• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mile: PD e udhëhequr nga Sali Berisha, nuk ka objektiv për zgjerim të bazës elektorale

by E B
03/02/2026 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti politik Klementin Mile ka deklaruar se Partia Demokratike nuk ka gjasa të rritet nëse nuk modernizohet, ndërsa edhe partitë e reja po hasin vështirësi për t’u konsoliduar.

Në një intervistë për emisionin “Tema e Ditës”, Mile u shpreh se PD, e udhëhequr nga Sali Berisha, aktualisht nuk ka objektiv për zgjerim të bazës elektorale, por synon vetëm të mobilizojë dhe energjizojë votuesit ekzistues.

“PD e udhëhequr nga Berisha, në këtë moment nuk shoh të ketë një objektiv për t’u rrit, për t’u zgjeruar, edh enë kuptimin e votuesve që mund të t’i afrohen. Shoh lëvizje për të mbajtur atë që ka për të energjizuar ata votues që PD i ka patur dhe i ka. Por kjo është vetëm njëra anë”, tha ai.

Nga ana tjetër, ai theksoi se parti të reja si Partia Mundësia, e drejtuar nga Shehaj, ndodhen në një fazë tjetër: përpjekje për legjitimim politik dhe krijimin e një vendi të pranuar në skenën politike shqiptare, përpara se të synojnë zgjerimin.

Sipas Mile, këto mospërputhje në faza dhe objektiva reflektohen edhe në polemikat mes forcave opozitare. Ai argumentoi se një bashkim mekanik i tyre nuk do t’i vlente opozitës, pasi nuk është thjesht çështje numrash, por e cilësisë së alternativës që ofrohet.

“Nga ana tjetër kemi parti si Partia Mundësia e cila ka objektiv tjetër. Pra nëse PD mobilizon dhe synon që atë pjesë te elektoratit që ka ta mbajë sa më të motivuar për veprim, kemi zotin Shehaj që përpiqet të legjitimohet në fushën politike, për të patur një vend normal dhe të gjithë pranuar nga elektorati shqiptar që Partia Mundësia të jetë një faktor i rëndësishëm i politikës shqiptare. Ideja është për t’u legjitimuar fillimisht dhe më pas për t’u zgjeruar. Nuk përputhen as fazat që të kenë një sinkronizim të energjisë opozitare psh. Këto mospërputhje fazash dhe objektivash reflektohen edhe te polemika mes tyre. Një bashkim mekanik i forcave opozitare mendoj se nuk do t’i vlente opozitës. Për këtë arsye nuk më duket se bën sens logjik ky lloj bashkimi, nuk do ta bënte dot alternativë të pushtetit sepse nuk është vetëm çështje numrash, por cilësie. Duhet ndryshuar qasja e opozitës, mënyra sesi i qasen elektoratit. Nëse nuk flet me gjuhën e shpresës, nuk mund të zgjerohesh”, theksoi ai.

Next Post
Niko Peleshi takohet në Kongresin Amerikan me Kryetarin e Nënkomisionit për Europën

Niko Peleshi takohet në Kongresin Amerikan me Kryetarin e Nënkomisionit për Europën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com