• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëdhënësi i MSH jep alarmin: Spitalet në Kosovë po ngarkohen me pacientë të shtruar nga COVID-19

by Java News
20/11/2020 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova po përballet muajin e fundit me periudhën më të rëndë shëndetësore që nga shfaqja e pandemisë së COVID-19. Autoritetet thonë se spitalet e Kosovës kanë filluar të ngarkohen me pacientë që kërkojnë trajtim.

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti përmes Skype-it i tha Zërit të Amerikës se infrastruktura spitalore është shumë e ngarkuar.

“Situata epidemiologjike sa i përket COVID-19 është e ngarkuar këtyre ditëve në Kosovë, sikur edhe në shtetet e rajonit dhe më gjerë dhe çka është fokus kryesor i ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve tjera është që të angazhoj sa më shumë kapacitete në mënyrë që infrastruktura spitalore aktuale të jetë në gjendje të ofrojë shërbime secilit qytetarë që do të ketë nevojë për tretman COVID-19. Në bazë të raportit të fundit nga shërbimi spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës ditën e fundit kemi pasur të hospitalizuar 790 pacientë prej të cilëve 526 pacientë kanë qenë pacientë të konfirmuar me COVID-19 të cilët marrin trajtim sikur në QKUK dhe spitale tjera të vendit”, tha zoti Hoti.

Zoti Hoti thotë se sipas statistikave dhjetë për qind e të prekurve zakonisht kërkojnë trajtim në spitale të Kosovës. Ai thotë se shqetësim mbetet numri i personave që po humbin jetën nga ky virus dhe se të rrezikuara janë të gjitha moshat.

“Ajo çka duhet qytetarët të bëjnë kujdes është të mos e injorojnë virusin dhe të mos krijohet ideja që me fatalitet me COVID-19 përfundojnë vetëm rastet e atyre që janë të moshuar apo që kanë sëmundje shoqëruese sepse kemi pasur edhe raste ku persona në moshën relativisht të re kanë humbur jetën me COVID pa pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese”, tha zoti Hoti.

Kosova shënoi të premten 11 viktima si pasojë e koronavirusit duke e çuar në 885 numrin personave që kanë humbur jetën nga pasojat e këtij virusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi sot 855 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi në 24 orët e fundit duke e çuar afër 33 mijë numrin e përgjithshëm të të prekurve. Deri tani të shëruar janë shpallur afër 20 mijë veta, ndërsa mbi 12 mijë mbeten raste aktive. / VOA

g.kosovari

Next Post
Shqiptari sherr me fqinjët në Itali dhe kërcënon policinë/ Pas arrestimit në banesë i gjendet laboratori i kokainës

Shqiptari sherr me fqinjët në Itali dhe kërcënon policinë/ Pas arrestimit në banesë i gjendet laboratori i kokainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Haxhiu: Ja pse Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje…, por Rama të mos japë dorëheqjen!

October 22, 2026
Transferat qindra miliona dollarëshe të Kushner, përgjimi që ngriti dyshimet për marrëveshje sekrete me vendet e Gjirit

Transferat qindra miliona dollarëshe të Kushner, përgjimi që ngriti dyshimet për marrëveshje sekrete me vendet e Gjirit

October 22, 2026
Pse nuk u zhduk gjithçka pas Big Bengut? Eksperimenti i ri mund të ndihmojë në zgjidhjen e misterit

Pse nuk u zhduk gjithçka pas Big Bengut? Eksperimenti i ri mund të ndihmojë në zgjidhjen e misterit

October 22, 2026
Integrimi / Kuvendi kalon ligjet për sigurinë e pagesave dhe luftën kundër pastrimit të parave, Malaj: Reformat ekonomike nuk ndalen

Integrimi / Kuvendi kalon ligjet për sigurinë e pagesave dhe luftën kundër pastrimit të parave, Malaj: Reformat ekonomike nuk ndalen

October 22, 2026
Rregulla të reja për makinat e vjetra, çregjistrim me certifikatë shkatërrimi dhe dorëzim pa kosto për qytetarët

Rregulla të reja për makinat e vjetra, çregjistrim me certifikatë shkatërrimi dhe dorëzim pa kosto për qytetarët

October 22, 2026
Rama mbështet kandidaten e Emirateve për drejtimin e OKB: Pas kaq shumë burrave, ka ardhur koha për një grua!

Rama mbështet kandidaten e Emirateve për drejtimin e OKB: Pas kaq shumë burrave, ka ardhur koha për një grua!

October 22, 2026
Trump telefonon Musk, i kërkon të heqë kufizimet mbi përdorimin e Starlink nga Ukraina

Trump telefonon Musk, i kërkon të heqë kufizimet mbi përdorimin e Starlink nga Ukraina

October 22, 2026
Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

October 22, 2026
Protestat, Vasili: Ata që thyenin dyqanet te Rruga e Durrësit nuk flisnin shqip me njëri-tjetrit

Protestat, Vasili: Ata që thyenin dyqanet te Rruga e Durrësit nuk flisnin shqip me njëri-tjetrit

October 22, 2026
Gjermani, arrestohet një ukrainas i dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë

Gjermani, arrestohet një ukrainas i dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In