• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zelensky kthehet nga SHBA me “çantën plot me para e armë”. Ministri rus shkon në Ukrainë

by A R
22/12/2022 22:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me një “çantë plot me dollarë dhe armë”, u kthye në atdhe. Presidenti, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Ukrainë pas vizitës së suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, që ishte e para jashtë vendit në 300 ditët e fundit. Gjatë kohës që qëndroi në Poloni, nxori dhe një video-mesazh për orët që kaloi në Uashington, ku takoi presidentin amerikan, Joe Biden, dhe foli në Kongres.

“Po kthehemi me rezultatet të mirë, të cilat ndihmojnë realisht. Kur ne themi ‘Patriotët në Ukrainë dhe SHBA’, ne nënkuptojmë mbrojtje për shtetin dhe njerëzit. Kjo çështje është zgjidhur për Ukrainën. Kemi gjithashtu dhe ndihmë financiare. Fitorja do të jetë e jona. Lavdi për çdo luftëtar që kemi”, tha Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.

Uashingtoni iu përgjigj thirrjes së Zelensky-t për më shumë mbështetje duke siguruar se Ukraina nuk do të jetë kurrë vetëm. Biden konfirmoi 2 miliardë dollarë ndihma, dhe dërgimin e sistemeve të avancuara te mbrojtjes ajrore Patriot. Lidhur me këtë zhvillim reagoi dhe vetë presidenti rus, Vladimir Putin, pasi shumë zyrtarë të qeverisë së tij vërshuan një sërë ofendimesh në drejtim të Zelensky-t.

“Për sa i përket Patriotëve, ky është një sistem mjaft i vjetër dhe nuk funksionon aq mirë sa S-300-at tanë. Ata që na kundërshtojnë mendojnë se kjo është thjeshtë një armë mbrojtëse, kështu thonë ata. Por kjo është në mendjen e tyre dhe ne gjithmonë do ta gjejmë kundërhelmin për të. Pra, ata që e bëjnë këtë thjesht po humbasin kohën e tyre, thjesht po e vonojnë konfliktin”, tha Putin.

Më tej, Putin shtoi se të gjithë konfliktet e armatosura përfundojnë gjithmonë me negociata diplomatike dhe akuzoi Ukrainën se e ka braktisur këtë rrugë. Gjithashtu nënvizoi se dëshiron fundin e luftës dhe se kërkon që kjo të ndodhë sa më parë. Ndërkohë, ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, zbriti vetë në linjën e parë të betejës duke vizituar ushtarët e tij që po luftojnë në Ukrainë. Ai inspektoi njësite, kushtet dhe mbarëvajtjen e operacioneve, ndërsa lokacioni i saktë nuk është bërë i ditur.

/a.r

Next Post

Vizita e kryeministrit grek, Vangjeli zbardh prapaskenat e takimit me Ramën: Shqipëria dhe Greqia për 1001 arsye janë të ndëshkuara për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com