• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“Zefi i vogël kishte filluar të fliste por…” Një histori e trishtueshme nga kampi i Bënçës

by A R
02/09/2017 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kampet e ngritua nga diktatura kanë marrë edhe shumë jetë fëmijësh të pafajshëm. Historeia e një vogëlushi të vdekur në kampin e Tepelenës publikohet nga ish-kryeminsitri Berisha.

HIstoria publikohet pas vizitës së një grupi të të mbijetuarvve në kampin e përqendrimit në Bëncë të Tepelenës, dhe vjen si dëshmi e Drande Jakjas, një prej grave të internuara e shkruar në librin e Fatbardha Saraçit, ku tregohet tragjedia e fëmijëve të burgosur e të tortuaruar deri në vdekje në këto kampe.Berisha e quan burgun e Bënçës, thertore e vertet e luftes se klasave, ne te cilin, sipas nje raporti te qeverise amerikane vetem ne 20 muaj vdiqen 1200 te internuar, kryesisht femije.

POSTIMI I BERISHËS
“Zefi i vogel kishte fillue me ec e fillue me fol. Ishte i shkathet, i bukur, krejt si i ati – Vuksani!”
Te dashur miq, dy dite me pare, nje grup i te mbijetuarve te kampit te perqendrimit te Tepelenes, kampit me famezi ne Europen e Pasluftes, vizitoi rrenojat e ketij kampi, thertore e vertet e luftes se klasave, ne te cilin, sipas nje raporti te qeverise amerikane vetem ne 20 muaj vdiqen 1200 te internuar, kryesisht femije, pasardhes te elites se kombit por dhe te njerezve te thjeshte.

Kampet e perqendrimit te Shqiperise hoxhiste kishin ngjashmerite dhe dallimet e tyre me kampet e perqendrimit te Gjermanise naziste. Sikunder, diktatori Enver Hoxha kishte dallimet por dhe ngjashmerite e tij te medha me Adolf Hitlerin. Bash per keto ngjashmeri, ne deklaraten e Samitit te Parisit te liderve te Bashkimit Demokrat Europian, pranvere 1991, Enver Hoxha do te cilesohej si Hitler shqiptar i Pasluftes se Dyte Boterore.

Te dy diktatoret, nje nga gjerat qe i bashkonte me shume ishte infanticidi. Per Hitlerin, femijet e prinderve te besimit hebre, pra te rraces inferiore, duhet te zhdukeshin njelloj si prinderit e tyre. Po keshtu, Hitleri kishte nxjerre nje dekret ne fshehtesi, qe ne emer te pastertise se rraces ariane duhej zhdukur çdo femije gjerman qe lindte me defekt fizik apo mendor.

Per Enver Hoxhen, njelloj si per Hitlerin, por jo per racizem fetar po per racizem klasor, femijet e elites se kombit, armiqve te klases, duheshin zhdukur sepse per shkak te prinderve te tyre ata kishin lindur tradhtar, armiq madje nuk ishin femije por kelysh te armiqve te klases.

Ne dallim nga kampet e Hitlerit, ne kampet e perqendrimit te Enver Hoxhes, femijet perbenin numrin me te madh te banoreve te tyre. Enver Hoxha, ne dallim nga Hitleri nuk kishte ne kampet e tij te perqendrimit dhoma gazi dhe kramatoriume per shfarosjen e femijeve. Por ai perdorte urine e zgjatur, ujin e piset, morrat, epidemite e tifos, dizenterise, lenien e tyre pa mjekim, minat, torturat gjer ne vdekje, varrezat e perbashketa dhe ujerat e ftohta te Vjoses per shfarosjen e te vegjelve, armiq te rrezikshem te klases ne kampet e tij te infanticidit.

Nga kampet naziste, perseri qindra e qindra femije i shpetuan eksterminimit dhe perjetesuan ne kujtimet e tyre barbarine e atyre kampeve.

Te dashur miq, kjo ka ndodhur edhe ne Shqiperi. Por ketu dua te theksoj se po te mos kishte qene perkushtimi, qemtimi, mbledhja dhe botimi i ketyre deshmive te atyre qe mbijetuan kalvarin e Tepelenes dhe kampe te tjera ne nje kryeveper te letrave shqipe por dhe boterore te zonjes Fatbardha Saraçi, me e renda gjeme e luftes se klasave, dimensioni me horror i saj, do te kishte mbetur i varrosur ne nentoken e Tepelenes dhe ujerat e ftohta te Vjoses.

