• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohet ‘origjina’ e vilave! Lejen e ndërtimit e firmosi Meta, e vijoi Berisha. Sot të dy janë fqinjë në Lalëz! Argita e ktheu shtëpinë 50m2 në…

by A R
23/07/2024 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimet pasurore të SPAK-ut ndaj çiftit Meta-Kryemadhi kanë vënë gishtin në plagën e shumë pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve. Ashtu siç tregoi ish-Presidenti Ilir Meta pasi doli nga disa orë pyetje, SPAK ka nisur të verifikojë origjinën e pasurisë të politikanëve nën hetim, duke kërkuar për shembull, se në ç’mënyrë Ilir Meta u bë pronar i vilës luksoze në Gjirin e Lalzit deri edhe duke hetuar se kush ja ka pajisur me mobilje dhe se me ç’para është paguar lulishtja luksoze përreth saj.

Në këtë mënyrë u mësua se vila e Ilir Metës është ndërtuar me një leje ndërtimi dhënë “Lura shpk” nga Këshilli Kombetar i Rregullimit të Territorit (KKRT) te drejtuar nga Ilir Meta në data 16.09.2000 kur ishte kryeministër i një qeverie me shumicë socialiste. Por tani, siç e ka konfirmuar prokurori Altin Dumani gjatë nje bashkebisedimi me gazetarë, hetimet pasurore kane filluar edhe per familjen Berisha.

Kur Ilir Meta në maj të 2010 merr vilën e Gjirit të Lalzit falë nje kontrate misterioze ”shkëmbimi” (sic ka deklaruar Monika Kryemadhi pa shtuar detaje), ai ishte sërish në qeveri ne posicionin si zv.kryeministri, këtë herë në koalicion me Sali Berishën. Edhe Sali Berisha (përmes vajzes së tij Argita dhe dhëndrrit Jamarbër) është bërë pronar i një vile luksoze me kodi ”D5” pak metra distancë nga ajo e Ilir Metës në të njëjtin fshat turistik.

Siç ka zbuluar redaksia investigative e Shqiptarja.com edhe Sali Berisha, ashtu siç kishte bërë Ilir Meta kur ishte kryeministër, i ka dhënë të njëjtës firmë ndërtuese ”Lura shpk” disa leje për të zgjeruar fshatin turistik të Gjirit të Lalzit që në këtë mënyrë shndërrohet në një lloj Blloku veror pushimesh të qeveritarëve të Partisë Demokratike dhe të LSI-së.

Me 18 janar 2008 Sali Berisha në cilësinë e kreut të ri të KKRT miraton një studim urbanistik për një sipërfaqe 59.090 metra katrorë (parcela 4) dhe më pas me 13 janar 2009 aprovon një ndryshim urbanistik dhe një leje të re sheshi ndërtimi për fshatin turistik (parcela 5).

Me 1 qershor 2012, gjithnjë në krye të KKRT, Berisha miraton studimin urbanistik pjesor, zonë hotelerie dhe rezidenciale, pjesë e parcelës 9A pronë e familjes Cenaj, prape kompania zhvilluese ”Lura shpk” për një sipërfaqe 6 hektarë.

Me 10 maj 2013 (pak javë nga zgjedhjet dhe kur tashmë i ndërgjegjshëm se është afër mundësisë së humbjes së pushtetit) Sali Berisha firmos një tjetër leje zhvillimore komplekse për ndërtimin e rezortit turistik “Lura”, gjithnjë për shoqërinë ”Lura shpk”.

Ai fshat i vogël turistik i inauguruar nga Ilir Meta që për të shkuar aty (siç ai vetë kujton) duhej helikopter, sapo u transformua në një vend pushimesh për familjen Berisha dhe të shumë ministrave të tij, u bë një nga fshatrat turistikë më luksozë të qarkut të Durrësit, i pajisur edhe me një rrugë të re të shpejtë të financuar gjithnjë nga qeveria e Partisë Demokratike.

Ashtu siç po e bën me Ilir Metën, SPAK ka nisur hetime pasurore edhe mbi familjen Berisha për të kuptuar (mes te tjerash) se me çfare fonde dhe në ç’mënyrë u bënë pronarë të vilës gjigande ”D5” në Gjirin e Lalzit, aktualisht nën sekuestro për hetimet e skandalit të ish-klubit Partizani. Pasi edhe kjo vilë, ashtu si ajo e Metës, është e veshur me mister. Siç ka zbuluar redaksia investigative e Shqiptarja.com duke verifikuar të gjitha deklaratat e pasurisë të familjes Berisha, herën e parë që flitet për të, është në deklarimin e pasurisë të 2014 referuar viti 2013, kur Argita Berisha deklaron bashkëpronësinë e 50 % të një vila prej 50 metra katrorë në Gjirin e Lalzit e blerë sipas saj në 2004 për 50.000 euro dhe më pas “e rikonstruktuar”.

