• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zbulohet shkaku i vërtetë i shkarkimit të drejtorit të FBI

by A R
11/05/2017 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Irritimi i Donald Trump, që solli edhe shkarkimin e drejtorit të Byrosë Federale të Hetimit, James Comey, ditën e martë, ishte grumbulluar prej muajsh, por momenti vendimtar për të ndërmarrë këtë hap ka qenë pikërisht refuzimi i Comey për të përmbledhur dëshminë e tij të planifikuar përpara panelit të Senatit, përpara ndihmësve më të lartë të presidentit amerikan.

Trump, Jeff Sessions (Prokurori i Përgjithshëm) dhe zv.prokurori i Përgjithshëm, Rod Rosenstein kishin kërkuar një përmbledhje nga Comey se çfarë pritej të thoshte në seancën dëgjimore të 3 majit, mbi mënyrën e menaxhimit të hetimit ndaj ish-kandidates demokrate presidenciale, Hillary Clinton, sa i përket përdorimit të serverit privat të “e-mail”-eve.

Refuzimin e Comey, Trump dhe ndihmësit e tij e konsideruan si një akt mosbindjeje, ndaj dhe ky ishte katalizatori i vendimit të kësaj jave të Trumpit për ta shkarkuar drejtorin e FBI-së, thonë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

“Refuzimi dha përshtypjen se ai nuk ishte më i aftë për të kryer siç duhet detyrat e tij”, tha një zyrtar. Përmbledhjet e dëshmive në Kongres ndaj eprorëve, përgjithësisht konsiderohen si akte mirësjelljeje dhe njerëzore.

Comey, i cili dëshmoi për 4 orë përpara Komitetit të Drejtësisë në Senat, tha se kishte ndierë neveri kur dëgjoi se vendimi i tij për të publikuar rihapjen e hetimit ndaj Clintonit për përdorimin e “e-mail”-eve mund të kishte ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit. Por, ai tha se nuk ka ndonjë peng dhe se do të bënte sërish të njëjtën gjë nëse koha do të kthehej pas.

Shkarkimi i papritur i Comey nga Trump shokoi Uashingtonin dhe e futi presidentin amerikan më thellë në polemikat mbi lidhjet e pretenduara të fushatës së tij me Rusinë, që kanë përshkruar qysh ditët e para presidencën e tij shkruan tch.

Demokratët e kanë akuzuar presidentin republikan se e shkarkoi Comey në përpjekje për të minuar hetimin e FBI-së ndaj përpjekjeve të dyshuara të Rusisë në zgjedhjet e 2016-s dhe për marrëveshje me pjesëtarë të fushatës së Trumpit, si dhe kërkuan një hetim të pavarur. Edhe disa republikanë e kanë konsideruar si shqetësues shkarkimin e Comey nga presidenti amerikan./a.m.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha si Guliveri, ngatëron me dashje “liliputët” me “gjigandët”

Bejko: Protestat e dhunshme dëmtojnë imazhin e vendit, kanë krijuar një frakturë mes qytetarëve dhe policisë

November 26, 2026
Kapet ngarkesa me afro 67 kg kanabis në Igumenicë, arrestohen tre të rinj nga Saranda

Kapet ngarkesa me afro 67 kg kanabis në Igumenicë, arrestohen tre të rinj nga Saranda

November 26, 2026
Nga kredia e Ballës te vila 15 milionë euro në Itali, sherr mes Manjës dhe Shehajt: Tregoju protestuesve si i fitove paratë!

Nga kredia e Ballës te vila 15 milionë euro në Itali, sherr mes Manjës dhe Shehajt: Tregoju protestuesve si i fitove paratë!

November 26, 2026
Prag katastrofe mjedisore? Mbytet anija cisternë me 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar

Prag katastrofe mjedisore? Mbytet anija cisternë me 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar

November 26, 2026
Begaj vizitë zyrtare në Strugë, fokusi te bashkëpunimi ndërkufitar, turizmi dhe ruajtja e identitetit kombëtar

Begaj vizitë zyrtare në Strugë, fokusi te bashkëpunimi ndërkufitar, turizmi dhe ruajtja e identitetit kombëtar

November 26, 2026
AKU ‘zbarkon’ në Fier, bllokon mbi 2 tonë mish dhe gjiro, gjobë 1 milion lekë

AKU ‘zbarkon’ në Fier, bllokon mbi 2 tonë mish dhe gjiro, gjobë 1 milion lekë

November 26, 2026
“Plas” grushti në burgun e sigurisë së lartë në Burrel! I dënuari dhunon policin

“Plas” grushti në burgun e sigurisë së lartë në Burrel! I dënuari dhunon policin

November 26, 2026
Dogana e Tiranës bëhet me drejtues të ri, e prezanton vetë kreu i institucionit, Fation Shehu!

Dogana e Tiranës bëhet me drejtues të ri, e prezanton vetë kreu i institucionit, Fation Shehu!

November 26, 2026
UEFA heton lojtarin izraelit për dyshimin se pështyu trajnerin e Irlandës -

Hije skandali mbi klubet shqiptare, dyshime për shitje ndeshjesh dhe sinjalizime nga UEFA! Ja çfarë rrezikojnë

November 26, 2026
Kuvend/ Berisha përplaset me Gonxhen: Ke vizatuar “Benz-in” e Enver Hoxhës! Ministri: Flet sekretari i partisë, një plak matuf!

Kuvend/ Berisha përplaset me Gonxhen: Ke vizatuar “Benz-in” e Enver Hoxhës! Ministri: Flet sekretari i partisë, një plak matuf!

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In