• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zelensky: 100 vende do të marrin pjesë në samitin për paqe në Zvicër

by A R
02/06/2024 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua me liderët e jashtëm në Singapor të dielën, në prag të samitit vjetor të sigurisë Shangri-La Dialogue, ku kërkoi mbështetje ndërkombëtare para konferencës për paqe që do të mbahet në Zvicër këtë muaj.

Zelensky tha se më shumë se 100 vende dhe organizata janë zotuar se do të marrin pjesë në takimin për paqe në Zvicër më 15-16 qershor.

Rusia nuk ka marrë pjesë në ngjarjen e Singaporit prej se e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022, ndërsa Kina ka thënë se nuk do të marrë pjesë.

Zelensky dhe ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, u takuan në Singapor për më shumë se një orë me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara këtë javë për ta lejuar Kievin t’i godasë caqet brenda Rusisë në mënyrë të kufizuar.

Një zyrtar i Pentagonit tha se Austini e “ritheksoi përkushtimin e SHBA-së për mbështetje të fuqishme” për Ukrainën dhe se të dyja palët u zotuan “për ta përforcuar partneritetin strategjik në mbrojtje”.

Presidenti ukrainas u takua edhe me presidentin e zgjedhur indonezian, Prabowo Subianto, i cili kishte propozuar në samitin e njëjtë vitin e kaluar një plan indonezian për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Është e rëndësishme për ne të fillojmë vendosjen e paqes së drejtë. Rusia nuk dëshiron t’i japë fund luftës. Prandaj, ne duhet të punojmë së bashku patjetër me tërë botën për ta sjellë paqen më afër nesh”, tha Zelensky.

Së fundmi, Zelensky tha se ai nuk i beson presidentit rus Vladimir Putin, pas raportimeve se Bashkimi Evropian po mendon të organizojë bisedime për paqe me Rusinë.

Presidenti ukrainas tha se vendi i tij kishte mbajtur rreth 200 runde bisedimesh me Kremlinin shumë kohë para se Rusia ta fillonte pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, të cilat nuk kishin dhënë asnjë fryt.

Kina, e cila ka thënë se dëshiron paqe në Ukrainë por i ka forcuar marrëdhëniet me Moskën prej se filloi pushtimi, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në samitin zviceran./REL

Next Post
Kallashnikov, armë gjahu dhe municion… Policia “mësyn” në banesën e dy vëllezërve!

Kallashnikov, armë gjahu dhe municion... Policia “mësyn” në banesën e dy vëllezërve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In