Por, a është kjo e vërteta? Vila buzëdetit që do të bëhej e Berishës me numrin ”D5” ndodhet në zonën ”D”, ajo më luksoze të kompleksit. Siç është e dukshme dhe nga planvendosja e hartuar në fazën e projektimit që Shqiptarja.com ka siguruar, ne zonën ”D” te fshatit turistik nuk ekzistojnë vila me një sipërfaqe 50 metra katrorë siç deklaroi Argita Berisha, por vetëm vila prej dy katesh me një sipërfaqe 300 metra katrorë, pra gjashtë herë më të mëdha se sipërfaqja e deklaruar. Të njëjtën siperfaqe gjigante ka edhe vila ”5D” qe do te marre familja kryeministrore. Argita Berisha ka deklaruar një siperfaqe dhe nje shumë më të ulët se ajo reale për të fshehur origjinën e parave të përdorura për blerjen? Apo ka marrë një favor special dhe atë vilë e ka paguar me të vërtetë 1 të 6 e vlerës së saj reale? Po në ç’këmbim e ka përfituar këtë nder?

Gjëja e dytë e dyshimtë është se kontrata e blerjes rezulton e firmosur nga Argita Berisha jo në 2004 si pretendon ajo, por në 29.4.2013 dhe në fakt edhe çertifikata e pronësisë mban datën 23.05.2013. Pikërisht në të njëjtën ditë, pra me 10 maj 2013, siç edhe e pamë, Sali Berisha firmos në favor të kompanisë ”Lura shpk” që po ndërtonte në Gjirin e Lalëzit një leje të re zhvillimore komplekse për ndërtimin e rezortit turistik “Lura” pikërisht aty ku kanë vilën Argita dhe bashkëshorti dhe ku babai kryeministër kalon fundjavat dhe pushimet verore.

Duke krahasuar dy fotot ajrore të zonës, duket se mes 2004 dhe 2013 vila ”D5” e familjes Berisha realisht ndryshon. Madje sipas deshmitarëve ajo u prish totalisht dhe u rindërtua nga e para, si duket edhe nga ndryshimet e arkitekturës në krahasim me vilat e tjera. Me siguri vila e Berishes zmadhohet mëtej si përmasë dhe rritet edhe në lartësi duke u bërë në këtë mënyrë vila më e madhe e të gjithë vilave të tjera në këtë fshat turistik. Argita Berisha ka deklaruar nje kosto vëtëm prej 45.000 euro për punimet e zgjerimit dhe të rikonstruksionit të vilës. Por ama, duke parë përmasat e vilës te rikonstruktuar dhe luksin e saj, shifra reale duket të jetë shume shume më e lartë: Me cilat fonde është mbuluar diferenca mes shpenzimeve minimale të deklaruara për punime rindertimi dhe kosto reale? Dhe cila firmë ka realizuar punimet? A është përdorur e njëjta metodë me të cilën SPAK dyshon se ka përdorur dhe Ilir Meta, që do të thotë se për shembull lulishtja e tij e mrekullueshme  e vilës është realizuar nga një firmë që ndërkohë fitonte tendera publikë?

Do të jetë SPAK që do ta zbulojë këtë edhe për vilën e familjes së Berishës. Por ajo që dyshohet është se punimet e rikonstruksionit duket të jenë bërë pa leje: Pra vajza e kryeministrit gjatë kohë kur babai ishte në krye të detyrës, ka ndërtuar në Gjirin e Lalzit në mënyrë abuzive, duke realizuar pa leje një vilë gjigande me dhjetëra dhoma, sallone, impjant panelesh diellore dhe një park përreth. Mes vitit 2004 dhe 2013 vila presidenciale e familjes Berisha ishte mesa duket pa asnjë dokument, por duke parë afrimin e zgjedhjeve dhe humbjen e mundshme, familja Berisha u mobilizua për t’u bërë në rregull me letrat.

Ja pse shfaqet vetëm me datë 29 prill 2013 kontrata e blerjes dhe 5 ditë më pas, pra me 4 maj 2013, Argita e Jamarbër Malltezi legalizojnë vilën me Aluiznin duke paguar 950.000 lekë dhe duke u bërë në këtë mënyrë edhe pronarë të nje pjese tokës. Vetëm 19 ditë me vonë, pra me 23 maj 2013, marrin në kohë rekord çertifikatën e pronësisë. Sic a pame në të njetën kohë, pra me 10 maj 2013, Sali Berisha kishte firmosur një tjetër leje zhvillimore komplekse për ndërtimin e rezortit turistik “Lura”, gjithnjë  në favor te shoqërisë ”Lura shpk”.

Mungonte vetëm një muaj nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013: ato zgjedhje do të shënojnë fundin e qeverisë Berisha. Pushtetin në fakt e kanë humbur, por të paktën, vila buzë detit dhe zgjerimin e fshatit turistik e kanë shpëtuar. Deri sa nuk kishte një prokurori të pavarur si SPAK, manipulime të këtij lloji mbeteshin si sekrete në sirtarët e institucioneve. Por SPAK tani duket e vendosur të hetojë mbi origjinën e e pasurive të pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve dhe shumë shpejt edhe misteret e vilave të Gjirit të Lalzit do të fillojnë të qartësohen. Pas hetimeve pasurore mbi Ilir Metën dhe Flamur Nokën (edhe ai i perfolur si pronar i nje tjeter supervile në Lalëzjo larg nga ajo e shefit te tij), i ka ardhur radha më në fund edhe Sali Berishës dhe familjes së tij të japin llogari për pasuritë e tyre.

/a.r

Next Post
I kërkoi divorcin në Instagram, sa para i detyrohet ish-bashkëshorti princeshës së Dubait

I kërkoi divorcin në Instagram, sa para i detyrohet ish-bashkëshorti princeshës së Dubait

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In