• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Zelanda e Re shihet si një shembull global”/ Kreu i OBSH: Për mposhtjen e Covid-19 duhet…

by Java News
11/08/2020 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se udhëheqësit që ndërmarrin masa të forta dhe i bindin qytetarët e tyre të përqafojnë masa të reja dhe të vështira për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, do të kenë sukses në mposhtjen e sëmundjes vdekjeprurëse.

Ky vlerësim vjen në një kohë kur zyrtarët shëndetësorë po presin rritjen e numrit të rasteve të COVID-19 në nivel global në 20 milionë, përfshirë 750,000 vdekje. Pavarësisht këtij lajmi jo të mirë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së thotë se ka dritë shprese në betejën kundër koronavirusit.

Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se një numër vendesh në rajone të ndryshme të botës kanë qenë në gjendje të vënë nën kontroll përhapjen e virusit herët.

WHO Director-General Tedros Adhanom Ghebreyesus attends the 147th session of the WHO Executive Board held virtually by videoconference, amid the COVID-19 pandemic, May 22, 2020, in this image provided by the World Health Organization in Geneva.

“Zelanda e Re shihet si një shembull global. Gjatë fundjavës, Kryeministrja Jacinda Ardern shënoi 100 ditë pa asnjë rast, ndërsa theksoi nevojën për të qenë të kujdesshëm. Ruanda ka bërë përparim falë një kombinimi të ngjashëm të udhëheqjes së fortë, kujdesit shëndetësor universal, punonjësve shëndetësorë të mbështetur mirë dhe komunikimit të qartë të zyrtarëve të shëndetit publik”, tha ai.

Zoti Tedros tha se vendet që kanë investuar në identifikimin e shpejtë të rasteve të koronavirusit, gjurmimin gjithëpërfshirës të kontakteve dhe kujdesin adekuat klinik për pacientët kanë arritur të thyejnë zinxhirët e transmetimit të virusit. Ai tha se ata që e kanë vënë nën kontroll virusin në mënyrë efektive mund të hapin me siguri vendet e tyre.

“Investoni në elementet thelbësorë të shëndetit publik dhe ne mund të shpëtojmë jetët e njerëzve dhe jetesën e tyre. Vendet që e kanë bërë këtë me sukses po përdorin një qasje që merr parasysh nivelin e rrezikshmërisë për të rihapur segmentet e ndryshme të shoqërisë, përfshirë shkollat. Dhe, ndërsa e bëjnë këtë, ata duhet të vazhdojnë të jenë vigjilentë për zonat e mundshme të nxehta të virusit”, tha ai.

Drejtori i OBSH-së tha se të gjithë duan kthimin e fëmijëve në shkollë. Megjithatë, ai paralajmëroi kundër hapjes së shkollave me nxitim dhe pa garantuar sigurinë e fëmijëve dhe personelit të shkollave.

Deri në gjetjen e trajtimeve dhe një vaksineje efektive, shefi i OBSH-së tha se mënyra më e mirë që vendet mund të përdorin për të mbrojtur njerëzit e tyre nga Covid-19 është zbatimi i masave themelore të mbrojtjes së shëndetit. Në mesin e tyre janë distancimi fizik, përdorimi i maskave dhe higjiena personale.

Ai shtoi se vendet që kanë qenë të suksesshme në vënien në kontroll të koronavirusit, gradualisht dhe me siguri mund të rihapin ekonomitë e tyre. VOA

Next Post
SHBA i hap luftë Pekinit/ Pompeo: Koalicion botëror kundër Kinës

Sekretari amerikan i Shtetit nis turin në 4 shtete të Evropës Qendrore/ Paralajmërim Rusisë: Nuk do tolerohet më…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdekja e punonjësit të OSHEE në Shkodër, bie pista e tritolit! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Vdekja e punonjësit të OSHEE në Shkodër, bie pista e tritolit! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

December 29, 2025
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

“Sterilizimi”, Beqaj kërkon t’i vendosen në dispozicion materialet audio të seancës së kaluar

December 29, 2025
Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

December 29, 2025
“Janë në lojë interesa të mëdha”, ish-ministri Milo analizon luftën Izrael-Iran

Kurti–Serbi? Akuzat e ndërsjella, Milo: Fitorja e forcon me fqinjët, është mesazh

December 29, 2025
Drejtimi i ri i “Brain Gain”, Berisha: Rol themelor në PD. Padrejtësitë ndaj diasporës duhen korrigjuar

Drejtimi i ri i “Brain Gain”, Berisha: Rol themelor në PD. Padrejtësitë ndaj diasporës duhen korrigjuar

December 29, 2025
Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku drejt rrugës europiane

Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku drejt rrugës europiane

December 29, 2025
Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin

Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin

December 29, 2025
Ukraina nuk është më ‘viktimë’…falë Zelensky-t! Transformimi i tij nga komik në strateg

Ukraina nuk është më ‘viktimë’…falë Zelensky-t! Transformimi i tij nga komik në strateg

December 29, 2025
Një adoleshent palestinez shkoi në funeralin e shokut të tij. Pak më vonë, edhe ai u qëllua për vdekje

Një adoleshent palestinez shkoi në funeralin e shokut të tij. Pak më vonë, edhe ai u qëllua për vdekje

December 29, 2025
“Kam 72 orë që nuk jam larë për vete”, kreu i Ujësjellësit përplaset me vlonjatët: S’na lejon presion që ta riparojmë defektin

“Kam 72 orë që nuk jam larë për vete”, kreu i Ujësjellësit përplaset me vlonjatët: S’na lejon presion që ta riparojmë defektin

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com