• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ Këta janë personat e arrestuar për trafikimin e 617 kg kokainë me logon e ‘K.F. Elbasani’ në Brazil

by Java News
03/10/2019 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Droga u gjet e fshehur në dyshemenë e kamionit, ndërsa katër persona përfunduan në pranga. Sasia e kokainës, sipas Policisë braziliane, në treg do të kapte shifrën e 9 milionë dollarëve dhe kishte si destinacion final Europën, pa përcaktuar një vend konkret. Por duke parë logon e klubit të Elbasanit, do të thotë se lënda narkotike do të transportohej në Shqipëri si ndalesë e fundit.

Përveç drogës, u sekuestruan kamioni dhe dy automjete tip “Fiat”, të cilat shërbenin për kontrollin e rrugës teksa shoqëronin kamionin. Operacioni i inteligjencës dhe mbikëqyrjes kishte mbështetje logjistike nga një aeroplan i Komandës Ajrore të Policisë Federale – CAOP, me qëllim të mbledhjes së të dhënave në fermën që ishte përdorur edhe si laborator për përpunimin e drogës së fortë.

Policia, gjatë kontrollit të ushtruar të dielën e 2 shtatorit, gjeti edhe materiale të përdorura për rafinimin dhe paketimin e kokainës, peshore dhe sende të tjera. Shoferi i kamionit i konfirmoi Policisë se kishte marrë 10,000 dollarë për ta transportuar ngarkesën.

Koordinatori i Grupit, Nantel Col. José Nildo de Oliveira, duke folur për operacionin ka deklaruar se kokaina e pastër ka vlerë më të madhe tregtare sesa llojet e tjera të narkotikëve, duke shtuar se sasia ishte më e madhja e kapur këtë vit në rajon.

Ende nuk dihen detajet se si do të transportohej sasia e madhe e drogës në Shqipëri, por tashmë trafikantët duket se kanë zgjedhur një tjetër strategji pas dështimit të rrugëve me kokainë të fshehur në kontenierë me banane.

Ndërkohë, qyteti i Elbasanit, që dyshohet se ishte destinacioni final i drogës, cilësohet si nyja e trafikut të drogës, pasi në këtë vend ka dyshime se ekzistojnë dhe laboratorë për punimin e kokainës, e cila më pas trafikohet drejt vendeve të BE-së.

Brazili është vendi më i madh për importimin e mishit në Shqipëri. Bllokimi i kamionit ku fshihej sasia e madhe e drogës ndodhi në një zonë rurale, brenda një ferme.

Next Post
Viti rekord i kanabisit/ Ministri i Brendshëm i përgjigjet Bashës: Ke në biografi Lazaratin, s’meriton asnjë keqardhje

Viti rekord i kanabisit/ Ministri i Brendshëm i përgjigjet Bashës: Ke në biografi Lazaratin, s'meriton asnjë keqardhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha mbledhje me kryetarët e degëve të PD-së: Rama e ka kthyer PS-në në leckë!

Berisha mbledhje me kryetarët e degëve të PD-së: Rama e ka kthyer PS-në në leckë!

April 27, 2026
Prapaskena e “kodit sekret” të përdorur nga Rocchi, “La Repubblica” zbulon shenjat që zgjedhësi i arbitrave “drejtonte” VAR-in

Prapaskena e “kodit sekret” të përdorur nga Rocchi, “La Repubblica” zbulon shenjat që zgjedhësi i arbitrave “drejtonte” VAR-in

April 27, 2026
Ilir Meta flet nga paraburgimi: Edhe të dënuarve përjetë u jepet mundësia të flasin…

Ilir Meta flet nga paraburgimi: Edhe të dënuarve përjetë u jepet mundësia të flasin…

April 27, 2026
Kurti: Bllokada dëmton VV-në dhe shtetin e Kosovës

Kurti: Bllokada dëmton VV-në dhe shtetin e Kosovës

April 27, 2026
Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik!

Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik!

April 27, 2026
Kina paralajmëron kundërpërgjigje pas projektligjit industrial të BE-së

Kina paralajmëron kundërpërgjigje pas projektligjit industrial të BE-së

April 27, 2026
“Izraeli duhet të ndryshojë drejtim”, rivalët e Netanyahut bashkojnë forcat për zgjedhjet e ardhshme

“Izraeli duhet të ndryshojë drejtim”, rivalët e Netanyahut bashkojnë forcat për zgjedhjet e ardhshme

April 27, 2026
Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Hyn në fuqi formula e re, indeksim 6.4% i pensioneve

April 27, 2026
Bashkëpunëtorët e Orbán nxitojnë të zhvendosin pasurinë jashtë Hungarisë pas humbjes në zgjedhje

Bashkëpunëtorët e Orbán nxitojnë të zhvendosin pasurinë jashtë Hungarisë pas humbjes në zgjedhje

April 27, 2026
BE nuk heq sanksionet ndaj Iranit, Ursula Von Der Leyen: Është ende shumë herët

BE nuk heq sanksionet ndaj Iranit, Ursula Von Der Leyen: Është ende shumë herët

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In