Kjo kryeveper: “Kalvari i grave ne burgjet e komunizmit”, me qindra personazhet reale te saj perben monumentin me madheshtor te virtutit, miresise, shpirtit te madh, fisnikerise, dashurise dhe solidaritetit njerezor, vuajtjes, sakrifices, qendreses gjer ne vetmohim per vlerat hyjnore dhe njerezore te nenes, gruas, vajzes, motres shqiptare.

Por kjo kryeveper eshte gjithashtu aktakuza me e fuqishme dhe me e pavdekshme e infanticidit te regjimt te Hitlerit shqiptar te Pasluftes.

Kombi yne i detyrohet pafundesisht kesaj zonje per punen e saj te jashtezakonshme, perkushtimin e madh, ndjenjat, dashurine, talentin me te cilin ajo paraqet ne vepren e saj Golgoten e femijeve, nenave, grave, vajzave dhe dhe motrave shqiptare.

Mendoj se per shqiptaret ne teresi, pasurimin e ndergjegjes tone kombetare dhe njerezore, sot por dhe ne koherat qe vijne, kjo mbetet nje veper e nje rendesie monumentale per te njohur me mire historine e tyre por dhe me shume se sa historine!

Ketu me poshte kam nxjerre nga kjo veper dhe po e paraqes te shkurtuar, deshmine rrenqethese dhe shekspiriane per tragjizmin e saj te nje nene nga Mtosha, Nikaj-Merturi, Drande Jakja, qe humbi ne kete kamp brenda nje nate, Zefin, engjellin e saj te bukur. Ajo rrefen:
“Me nisen me kater femije ne kampin e Turanit. Vdekjet shkaktoheshin nga dizanteria, tifoja e morrit dhe helmimet. Vdekje, vdekje, vdekje çdo dite, çdo nate, ne mengjes, ne dreke, ne darke. Jetoja bashke me dy gra te reja nga Miredita; Gjelen dhe Mriken. Kishin dy vajza: Prela dhe Dila. U semuren te dyja nga tifoja e morrit dhe vdiqen. U beme 300 vete nga kazermat e Turanit, u shtua numri i njerezve, u rrit numri i vdekjeve. Te gjitha i luteshin Zotit, por me kushtet qe shteti komunist kishte krijuar per ne……, dimer pa zjarr, pa drita, ne bore, ne shi, pa uje, pa la e pa nderrue, kurse ne vere ate vape me percellue, me rroba e dite pa lare, mbushur kryet e krejt trupin me morra. Ushqimi qe nuk ushqente por helmonte. Po, siç kemi pa nje nate, ne fund te gushtit te atij viti 1949, kurre nuk ka ba vaki. Kemi ndigjue pas disa vitesh per kampet e nazizmit, e thashe me mend “a thue, edhe ky Enveri, atje paska mesye?” Per 24 ore kane vdek ne kampin e Turanit, tridhjete e tre femije. Ne cdo cep te kazermave, mureve e jashte, vec britma e vaje ndegjojshim. Hidherim te madh per vdekjen e atyre vocerrakeve ne kete humbere te qeverise dhe deshperimi i thelle i familjeve. Ushtaret bene nje grope te madhe dhe i hodhen foshnjet mrena, nje nga nje, si te ishin pula. Femrat, nenat e reja, mbas gardhit me tela me gjemba, shihnin te tmerruara. Zefi i vogel, kishte filluar me ec e filloi me fol. Ishte i shkathet, i bukur, krejt si i ati – Vuksani. Por, nje nate, e shoh djalin germoq, e mora ne duar: cfare te beja, ku ta shtroja? Qumeshti i gjirit me ishte shterrue e asnjelloj ushqimi tjeter nuk kisha. Po i therrte barku e kjo po shkaktonte te vjella. Pas pak minutash e kapen kriza te forta. Nuk fjeti gjithe naten. Asnje nate nuk vuri gjume ne sy. Femijet e mi qanin e perqafonin Zefin e vogel. Kur po ndahej nata me diten, ne ajshal (ne agim), dha shpirt. Une mbeta shut e ngrire, pa gjak dhe pa zemer. Shkova ne skajin e varreve italiane ……. Germova dheun midis dy varreve, çava gati nje meter, e shtrova me gure, beme nga te dy anet nje mur rreth dy pellembe. Dita qe varrosa ate djale, ka qene dita me e lodhshme e me e trishtueshme e jetes sime. Me zihej fryma e nuk me benin syte drite.

