• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zegjine Çaushi: Saliu tërbohet me Gazin e kërkon ndihmën time

by B K
27/06/2025 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zegjine Çaushi, deputetja më e re e Partisë Socialiste ka bërë një tjetër reagim drejtuar kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazmet Bardhi. Këtë radhë, në reagimin e saj deputetja e re i referohet deklaratave të bëra nga Bardhi gjatë një interviste televizive ku u shpreh se nuk kishte ambicie për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

“Del Gazi i bukri i dheut që mos e paftë syri i keq, me atë zërin e tij tërë ankth, sikur e ndjekin nga pas gjithmonë nja 100 vetë dhe pasi merren me mua, fiksimin e tij të jetës, lëshon një bombë. 

Nuk e mendoj të bëhem tani kryetar, nuk është ky qëllimi im, por shohim pas 10 vjetësh”, nis komentin e saj Çaushi, e duke ju drejtuar Bardhit thotë se ai i ka djegur mundësitë për këtë post.

“Ky Gazi është i madh, është fantastik, po ku janë këto 10 vjet se ti ke hyrë në fazën finale. Ti i ke djegur të gjitha jetët si në videolojë. Kjo ishte mundësia jote e fundit dhe e çove…”, shprehet Çaushi.

Deputetja socialiste ndalet edhe tek raportet në kampin blu, e veçanërisht sipas saj, marrëdhëniet e doktorit me Bardhin.

“E dëgjon Saliu, Gazin tim dhe tërbohet, thotë me vete si ka mundësi që vazhdon ky faqezi, e ka dhe në plan për kryetar. 

Ky që e urrejnë të gjithë demokratët kudo ndodhen. Ky që si flet njeri me gojë. Ky që vetëm dëm i ka bërë partisë madhështore.

Mendon saliziu dhe sulet në parlament e më kërkon mua. Ku është Zegjineja thotë?! Ku është ajo që ta hekuros njëherë Gazin. 

Më kërkon mua, është thirrje për ndihmë ajo që thotë Saliu. Do ndihmë nga unë, se i është bërë Gazi si zombi nëpër filma. 

Saliu vrit e Gazi ringjallu e flit çudira. Çfarë hallesh kanë këta të PD-së. Raste për studim komplet janë”, vijon Çaushi, e cila reagimin e saj e mbyll me një “këshillë” drejtuar kreut të grupit parlamentar demokrat:

“Gazo mos u mërzit o xhan ti ke parimin, pafytyrësia të mban në treg. Vazhdo siç di ti, faqja sholle”.

Next Post
“Nuk kisha dijeni për kartat e Kryemadhit dhe përfitimet e paligjshme me Shatkun”! Dëshmia e Metës në GJKKO: Ja pse vendosa divorcin

“Nuk kisha dijeni për kartat e Kryemadhit dhe përfitimet e paligjshme me Shatkun”! Dëshmia e Metës në GJKKO: Ja pse vendosa divorcin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In