• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Zbulohet plani djallëzor i Kosovës”, mediat serbe në delir: Tentuan të merrnin ndeshjen 3:0 në tavolinë dhe…

by S T
16/11/2024 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jehonë e madhe botërore është bërë për ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës. Përpara nisjes së këtij takimi, Federata Rumune e Futbollit i bëri thirrje tifozëve që të përmbanin veten pasi rrezikohej humbja 3-0 në tavolinë në rast të një degradimi të situatës. Në Rumani e dini mjaft mirë se UEFA do të ishte me një sy nga kjo ndeshje pasi pritej që të kishte një zhvillim të situatës.

Deri në minutën e 90 të takimit, me disa reagime të pritshme, situata ishte deri diku brenda kontrollit. Në minutat shtesë do të shpërthente gjithçka pas një kontakti fizik mes Rrahmanit dhe Abilec. Tifozët rumunë nisën me thirrjet se Kosova është pjesë e Serbisë, ndërsa Rrahmani i kërkoi lojtarëve të Kosovës që tërhiqeshin në dhomat e zhveshjes.

Përkundër thirrjeve nga zyrtarët e UEFA-s për të vazhduar ndeshjen, Kosova nuk pranoi që të luante deri në fund. Kështu u mbyll ky takim, ndërsa sa i përket deri në minutën e 93 ishte 0-0. Por si është pasqyruar e gjitha kjo ngjarje në mediat botërore?

Në pjesën dërrmuese të tyre, thuhej se Kosova e la fushën e lojës pas thirrjeve raciste të rumunëve kundër shqiptarëve. Në një pjesë më të vogël të mediave pro serbe, arrijnë deri aty sa të shpikin historinë se situata kaloi në nivel tjetër pas një faulli që te Kosova nuk po e pranonin.

Për të kaluar te gazetari anglez Sam Street, që la të nënkuptuar se dardanët nuk dolën nga fusha për të mbajtur dinjitetin apo krenarinë, por se gjithçka ishte pjesë e një plani për të dalë në vendin e parë në grup.

“Kosova kërkonte një fitore 3-0 ndaj Rumanisë për të mbajtur hapur shpresat për vendin e parë. Me ndeshjen që ishte 0-0 në minutën e 90, lojtarët e Kosovës dolën nga fusha dhe refuzonin të luanin. Nëse rezulton faji i Rumanisë, Kosova fiton…3-0”. Ky mendim i gazetarit anglez ka marrë jehonë të madhe edhe në mediat e Serbisë, të cilat thonë se është zbuluar plani djallëzor i Kosovës në tokën rumune.

Por për çfarë bëhet fjalë? Ndeshja e fundit e Rumanisë është në shtëpi kundër Qipros, atje ku fitorja është e sigurt ende pa luajtur. Pasi Rumania fitoi 0-3 ndaj Kosovës në transfertë, në ndeshjen e parë, Kosova kërkonte minimalisht një fitore 0-3 në Rumani për ta lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e fundit.

Atje vendi i parë do të vendosej nga ekipi që do të fitonte me më shumë goleadë në ndeshjen e fundit, por sërish Rumania është në avantazh. Ndërkohë në rast se Kosova fitonte në shifrat minimale apo barazonte ndaj Rumanisë, atëherë do të ishte e dalë nga gara. Për këtë arsye, gazetari anglez lë të nënkuptohet se përveç krenarisë dhe dinjitetit, te Kosova ka pasur edhe llogari në vendimin e marrë. Në këtë linjë mendimi ishin edhe portieri i Rumanisë me trajnerin e Rumanisë, Lusecku. Ky i fundit u shpreh se vendimi i Kosovës ishte një plan i menduar që përpara ndeshjes, i cili do të zbatohej vetëm nëse ndeshja nuk do të shkonte mirë.

Next Post
Prej javësh në kërkim për plagosje, lirohet pak orë pas arrestimit vëllai i deputetit socialist

Prej javësh në kërkim për plagosje, lirohet pak orë pas arrestimit vëllai i deputetit socialist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In