• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohet plani për inaugurimin e “Arenës Kombëtare” dhe problemi me kamerat

by Java News
03/10/2019 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Stadiumi i ri kombëtar do të testohet më 30 tetor. “Panorama Sport” ka mësuar se në fund të këtij muaji është programuar një ndeshje kontrolli, për të testuar të gjitha sistemet e impiantit, sikur të luhej një ndeshje zyrtare. Gazeta ka mësuar edhe shtrëngimet e UEFA-s dhe detyrat mbi të cilat po punohet për të riparuar çdo detaj të mbetur në punë e sipër.

Inaugurimi

Do të jetë një ceremoni madhështore për inaugurimin e stadiumit, por ndeshja e parë që do të luhet aty, e cila do të jetë si një test gjeneral, është kërkuar më 30 tetor. Gazeta ka mësuar se firmës që po kryen punimet i është kërkuar gatishmëria e impiantit në këtë datë.

Nuk është vendosur ende se çfarë karakteri do të ketë kjo ndeshje, teksa një opsion mund të jetë një përballje veteranësh, por institucioni i futbollit në vend do të vërë në zbatim organizimin si për një ndeshje zyrtare.

Do të ketë bileta falas, do të ketë numra biletash dhe vendosje të tifozëve në sektorë të ndryshëm, do të ketë kontrollet e sigurisë në hyrje, do të testohen të gjitha vendkalimet e sportdashësve si dhe të gjitha sistemet e brendshme, si për spektatorët VIP, ashtu edhe për skuadrat dhe të gjitha komoditetet e vëna në zbatim të tyre.

Kamerat dhe transmetimi

Ditët e fundit ka lindur një problem referuar këndit të kamerave që do të bëjnë edhe transmetimin e ndeshjes. Vendosja e tyre fillestare ka shfaqur një problem referuar transmetimit dhe për këtë është dashur një ndryshim. Për këtë, është gjetur dakordësia që në anët e tribunës qendrore (mbi zonën e ekzekutimit të goditjes nga këndi) të ketë kamera në dy anët. Kjo ofron edhe këndin më optimal të mundshëm.

Gjithashtu, problem i shfaqur ka qenë edhe çështja e kabujve të transmetimit, të cilat janë kërkuar që të vendoseshin si të gjithë instalimet brenda nëpër mure. Por kjo gjë nuk do të jetë e mundur. Gazeta ka mësuar se është shmangur një investim nga 200 mijë euro deri në 450 mijë euro për këtë gjë, sistem i cili do të mundësonte në vazhdimësi prodhimin e sinjalit. Nëse jashtë vendit kjo është diçka që e menaxhojnë si duhet stadiumet, në vendin tonë është parë si një investim i tepërt./ panorama sport

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Këta janë personat e arrestuar për trafikimin e 617 kg kokainë me logon e ‘K.F. Elbasani’ në Brazil

FOTO/ Këta janë personat e arrestuar për trafikimin e 617 kg kokainë me logon e ‘K.F. Elbasani’ në Brazil

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

June 21, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

June 21, 2026
Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

June 21, 2026
VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

June 21, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Kali i pushtetit

June 21, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Protesta që e di cilët do të heqë nga puna, por jo cilët dëshëron të marrë në punë

June 21, 2026
I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

June 21, 2026
“Epsteini” ynë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

June 21, 2026
“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

June 21, 2026
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In