• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special i Presidentit Trump: Bordi i Paqes do të jetë në thelb Bordi i Veprimit, iniciativë e orientuar nga parimet

by E B
03/02/2026 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vizitoi mëngjesin e sotëm të 3 shkurtit Shtëpinë e Bardhë në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në Shtëpinë e Bardhë, Spiropali u prit nga Charles McLaughlin, Asistent Special i Presidentit Trump, që njëkohësisht mban detyrën e Drejtorit të Lartë për Europën dhe Rusinë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Takimi u fokusua në potencialin e thellimit të partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA dhe veçanërisht te roli i ri i Shqipërisë si anëtare themeluese e Bordit të Paqes.  Spiropali shprehet se përfaqësimi nga Kryeministri Rama në këtë iniciativë fisnike të Presidentit Trump, përveçse e ripozicionon Shqipërinë si kontributore aktive në çështjet e sigurisë dhe paqes, i jep një tjetër përmasë bashkë-koordinimit me aleatin tonë historik, SHBA-të.

Ministrja theksoi se bashkë me Drejtorin McLaughlin ndau bindjen se Bordi i Paqes do të jetë në thelb Bordi i Veprimit, një iniciativë e orientuar nga parimet për zgjidhjen e qëndrueshme të konflikteve.

Spiropali njoftoi gjithashtu se Shqipëria është e nderuar të jetë në krah të SHBA-ve si anëtare inauguruese e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, ISF, në linjë me planin 20 pikësh të Presidentit Trump për Gazën, si një vend që eksporton stabilitet e siguri. Gjatë takimit, Spiropali konfirmoi gatishmërinë e Shqipërisë për mbajtjen e sesionit të dytë të Dialogut Strategjik, i cili do të thellojë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve në të gjithë sektorët me interes të përbashkët ekonomik, tregtar, energjitik e zhvillimor.

Postimi i plotë:

Shtëpia e Bardhë –  Washington | Me Charles McLaughlin, Asistent Special i Presidentit Trump dhe Drejtor i Lartë për Evropën dhe Rusinë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC).

U ndalëm në potencialin e thellimit të partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA dhe veçanërisht te roli i ri i Shqipërisë si Anëtare-Themeluese e Bordit të Paqes. Përfaqësimi nga Kryeministri Rama në këtë iniciativë fisnike të Presidentit Trump, përveçse e ripozicionon Shqipërinë si kontributore aktive në çështjet e sigurisë dhe paqes, i jep një tjetër përmasë bashkë-koordinimit me aleatin tonë historik.

Ndamë bindjen se Bordi i Paqes do të jetë në thelb Bordi i Veprimit, një iniciativë e orientuar nga parimet për zgjidhjen e qëndrueshme të konflikteve.

Shqipëria është e nderuar të jetë gjithashtu në krah të SHBA si anëtare inauguruese e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, ISF, në linjë me planin 20 pikësh të Presidentit Trump për Gazën, si një vend që eksporton stabilitet e siguri.

Gjatë takimit konfirmova gatishmërinë tonë për  mbajtjen e sesionit të dytë të Dialogut Strategjik, për të thelluar dhe më tej marrëdhëniet tona në të gjithë sektorët me interes të përbashkët ekonomik, tregtar, energjitik e zhvillimor.

Next Post
Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen në lot: Hajdutët na vodhën, prej 35 vitesh sillen mizorisht me figurën e babait tim! Si na përjashtuan nga eventi në Vjenë

Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen në lot: Hajdutët na vodhën, prej 35 vitesh sillen mizorisht me figurën e babait tim! Si na përjashtuan nga eventi në Vjenë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ikona e futbollit në Brazil e veshi në Botërorin 1958, del në ankand bluza e Pelé

Ikona e futbollit në Brazil e veshi në Botërorin 1958, del në ankand bluza e Pelé

July 2, 2026
Spiuni i Iranit

Spiuni i Iranit

July 2, 2026
Protesta po shkon fiks aty ku dëshiron qeveria!

Protesta po shkon fiks aty ku dëshiron qeveria!

July 2, 2026
Gjykata e Hagës jep vendimin për Thaçin më 16 shtator/ Veteranët e UÇK-së: Ka vetëm një të vërtetë, pafajësia!

Gjykata e Hagës jep vendimin për Thaçin më 16 shtator/ Veteranët e UÇK-së: Ka vetëm një të vërtetë, pafajësia!

July 2, 2026
Përfshihet nga zjarri makina në aksin Kuç-Qeparo, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga zjarri makina në aksin Kuç-Qeparo, nuk raportohet për të lënduar

July 2, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Betejë e re ligjore/ Ish-shefi i CIA-s përballë administratës Trump

July 2, 2026
Rusia rekruton me forcë burra për të mbushur radhët në luftë!

Rusia rekruton me forcë burra për të mbushur radhët në luftë!

July 2, 2026
Bilanci i protestës rëndohet! Urgjenca Spitalore zbulon sa persona morën ndihmë mjekësore

Bilanci i protestës rëndohet! Urgjenca Spitalore zbulon sa persona morën ndihmë mjekësore

July 2, 2026
UGSH ngre alarmin pas protestës: Gazetarët u sulmuan gjatë raportimit, autorët të dalin para drejtësisë

UGSH ngre alarmin pas protestës: Gazetarët u sulmuan gjatë raportimit, autorët të dalin para drejtësisë

July 2, 2026
Parlamenti miraton ligjin e ri, SHISH merr kompetenca të zgjeruara për kërcënimet hibride dhe sulmet kibernetike

Parlamenti miraton ligjin e ri, SHISH merr kompetenca të zgjeruara për kërcënimet hibride dhe sulmet kibernetike

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In