• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 1, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zef Mazi: Shqipëria nuk ka pse pret zgjidhjen e konfliktit Sofje-Shkup për të hyrë në Evropë

javanews by javanews
27/06/2022 17:47
Zef Mazi: Shqipëria nuk ka pse pret zgjidhjen e konfliktit Sofje-Shkup për të hyrë në Evropë
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

  1. Zoti Mazi, edhe një herë më tepër negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian u shtynë për Samitin e rradhës. Cilat janë konkluzionet që nxirrni nga takimi i fundit në Bruksel?

Përgjigje: Po bëj një sqarim, një saktësim, sepse vërej përsëritje pasaktësie. Negociatat politike me Shqipërinë janë hapur me vendimin e Samitit të Zagreb-it në mars 2020. Shtyrjet është një fjalë që përdoret për uljen në tryezë, për negociata teknike. Ky është vetëm hapi i parë, fillimi i procesit të negociatave. Nga kjo pikë ato do zgjasin për një numër vitesh. Shtyrjet tashmë po bëhen të zakonëshme. U mësuam me to. Ato nuk habisin më.

Këshilli Evropian mblidhet si rregul katër herë në vit. Presidenca e radhes mund të vendosë të thërrasë mbledhje shtesë të Keshillit, sipas urgjencës të çështjes. Vendimin për uljen në tryeze për fillimin e negociatave teknike, përmes konferencës të parë ndërqeveritare, e merr Këshilli. Përgatitjen e punës për Këshillin e kryen COREPER – që është Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm i ambasadorëve), sipas artikullit 16(7) të Traktatit të BE-së dhe artikullit 240(1) të Traktatit për Funksionimin e BE-së.

Sikur po zgjatem pak, por duhet të kuptohet mirë procedura, nga publiku.

Konkluzionet e këtij procesi kanë prodhuar deri më sot  kombinim të keqardhjes, mërzisë jo të vogël dhe me të drejtë, me realitetin, me pafuqinë e BE-së. Ky është Unioni Evropian, këtu duam të hyjmë, vetëm ky është objektivi, dhe do të hyjmë. Duhet durim dhe përsëri durim. Të tilla janë labirinthet e korridoreve të tij, i interesave të shteteve anëtare.

  1. Tashmë është bërë e modës të konsiderohet qëndrimi bullgar si shkaktari i mbajtjes pezull të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në këtë proces. Si e shihni insistimin evropian për mosndajren e dy vendeve në fjalë, në raport me hapjen e negociatave?

Përgjigje: Dinamikat e përpjekjeve dhe deri diku edhe rezultatet e tyre, sado të pjesëshme, të vogla, jane tepër intensive. Edhe ndjekësit nga afër, apo ata që janë brenda, e kanë të vështirë të thonë është kështu ose ashtu. Duket kemi të bëjme me kombinim qëndrimesh. Ai bullgar është ai që është, dihet. Miratimi i propozimit francez nga parlamenti bullgar, mjaft i mirepritur, por nuk erdhi pa kushte. A është presion ndaj Maqedonisë së Veriut? Të shohim si do ecet më tej. A është Maqedonia e Veriut e gatshme të plotësojë kushtet që i kërkohen? Edhe kjo mbetet të shihet. A do ishte dakord të bëhën rregullime kushtetuese, dhe per cilën pikë specifikisht? Deri ku mund të shkohet në këtë drejtim? Sa kohë do duheshin për të bërë rregullimë kushtetuese, nese do kishte dakordësi për këtë etj., etj.

A po kuptohet nga vendet anëtare të BE-së se të gjithë argumentat për të mbajtur bashkë Shqipërine dhe Maqedonië e Veriut po shterrojnë? Unë mësoj se po kuptohet gjithnjë e më shumë. Sa arrij të kuptoj, jemi mjaft afër një konsensusi ndër vendet anëtare për të diskutuar dhe vendosur se tashmë rruga e vetme është ndarja e dy vendeve.

Kjo do të ishte zbatimi konkret i mantrës së zgjerimit të BE-së: zgjerimi bazohet vetëm tek merita individuale (e kandidatit). Jo tjetër. Mbajtja bashke e dy ose më shumë kandidatëve nuk figuron në asnjë vendim, rezolutë, direktivë apo tjetër dokument zyrtar të Këshilit. Hyrja e kandidatëve në BE sanksionohet qartësisht në Artikulin 49 të Traktatit të BE-së. Gjithcka tjetër është sikur të bësh akrobaci. Ato elementë që mbeten të futen na ekuacionin e mos-ndarjes janë “interesi gjeostrategjik, ekonomik, mbulimi i pafuqisë dhe mos-interesi, mungesa e oreksit për zgjerim”!

