• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zbulohet spiunja ruse në ambasadën amerikane, operonte prej 1 dekade

by A R
03/08/2018 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetuesit e kundërzbulimit amerikan kanë zbuluar një spiune të dyshuar ruse, që të ketë punuar e padiktuar në Ambasadën amerikane në Moskë prej më shumë se një dekade. Lajmi bëhet i ditur ekskluzivisht nga “The Guardian”.

Punonjësja ruse është punësuar nga shërbimet sekrete amerikane dhe mësohet të ketë pasur qasje në rrjetin e brendshëm të internetit të agjencisë, sikurse edhe në sistemet e komunikimeve elektronike, gjë që i ka dhënë mundësinë e kontrollit të materialeve tejet sensitive, përfshi edhe itineraret e presidentit dhe të zv.presidentit.

Gruaja ka punuar për shërbimet sekrete prej vitesh, përpara se të dyshohej për herë të parë në vitin 2016, gjatë një kontrolli rutin sigurie të zhvilluar nga dy hetues nga Zyra e Sigurisë Rajonale (RSO) të Departamentit amerikan të Shtetit.

Ata kanë dalë në përfundimin se ajo ka pasur takime të rregullta dhe të paautorizuara me pjesëtarë të FSB-së, agjencisë kryesore të sigurisë ruse.

“The Guardian” ka mësuar se “RSO”-ja kishte lëshuar alarmin që prej janarit të vitit 2017, por shërbimi sekret nuk kishte nisur një hetim të gjerë dhe të plotë prej vet atyre. Përkundrazi, ai e la atë të largohej disa muaj më vonë, me shumë mundësi për të fshehur ndonjë siklet të mundshëm.

Një burim i inteligjencës i tha “The Guardian”-it se gruaja është shkarkuar verën e kaluar, pasi Departamenti i Shtetit i revokoi asaj certifikatën e sigurisë. Shkarkimi erdhi vetëm pak pas një raundi kërkesash nga Kremlini, për shkak se Uashingtoni kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Urdhri për të hequr më shumë se 750 vetë, personel amerikan, nga misioni diplomatik prej 1.200 vetësh, thuhet të ketë shërbyer si mbulim për largimin e saj.

“Shërbimi sekret po përpiqet të fshehë shkeljen, duke e shkarkuar atë”, tha burimi në fjalë. “Dëmi është bërë, por stafi i lartë menaxhues i shërbimit sekret nuk kreu asnjë hetim të brendshëm për të vlerësuar shkallën e tij, apo për të parë nëse ajo kishte rekrutuar ndonjë punonjës tjetër, për t’i dhënë asaj informacione të mëtejshme. Vetëm një hetim intensiv nga jashtë mund të përcaktojë dëmin që ajo ka bërë”.

I pyetur me pyetje të detajuara mbi hetimin ndaj kësaj gruaje dhe shkarkimin e saj, shërbimi sekret u përpoq të minimizonte rëndësinë e rolit të saj, megjithatë nuk mohoi se ajo ishte identifikuar si një problem i mundshëm.

Departamenti i Shtetit, ndërkohë, bëri të ditur se nuk mund të komentojë mbi “pretendime lidhur me shërbimet sekrete apo probleme të personelit, ndaj nuk kemi informacione për ju mbi këtë incident të supozuar”.

Shërbimi sekret është një agjenci federale ligjzbatuese amerikane, që ndodhet brenda Departamentit të Sigurisë së Brendshme dhe ka më shumë se 150 zyra në mbarë botën. Misioni i tij është “mbrojtja e udhëheqësve të kombit dhe infrastrukturës financiare apo asaj kritike të Shteteve të Bashkuara”./a.m.

Next Post
Korçë/ Aksident, makina del nga rruga, plagosen rëndë bashkëshortët

Aksident i frikshëm në Lushnje, përplasen 3 makina, 6 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

March 2, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Krijoi konflikt në Dubai dhe e deportuan”, ish-prokurori tregon rastin e të “fortit” shqiptar

March 2, 2026
Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In