• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulohet roli i policit Lohja në grupin e fajdeve të Shkodrës

by Java News
15/03/2019 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tvklan.al zbulon rolin policit Ergys Lohja që u pezullua nga detyra pas goditjes së grupit kriminal të fajdeve në Shkodër, ku u arrestuan 12 persona. Duke qenë inspektor i policisë zonale, Ergys Lohja kishte dijeni për veprimtarinë kriminale, atë të dhënies së parave me fajde.

Jo vetëm që nuk kishte vepruar apo të vendoste në dijeni kolegët për këtë aktivitet të paligjshëm, por ai negocionte madje edhe interesat e fajdeve. Sipas të dhënave të grupit hetimor, tvklan.al mëson se Ergys Lohja në disa raste kishte negociuar në uljen e interesave të parave të dhëna me fajde. Burimet hetimore sqarojnë se ulja e interesave të fajdeve ishte kërkuar për llogari të dy vëllezërve Radovani, djemtë e ish-Prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani. Ka qenë ky i fundit që denoncoi në Prokurori të gjithë skemën e fajdeve ku ishin të përfshirë 22 persona.

Dy djemtë e Paulin Radovanit kishin rënë pre e kësaj skeme. Ata kishin marrë para borxh dhe duhet t’i kthenin me interesa të larta, të cilat i caktonte ky grup, dhe që varionin nga 3% deri në 20%. Paratë e dhëna hua duhet të ktheheshin brenda një jave, në të kundërt anëtarët e këtij grupi u merrnin qytetarëve pronat, shtëpitë dhe pasuri të tjera që ata posedonin.

Dy vëllezërit Radovani nuk kishin mundur të shlyenin në kohë borxhet që kishin marrë. Për këtë arsye, për llogari të tyre kishte negociuar polici Ergys Lohja për të ulur interesat e fajdeve. Aktualisht dy vëllezërit Radovani ndodhen jashtë shtetit. Ata u larguan nga Shqipëria rreth 2 muaj më parë përmes pikës kufitare të Muriqanit për shkak të frikës nga fajdexhinjtë për borxhet e pashlyera.

I ati i vëllezërve, ish-Prefekti i Shkodrës Paulin Radovani, pasi mësoi çfarë kishte ndodhur, vuri në dijeni autoritetet, të cilat kryen hetime disa mujore, duke përfshirë përgjime ambientale dhe telefonike të personave pjesë e grupit kriminal.

Në pranga ranë 12 persona, 4 janë shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë janë pezulluar nga detyra me vendim gjykate. Mes të arrestuarve është ish-Kancelari i Gjykatës së Shkodrës Artan Dragani. Gjatë aksionit u sekuestruan 238 mijë Euro, 272 mijë Dollarë dhe 20 automjete.

/a.rada

Next Post
Grabitet banesa në Sarandë, biznesmenit i marrin mijëra euro

Grabitet banesa në Sarandë, biznesmenit i marrin mijëra euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sistemi i drejtësisë ka anashkaluar Kushtetutën”, Ndreca-Bylykbashit: Me këtë qëndrim po i rëndon pozitën zotit Berisha

“Dado nuk plotëson kriteret ligjore”, avokati i Veliajt: Izolimi i kryebashkiakut një akt i paligjshëm

April 3, 2026
Irani rrëzon edhe një avion të dytë amerikan, shpëtohet piloti i “A-10 Warthog”

Irani rrëzon edhe një avion të dytë amerikan, shpëtohet piloti i “A-10 Warthog”

April 3, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Plagosja me thikë në Shkodër, zbardhet identiteti i të riut të përfshirë

April 3, 2026
Ngushtica e Hormuzit nis të gjallërohet, 5 anije kalojnë pas bllokimit disa javor

Ngushtica e Hormuzit nis të gjallërohet, 5 anije kalojnë pas bllokimit disa javor

April 3, 2026
Hyn në fuqi vendimi i Bordit të Transparencës! Pikat e karburanteve vendosin tabelat me çmimet e reja

Hyn në fuqi vendimi i Bordit të Transparencës! Pikat e karburanteve vendosin tabelat me çmimet e reja

April 3, 2026
Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

April 3, 2026
Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

April 3, 2026
FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

April 3, 2026
Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

April 3, 2026
Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In