 

  1. Kryeministri Rama pati tone të ashpra gjatë dhe pas Samitit. Çfarë impakti ka një qëndrim i tillë në lidhje me perspektivën e hapjes së negociatave?

Përgjigje: Kryeministri Rama përdori vende-vende tone disi të ashpra. Për këtë nuk duhet patur dhe as duhet të krijohen keqkuptime, me ose pa qëllim. “Tonet”, si i karakterizoni ju, unë i shoh si shprehje të mërzisë të thellë, të nevojës për ta dëgjuar dhe mësuar të gjithë sesa të zhgënjyer jemi ne, i gjithë vendi ynë, përmes qëndrimit të Kryeministrit, për këtë pafuqi të ndjeshme, të prekshme, të përsëritur, deri ofenduese, të BE-së ndaj Shqipërisë.

Thjeshtë, qëndrimi i Edi Ramës ishtë një thirrje për BE-në: bëni atë që duhet të bëni, mbani premtimet, vendi ynë kandidat i ka plotësuar gjithë kushtet dhe kërkesat tuaja për t’u ulur në tryezën e bisedineve, në Konferencën e parë ndërqeveritare. Boll me sajesa! Pati një numër kryetarësh të qeverive që e përgëzuan për fjalët direkte, logjike, edhe pse herë-herë pati edhe diçka më emotive. Në lidhje me zgjerimin, vendimin për uljen në Konferencën e Pare Ndërqeveritare, të asaj që ne prisnim prej tashmë dy vitesh, ky Këshill shënoi një dështim të suksesshëm.

Them se asgjë nuk do të ndikojë në perspektivën e hapjes të negociatave teknike përveç mosvullnetit politik të Këshilit, ose disave në Këshill, për mosmarrjen e vendimit të duhur. Janë të tjerë elementë, i përmendëm më lart, që janë të lexueshëm që e mbajnë ende pezull vendimin e duhur. Por ne kemi durim, do kemi durim. Sot ndoshta jo më me emocionet e mëparshme.

 

  1. Cila është prognoza juaj sa i përket javëve dhe muajve në vijim? Kur prisni të marret një lajm i mirë nga Brukseli në lidhje me procesin në fjalë?

Përgjigje: E kam të vështirë të them se kur do të ndodhë kjo që thoni. Ndoshta në mbledhjen e parë të GAC (Këshilli i Cështjeve të Përgjithëshme në korrik) zgjerimi (lexo: Shjqiperia dhe Maqedonia e Veriut) do jetë në rendin e ditës në GAC.  Di që Presidenca çeke do e ketë prioritet kryesor zgjerimin. Muaji gusht është pushim. Rifillimi i bie të jetë në shtator. E thashë më lart, Presidenca ka të drejtë të thërrasë mbledhje shtesë të Këshillit nëse urgjenca e çështjes e kërkon.

Mendoj se do ketë diskutime dhe konsultime intensive për zgjidhjen e ngërçit Maqedoni e Veriut-Bullgari. Paralel shikoj se do ketë zhvillime edhe lidhur me ndarjen e dy shteteve kandidate. Sot ende nuk ka konsensus për këtë në BE. Interesi i vendit tonë është që për këtë çështje të ketë konsensus në BE. Prandaj nuk duhet të kemi ngutje, edhe pse një farë padurimi vihet re në mbarë opionionin tonë popullor, politik, akademik, mediatik etj.

  1. Çfarë mendimi keni për propozimin francez për krijimin e një komuniteti politik evropian? A i bashkoheni skeptikëve të cilët thonë se po krijohet një tryezë që do të mbajë larg procesit të integrimit vende që tashmë janë në rrugën e afrimit me BE?

Përgjigje: Propozimi francez që unë kam parë është në një faqe format A4. Është një ide e re, ose më saktë e vjetër, në formë të re. Idetë e reja janë të mira, ato i shërbejnë diskutimit, analizës, shkëmbimit të mendimeve për aspektet e ndryshme të propozimit. Si i tillë propozimi është i vlefshëm. Ai mund të ofrojë një platformë për diskutime të mëtejshme. Unë kam dijeni se ai është diskutuar deri tani vetem në një seance konsultimi në Bruksel.

