Si një familje e vogël që janë, por të suksesshëm në botën e biznesit, spektaklit dhe Show-Bizz, Ami dhe Ermali do të gëojnë edhe një rezidencë super luksoze.
Një vilë pranë kompleksit të rezidencave luksoze “Rolling Hills Luxury Residences” e pozicionuar në juglindje të kryeqytetit.
Sipas “Story.al” çmimi i vilave në këtë kompleks me stil neoklasik, nis nga 250 mijë euro. Nuk është mësuar ende se çfarë shume kanë shpenzuar Ermali dhe Ami për banesën e tyre të re, por e sigurta është që shumë.
“Rolling Hills Luxury Residences” është pjesa e rezidencave me famoze për luks në Tiranë. Aty jetojnë personalitete të njohura të politikës, biznesit, medias, apo spektaklit.