• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rregulla të reja për makinat e vjetra, çregjistrim me certifikatë shkatërrimi dhe dorëzim pa kosto për qytetarët

by A R
22/10/2026 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare ka hartuar një projektvendim të ri normativ që synon reformimin e plotë të sistemit të menaxhimit të automjeteve të vjetra dhe pjesëve të tyre përbërëse. Akti i ri, i cili propozohet nga Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, vjen si një detyrim për përafrimin e legjislacionit kombëtar me Direktivën 2000/53/KE të Bashkimit Evropian, duke shfuqizuar kuadrin e vjetër ligjor të vitit 2012.

Sipas relacionit shpjegues, qëllimi thelbësor është “mbrojtja e mjedisit dhe e shëndetit të njeriut, nëpërmjet parandalimit të mbetjeve të automjeteve”, duke i hapur rrugë ekonomisë qarkulluese përmes ripërdorimit dhe riciklimit.

Një nga ndryshimet me ndikimin më të drejtpërdrejtë te qytetarët është krijimi i lehtësirave për heqjen dorë nga mjetet jofunksionale. Projektvendimi garanton “dorëzimin e automjetit në fund të jetës pa asnjë kosto për zotëruesin ose pronarin e fundit, edhe kur automjeti nuk ka vlerë tregu ose ka vlerë tregu negative”. Kjo kosto financiare nuk do të rëndojë mbi buxhetin e shtetit, por, në përputhje me parimin e përgjegjësisë së zgjeruar, “kostot e këtij dorëzimi i përballojnë prodhuesit, tërësisht ose në një pjesë të konsiderueshme”.

Për t’i dhënë fund informalitetit dhe çmontimit të pakontrolluar rrugëve, dokumentacioni dhe gjurmueshmëria e mjeteve do të hyjnë në një regjim strikt. Relacioni bën të qartë se çregjistrimi i një mjeti nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) nuk do të mund të bëhet më pa u mbyllur cikli i tij jetësor pranë një pike të licencuar. Kjo gjurmueshmëri sigurohet nëpërmjet “certifikatës së shkatërrimit, e cila lëshohet vetëm nga operatori i autorizuar i trajtimit” dhe përmban “një kod serial unik të dhënë nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit”.

Përtej anës burokratike, drafti vendos standarde të forta mjedisore. Për të shmangur ndotjen e tokës dhe ujërave, operatorët e autorizuar të trajtimit detyrohen të kryejnë “dekontaminimin përpara çdo operacioni tjetër trajtimi, sa më shpejt që të jetë e mundur dhe jo më vonë se 10 ditë nga marrja në dorëzim”. Më tej, duke nisur pas datës 1 janar 2028, ndalohet në mënyrë të prerë “hedhja për herë të parë në treg të automjeteve, të materialeve dhe të pjesëve përbërëse që përmbajnë plumb, merkur, kadmium ose krom gjashtëvalent”.

Për realizimin e këtyre objektivave, shteti ka parashikuar një kalendar të saktë arritjesh sipas modeleve evropiane. Deri në janar 2028, operatorët ekonomikë duhet të sigurojnë “jo më pak se 85 për qind ripërdorim e rikuperim dhe 80 për qind ripërdorim e riciklim”, ndërsa këto shifra rriten përkatësisht në 95% dhe 85% duke filluar nga 1 janari i vitit 2030.

Sistemi i ri lë pak hapësirë për abuzime edhe me hapësirat publike, pasi institucionet vendore dhe Policia e Shtetit ngarkohen me detyrën “të identifikojë dhe të heqë automjetet e braktisura” për t’i dërguar më pas drejt trajtimit përfundimtar. Për t’u lënë kohë bizneseve aktuale të skrapit dhe autovarrezeve të përshtaten me rregullat e reja, projektvendimi përcakton një klauzolë tranzitore, e cila u jep atyre “18 muaj nga hyrja në fuqi e vendimit” për të investuar dhe plotësuar kërkesat minimale teknike dhe mjedisore të përcaktuara në ligj. Për zbatimin e reformës nuk janë parashikuar efekte shtesë në buxhetin e shtetit.

Next Post
Integrimi / Kuvendi kalon ligjet për sigurinë e pagesave dhe luftën kundër pastrimit të parave, Malaj: Reformat ekonomike nuk ndalen

Integrimi / Kuvendi kalon ligjet për sigurinë e pagesave dhe luftën kundër pastrimit të parave, Malaj: Reformat ekonomike nuk ndalen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Në vitin 2027 mbyllim negociatat me BE”- Leka: Presidenca irlandeze e ka mbështetur Shqipërinë në këtë proces!

“Protesta, e ngjyer me krim”- Analisti: Dronët kamikazë drejt Kryeministrisë, kambanë alarmi për shtetin! Shteti s’mund të rrijë peng i…

October 23, 2026
Franca mobilizon 70 mijë policë dhe xhandarë për protestat e fundjavës

Franca mobilizon 70 mijë policë dhe xhandarë për protestat e fundjavës

October 23, 2026
Raketa ruse Filin, më e shpejtë dhe më e lirë! Ja pse mund të bëhet ‘makthi’ i Ukrainës

Raketa ruse Filin, më e shpejtë dhe më e lirë! Ja pse mund të bëhet ‘makthi’ i Ukrainës

October 23, 2026
Ari humbet vlerë në tregjet ndërkombëtare, investitorët shqetësohen për inflacionin

Ari humbet vlerë në tregjet ndërkombëtare, investitorët shqetësohen për inflacionin

October 23, 2026
Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës nga policia

Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës nga policia

October 23, 2026
Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

October 23, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Vjeshta vijon me rritje të turistëve / INSTAT: Për periudhën janar-shtator, 10.7 milionë vizitorë të huaj

October 23, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Tensione në rritje në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron bllokadë totale

October 23, 2026
Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

October 23, 2026
Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In