Kuptohet se nuk mund të merrej vendim për këtë propozim me nje diskutim. Hamendësoj se do ketë diskutime të tjera që do i trajtojnë tërë elementet. Ne do të presim rezultatet dhe konkluzionet formale të diskutimeve brenda BE-së.

Ideja e një konfederatë ka qenë propozuar disa herë. Idea e “Shteteve të Bashkuara të Evropës”, për herë të parë, është hedhur nga një shkrimtar i famshëm franzez që u muar edhe me politikë, Viktor Hygo, nga mesi i shekullit 19-të. Për konfederatë u fol edhe gjatë luftës të dytë botërore. Për herë të fundit u hodh si propozim nga ish Presidenti francez, Miterrand. Idea nuk pati sukses. Sot BE-ia ka edhe elementë të një supra-shteti dhe elementë ndërqeveritarë. Si e tille nuk mund të karakterizohet as si njëra, as si tjetra.

Propozimi i ri, shpjegimi i saj, thotë se projekti francez nuk ”zëvendëson zgjerimin e BE”. Unë them se nuk duhet të jetë as “komplementar për zgjerimin”. Është e udhës të jetë e qartë idea në fjalë, përfshirë shprehimisht në ecurine e diskutimeve për të, si një proces që nuk ndikon në proceset integruese që kanë nisur dhe janë duke ecur (prej vitesh). Hapat për zgjerim janë të qartë dhe të përcaktuar me kohë, që me kriteret e Kopenhagenit. Ecuria e metejshme duhet të sigurojë që “njeri nga stacionet e rrugës” të “mos kthehet në stacionin fundor”.

 

  1. Cfarë prisni nga Presidenca çeke e BE-së?

Përgjgije: I uroj suksese qeverisë çeke në marrjen e Presidencës të radhës të BE-së më 1 korrik 2022. Pres që prioriteti i zgjerimit të Unionit të materializohet me marrjen e vendimeve përkatëse, që në korrik, ose maksimumi në shtator. Pres miratimin e kornizës negociuese dhe pozionin e përgjithshëm të BE-se për Shqiperinë, si dhe datën për Konferencën e parë Ndërqeveritare.

Pres gjithashtu që, nëse deri në fund të qershorit nuk do ketë përparim në zgjidhjen e ngërçit midis dy fqinjëve dhe miqve të mirë e të ngushtë, në korrik, maksimumi në shtator, të ecet me hapin e nevojshëm të radhës, tashmë domosdoshmëri. Nuk ka as edhe një arsye që të mbahen lidhur dy shtete kur Shqipëria nuk ka as edhe një lidhje me mosmarrëveshjen bullgaro-maqedone. Shqipëria është tek dera e BE-së krejtësisht “genuinely”, autentike, e vërtetë, pa asnjë bagazh, në asnjë aspekt. Ajo ka vetëm rezultate. Nuk mjafton që ato të njihen dhe vleresohen. BE-ia të veprojë, të mbaje premtimet, të ulemi në tryezë, të ruajë dhe të rrisë kredibilitetin e saj, me vepra.

Intervistoi Skënder Minxhozi

Kjo interviste eshte pjese e serise se shkrimeve “Media dhe Integrimi Europian”, te Institutit Shqiptar te Medias, ne kuadrin e Programit te Promovimit te Tranzicionit te Republikes Ceke.

 

 

 

 

Next Post
Rusia, tjetër sulm me raketa në Ukrainë. Goditet një qendër tregtare, të paktën 10 të vrarë

Rusia, tjetër sulm me raketa në Ukrainë. Goditet një qendër tregtare, të paktën 10 të vrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

Olta dhe Tea braktisin dasmën/ Amosi për Luizin: Është si mbreti te Shkreku, fiks si ai…

Olta dhe Tea braktisin dasmën/ Amosi për Luizin: Është si mbreti te Shkreku, fiks si ai…

February 1, 2023
500 mijë trupa gati, Rusia po përgatit një ofensivë madhore në 1-vjetorin e pushtimit

500 mijë trupa gati, Rusia po përgatit një ofensivë madhore në 1-vjetorin e pushtimit

February 1, 2023
Dosja e McGonigal/ Karaj: Është tmerr i madh! Klosi: Po ik o vrit veten! Haklaj: Është cënuar…

Dosja e McGonigal/ Karaj: Është tmerr i madh! Klosi: Po ik o vrit veten! Haklaj: Është cënuar…

February 1, 2023
Rama duhet të qeveris me Bashën në mandatin e tretë, që të krijohet opozita e vërtetë!

