë se vota në Shqipëri vidhet dhe blihet. Nëse nuk ka garanci në një sistem ku vota garantohet, nuk ka rëndësi fare nëse merr pjesë apo jo opozita, sepse rezultati do të jetë gjithnjë i trukuar dhe i pandershëm. Duhet që beteja që ka bërë opozita të mos shkojë dëm, që të sensibilizohet shoqëria dhe faktori ndërkombëtar, i cili ka qenë i njëanshëm gjatë gjithë vitit. Ata nuk e kanë lexuar mirë vjedhjen e votës në Shqipëri. Ata kanë mbështetur kryeministrin, sepse një vit i tillë protestash, me djegien e mandateve, me largimin e opozitës nga zgjedhjet, nuk kishte asnjë qeveri që të rezistonte në Shqipëri, kjo e Edi Ramës jo e jo, por e mbajtën ndërkombëtarët. Opozita duhet të kuptojë ku e ka fuqinë Edi Rama, dhe ku e ka dobësinë vet, në mënyrë që të bëjë një rotacion të dobësisë me fuqinë; që fuqia e Ramës të shndërrohet në dobësi dhe dobësia e opozitës të shndërrohet në fuqi dhe për të përfituar atë rotacion politik, për të cilin Shqipëria ka nevojë me patjetër”, tha zoti Gjekmarkaj.

Reforma zgjedhore pritet të japë fryte të dobishme dhe një sistem të ri zgjedhor, thotë zonja Meta. Pa këtë reformë zgjedhore dhe pa dialogun e munguar mes palëve, nuk mund të ketë as zgjedhje të pranuara, as zgjedhje të parakohshme.

“Shpresojmë që reforma zgjedhore të fillojë me një sinjal pozitiv në janarin e 2020. Shpresojmë shumë të vijë ai produkti, që pritet nga të gjithë; nëse do të kemi një sistem të ri zgjedhor apo jo. Këtë do ta vendosin përsëri politikanët, ndaj them se sjellja e tyre duhet të jetë shumë më e maturuar, shumë herë më transparente dhe më e drejtpërdrejtë, dhe mesazhet ndaj qytetarëve duhet të jenë të qarta dhe jo me kodet që ata i drejtojnë njëri tjetrit. Tjetër; reforma në drejtësi, e cila ka prodhuar shpresë disa institucione, si SPAK apo Gjykata Kushtetuese në fillesa, të jenë struktura të mirorganizuara të bazuara në ligj” – tha zonja Meta.

Analistët e jetës politke në vend mendojnë se gjatë 2020 reformat u duhen lënë ekspertëve dhe më pak politikanët të jenë të angazhuar, reformat duhen të jenë gjithëpërfshirëse, siç janë premtuar nga palët, dhe nga ky dialog të dalin zgjidhjet e krizës së thellë politike që po kalon vendi dhe prej burojnë gjithë krizat e tjera. /voa/

Next Post
Hong Kongu e fillon vitin 2020 me protesta, dhjetëra mijëra manifestues marshojnë në rrugët e qytetit

Hong Kongu e fillon vitin 2020 me protesta, dhjetëra mijëra manifestues marshojnë në rrugët e qytetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Niko Peleshi takohet në Kongresin Amerikan me Kryetarin e Nënkomisionit për Europën

Niko Peleshi takohet në Kongresin Amerikan me Kryetarin e Nënkomisionit për Europën

February 3, 2026
Mile: PD e udhëhequr nga Sali Berisha, nuk ka objektiv për zgjerim të bazës elektorale

Mile: PD e udhëhequr nga Sali Berisha, nuk ka objektiv për zgjerim të bazës elektorale

February 3, 2026
Salianji ‘sulmon’ Berishën: Lidershipi i PD-së nuk i ka bërë mirë llogaritë, përsërisin përralla kot prej 13 vitesh

Salianji ‘sulmon’ Berishën: Lidershipi i PD-së nuk i ka bërë mirë llogaritë, përsërisin përralla kot prej 13 vitesh

February 3, 2026
“PD nuk është pronë e askujt”, Salianji nga Fieri: Berisha përjashton demokratët dhe ata që dalin të parët në gara

“PD nuk është pronë e askujt”, Salianji nga Fieri: Berisha përjashton demokratët dhe ata që dalin të parët në gara

February 3, 2026
“Lushnja i sjell buxhetit të shtetit 500 milionë euro nga bujqësia”/ Braçe habitet dhe qesh me deklaratën e Ulsi Manjës (VIDEO)

“Lushnja i sjell buxhetit të shtetit 500 milionë euro nga bujqësia”/ Braçe habitet dhe qesh me deklaratën e Ulsi Manjës (VIDEO)

February 3, 2026
Braçe debat me Korreshin dhe Gogun: Sot në Shqipëri ke investime direkte franceze! Marrëdhëniet mes 2 vendeve janë në nivelin më të lartë

Braçe debat me Korreshin dhe Gogun: Sot në Shqipëri ke investime direkte franceze! Marrëdhëniet mes 2 vendeve janë në nivelin më të lartë

February 3, 2026
Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen në lot: Hajdutët na vodhën, prej 35 vitesh sillen mizorisht me figurën e babait tim! Si na përjashtuan nga eventi në Vjenë

Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen në lot: Hajdutët na vodhën, prej 35 vitesh sillen mizorisht me figurën e babait tim! Si na përjashtuan nga eventi në Vjenë

February 3, 2026
Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special i Presidentit Trump: Bordi i Paqes do të jetë në thelb Bordi i Veprimit, iniciativë e orientuar nga parimet

Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special i Presidentit Trump: Bordi i Paqes do të jetë në thelb Bordi i Veprimit, iniciativë e orientuar nga parimet

February 3, 2026
Rama publikon pamjet spektakolare të helikopterëve Black Hawk në aksion

Rama publikon pamjet spektakolare të helikopterëve Black Hawk në aksion

February 3, 2026
Skandali që shpërtheu sot me arrestime, si nisi në korrik të 2024 eksporti i 2800 tonë mbetjeve të Kurum drejt Tajlandës! Kush i ktheu sërish në Durrës

Skandali që shpërtheu sot me arrestime, si nisi në korrik të 2024 eksporti i 2800 tonë mbetjeve të Kurum drejt Tajlandës! Kush i ktheu sërish në Durrës

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In