U perqafuam me vuajtje e dita dites perqafoheshim me vdekjen. Po na vdiste shpresa. Na derguan ne kampin e Tepelenes….Nuk kishte as ndriçim as ngrohje. Uriha, semundja benin kerdine… Ne, grate e vajzat transportonim me shpine dru te njoma te renda plumb, nga malet e Turanit, Bençes, Dragotit….transportonim gurë me karroca me rrota hekuri e me tezga. Ne vend te kalit terhiqnim gurë. Çfare behet keshtu, nuk ka dite qe s’vdesin nga 10 veta prej smundje dhe urije …. me erdhi lirimi. Vajze Zoja ishte njembedhjet vjeçe. E mora me më vedi. Ishte mesnatë. Hana si ditë m’drekë. E morem rrugen per Turan teke varri i djalit. Germova e germova …duart m’mu bene dru dhe gishtat më kullonin gjak. Kur zbardhi dita, shkepi rrezja e diellit. Kam pa ate çarçaf te bardhë, si diten qe e kisha vendos mbi gure.

I kam zbuluar fytyren. O zot i madh nuk kishte nderrue. Si kokrra e arres qe rrinë n’terun. Fytyra e zbehte, syte e palyem si ne gjume, flokë te bukur ngjyre geshtenje …, as erë asgja prej gjaje. E mblodha veten. U perkula e futa dy duart në te dy anët nën trupin e djalit,e mora e leshova ne nje çarçaf e mbeshtolla mire. Gjithe rruges ecja me nxitim me vetulla te vrame (mvrenjtura)e me pamje te ashper, mos me guxua kushe me fole me mua. E strehoj per shtatë jave, ne mes te qindra te internuarve e dhjetra oficerve pa u rene ne sy. Donte t’a rivarroste atje ku kishte lindur. Keshtu e mbajta shtate javë në palë të jorganit. Çdo te djelë ne mëngjes,shumë heret bashkë me Zojen e lanim në ujne e ftohte te Vjoses djalin e vdekun.

E fshija me peshqire, e i lyeja me raki gjithë trupin.
Me shume mundime u largova nga ajo skëterrë e kampeve të Tepelenës ku jeta dhe vdekja shkriheshin bashkë…. Nuk u mposhta para vuajtjeve, vështërsive e fatkeqesive. Ruajta nderin e moralin e nuk e ula kryet para kerkujt, e ruajta te pacenuem krenarinë time personale, por edhe te rraces teme e të racës se burrit (te cilin e kishin vra).. ”

Marre nga Fatbardha Saraçi (Mulleti), Kalvari i grave shqiptare ne burgjet e komunizmit, ISPKS: Drande Jakja faqe 494-7, 2013

/a.m.

Next Post
De Biasi e vlerëson Panucchi-n

FOTO/ Tifozi De Biasi ndjek Shqipërinë nga tribuna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE riafirmon mbështetjen përintegrimin e Ballkanit Perëndimor/ KE do zhvillojë diskutim strategjik mbi zgjerimin në tetor

BE riafirmon mbështetjen përintegrimin e Ballkanit Perëndimor/ KE do zhvillojë diskutim strategjik mbi zgjerimin në tetor

June 19, 2026
Pse protestës i iku edhe ‘mos-shitja e Shqipërisë’?

Pse protestës i iku edhe ‘mos-shitja e Shqipërisë’?

June 19, 2026
Nxirren nga deti dy predha të Luftës së II-të Botërore në Gjirin e Porto-Palermos

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së II-të Botërore në Gjirin e Porto-Palermos

June 19, 2026
Satirë për seancën në Kuvend: Lameqyqja nuk dëgjon, Nallbati i dorëzuar

Satirë për seancën në Kuvend: Lameqyqja nuk dëgjon, Nallbati i dorëzuar

June 19, 2026
“Protestat, një risi që s’ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri”, Ngjela: Rama e ka favor historik! Ja si duhet të veprojë kryeministri

“Protestat, një risi që s’ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri”, Ngjela: Rama e ka favor historik! Ja si duhet të veprojë kryeministri

June 19, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Këto protesta prodhojnë politikë, por jo parti politike

June 19, 2026
Shqipëria merr 302 milionë dollarë hua nga SHBA-të, do të përdoren për qëllime ushtarake

Shqipëria merr 302 milionë dollarë hua nga SHBA-të, do të përdoren për qëllime ushtarake

June 19, 2026
Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit, Orbánit i mbyllet “dera” për rikthimin në pushtet

Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit, Orbánit i mbyllet “dera” për rikthimin në pushtet

June 19, 2026
Protesta e 20-ë në Tiranë, qytetarët mblidhen në Sheshin “Skënderbej” dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta e 20-ë në Tiranë, qytetarët mblidhen në Sheshin “Skënderbej” dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

June 19, 2026
Zvërneci u harrua, parti të re jo, çfarë po kërkon kjo protestë?!

Zvërneci u harrua, parti të re jo, çfarë po kërkon kjo protestë?!

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In