Kreshnik Spahiu: Ku dhe pse ndryshojmë kaq shumë nga Kosova

February 1, 2023
Delegacioni i BE-së thirrje Beogradit dhe Prishtinës: Bashkëpunoni për normalizimin e marrëdhënieve!

Delegacioni i BE-së thirrje Beogradit dhe Prishtinës: Bashkëpunoni për normalizimin e marrëdhënieve!

February 1, 2023
Daja mban fjalimin e dasmës Kiara-Luiz: Mbesa ime u martua me djalin më të mirë të Shkodrës!

Daja mban fjalimin e dasmës Kiara-Luiz: Mbesa ime u martua me djalin më të mirë të Shkodrës!

February 1, 2023
Kjo është shenja më inteligjente e horoskopit, sipas astrologëve

Fati yt/ Horoskopi, 2 shkurt 2023

February 1, 2023
Sonte e nesër mbani sytë nga qielli, për herë të parë në 50 mijë vjet…

Sonte e nesër mbani sytë nga qielli, për herë të parë në 50 mijë vjet…

February 1, 2023
Policia pezullon efektivin që nuk gjobiti qytetarin, u filmua me telefon në dorë dhe pa rripin e sigurimit

Policia pezullon efektivin që nuk gjobiti qytetarin, u filmua me telefon në dorë dhe pa rripin e sigurimit

February 1, 2023
VIDEO/ I dhuroi fitoren skuadrës, ish-kapiteni i Interit feston me shqiponjën

VIDEO/ I dhuroi fitoren skuadrës, ish-kapiteni i Interit feston me shqiponjën

February 1, 2023
FBI “zbarkon” në shtëpinë e Biden/ Çfarë u gjet në shtëpitë e presidentit …

FBI “zbarkon” në shtëpinë e Biden/ Çfarë u gjet në shtëpitë e presidentit …

February 1, 2023
U bllokuan në dëborë, shpëtohen pas disa orësh 5 të rinjtë në Fushë të Zezë

U bllokuan në dëborë, shpëtohen pas disa orësh 5 të rinjtë në Fushë të Zezë

February 1, 2023
Përgatitje për luftë? SHBA dhe Koreja e Jugut tregojnë “dhëmbët”, stërvitje në kufi me…

Përgatitje për luftë? SHBA dhe Koreja e Jugut tregojnë “dhëmbët”, stërvitje në kufi me…

February 1, 2023
U përfol se Ervis Martinaj ka kryer operacione për të ndryshuar pamje, Hoxha ‘zbulon’ të vërtetën

U përfol se Ervis Martinaj ka kryer operacione për të ndryshuar pamje, Hoxha ‘zbulon’ të vërtetën

February 1, 2023
Buxheti 320 milionë dollarë/ Greqia financon autostradën me Shqipërinë pas gati 20 vitesh diskutime

Buxheti 320 milionë dollarë/ Greqia financon autostradën me Shqipërinë pas gati 20 vitesh diskutime

February 1, 2023
Më në fund! Kiara dhe Luizi shkëmbejnë puthjen e parë në Big Brother Vip (FOTO)

Më në fund! Kiara dhe Luizi shkëmbejnë puthjen e parë në Big Brother Vip (FOTO)

February 1, 2023
Mungesa e papritur/ Zbardhet e vërteta e ‘braktisjes’ së Big Brother VIP 2 nga Balina Bodinaku

Opinionistja e re dhe banorët e fortë, Balina Bodinaku komenton “BBV2”: Ja kë shoh fitues

February 1, 2023
Prostituta! Ah ju Shitoftë Zana!

“PD në ditët e saj më të zymta”/ Gjikondi: Protesta e 11 shkurtit për hallet e Berishës

February 1, 2023
‘Gati për t’u ndeshur me Ramën’/ Deputeti i Berishës: Shpresojmë rezultatin më të mirë më 14 maj

Protesta më 11 shkurt/ Berisha, thirrje për mosbindje civile: Rama të largohet një minutë e më parë ose e hedhim në Lanë

February 1, 2023
VIDEO/ “RTK-Radio televizioni i Kurtit”! Aktivisti hyn live në studio gjatë edicionit te lajmeve

VIDEO/ “RTK-Radio televizioni i Kurtit”! Aktivisti hyn live në studio gjatë edicionit te lajmeve

February 1, 2023
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com