• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zelensky i prerë: Rruga e vetme për bisedime me Rusinë është takimi i drejtpërdrejtë me Putinin

by Java News
25/05/2022 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti ukrainas Volodymyr Zenelsky ka thënë ditën e sotme se është i hapur të bisedojë me Rusinë për paqe, por vetëm nëse do të kishte bisedime të drejtpërdrejta me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Duke folur përmes një videoje në Forumin Ekonomik Botëror, Zelensky tha se ekziston një mundësi për të gjetur një rrugëdalje diplomatike nga konflikti nëse Putin “e kupton realitetin.”

Zelensky shtoi se një hap i parë drejt bisedimeve me Rusinë do të ishte që forcat ruse të tërhiqen në linjat që ishin në vend përpara se Rusia të fillonte pushtimin e saj në fund të shkurtit.

Zelenskyy përdori gjithashtu një pjesë të fjalimit të tij për të shprehur ngushëllimet e tij për anëtarët e familjeve të fëmijëve dhe mësuesve që u vranë të martën në një sulm masiv në një shkollë fillore në SHBA.

“Me sa di unë, janë vrarë 21 persona, mes të cilëve 19 fëmijë. Është e tmerrshme të kesh viktima në kohë paqësore”, tha ai.

Çelësi i paqes

Ndërsa forcat ruse bombarduan Ukrainën lindore, duke përfshirë Severodonetsk në rajonin e Luhanskut, këshilltari i Zelenskyy, Mykhailo Podolyak i shtyu qeveritë e huaja të ndërmarrin veprime për t’i bërë presion Rusisë që t’i japë fund luftimeve të saj në Ukrainë.

“Sot, e ardhmja e Evropës nuk formohet në Bruksel apo në Davos. Kohëzgjatja e kësaj lufte varet nga shpejtësia e vendosjes së sanksioneve energjetike dhe furnizimit me armë. Dëshironi t’i jepni fund luftës? Çelësi i paqes është në kryeqytetet tuaja”, shkroi Podolyak në Twitter.

Kjo pasoi një mesazh të Zelenskyt të martën vonë, në të cilin ai tha se dërgimi i granatave me raketa, tankeve, raketave kundër anijeve dhe armëve të tjera në Ukrainë është “investimi më i mirë” për të parandaluar agresionin e ardhshëm rus./m.j

Next Post
FOTO+VIDEO/ Atmosferë  e zjarrtë! UEFA jehonë “Air Albania”, gjithçka perfekte për finalen e madhe: Çdo gjë shkëlqen, e mrekullueshme. Presim startin

FOTO+VIDEO/ Atmosferë e zjarrtë! UEFA jehonë “Air Albania”, gjithçka perfekte për finalen e madhe: Çdo gjë shkëlqen, e mrekullueshme. Presim startin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe indianët më seriozët në punë

Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe indianët më seriozët në punë

April 2, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: S’ka informacion për kërcënim real

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: S’ka informacion për kërcënim real

April 2, 2026
Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

April 2, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë!”, Hoxha replikon me opozitën: S’ka vend për shqetësim! Njoftimi i SHBA është për..

April 2, 2026
Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

April 2, 2026
“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

April 2, 2026
Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

April 2, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

April 2, 2026
Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

April 2, 2026
Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In