• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zef Mazi do të ishte kandidat i mirë për president i Shqipërisë

by Enver Robelli
28/04/2022 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Zef Mazi është diplomat i karrierës. Në Tiranë ka studiuar gjuhë e letërsi angleze. Pastaj ka studiuar të drejtën ndërkombëtare.

Ka qenë ambasador i Shqipërisë në Londër dhe përfaqësues i Shqipërisë në OSBE. Gjatë shërbimit në OSBE në vitet 90-të, Zef Mazi ka qenë edhe ambasador jozyrtar i Kosovës në Vjenë dhe kudo ku është kërkuar angazhimi i tij.

Zef Mazi ka qenë në mesin e një grupi diplomatësh shqiptarë që i kanë shërbyer me devotshmëri Ibrahim Rugovës dhe qeverisë së Kosovës në ekzil të drejtuar nga Bujar Bukoshi.

Zef Mazi ka përvojë të mirë në organizatat ndërkombëtare, mes tjerash ka shërbyer edhe si asistent i posaçëm i drejtorit të përgjithshëm për strategji në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike (2011-2018).

Edi Rama e ka emëruar Zef Mazin kryenegociator me Bashkimin Europian.

Ky ka qenë një vendim i mirë i Edi Ramës. Tani ai do të bënte mirë ta propozonte Zef Mazin për postin e presidentit të Republikës së Shqipërisë. Zef Mazi, besoj, do të ishte i pranueshëm edhe për Partinë Demokratike.

Për herë të parë pas rënies së komunizmit Shqipëria do të kishte një president me përvojë solide ndërkombëtare.

Po ashtu Shqipëria do të kishte president një personalitet me kredenciale të larta kombëtare dhe ndjeshmëri të thellë për Kosovën. Postin e kryenegociatorit me Bashkimin Europian do të mund ta ushtronte me përgjegjësi – për shembull – ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Next Post
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplas këmbësorin dhe largohet nga vendngjarja

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplas këmbësorin dhe largohet nga vendngjarja

Comments 2

  1. Lili says:
    4 years ago

    Është njeriu i duhur ,në momentin e duhur.E njoh që 14 vjeç në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja.Ishte për anglisht dhe mendonte shumë.I ka ngjitur shkallët e karrierës një nga një,me punë të ndershme,me studime sistematike.Shumë i komunikueshëm,me shpirt fisnik dhe raciona.Të dua president.

    Reply
  2. Qeramudin Grëpcka says:
    4 years ago

    Po sikur të zgjidhnim president, Baba Mondin, kryegjysh e kemi, oficer topash artilerie me akademi e kemi, 200 kg e kemi, me mjekër po e po, mik për kokë me Ilir Metën e Monikës e kemi, kulturë fetare autodidakte e kemi, pra i kompletuar nga të gjitha anët.
    Çfarë duam më ?
    P.S.
    Harrova të them që ka dhënë prova që e ha një qengj të tërë të pjekur në hell, pa luajtur vëndi.
    Pyesni po deshët, Liken e Monës.

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

April 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In