Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i është drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në emër të viktimave të Ukrainës.
Duke folur para këshillit për herë të parë që kur Rusia pushtoi Ukrainën, ai tha se trupat ruse kanë vrarë civilë dhe kanë përdhunuar gra.
Komentet e Zelenskit pasojnë vizitën e tij në qytetin Bucha ditën e djeshme, ku imazhet e civilëve të vrarë nëpër rrugë tronditën të gjithë botën.
Ai akuzon Rusinë për kryerjen e masakrës.
/a.r