• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulohet motivi pse studentja franceze dhe ajo shqiptare u rrahën me grushte në Rinas

by A R
05/09/2016 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një incident i pazakontë ndodhi pasditen e së shtunës në terminalin e Aeroportit të Rinasit. Dy vajza, njëra franceze dhe tjetra shqiptare, u përfshinë në një konflikt fizik, duke u goditur me grushte dhe duke u kapur prej flokësh.

Burime nga Policia thanë se u desh ndërhyrja e efektivëve të Policisë Kufitare që dy vajzat, njëra 19 e tjetra 20 vjeçe, të lëshonin njëra-tjetrën. Ndërsa pas këtij momenti, vajza shqiptare, e cila ishte edhe e dëmtuara në këtë histori, nuk deshi ta linte me kaq. Ajo u drejtua për në Komisariatin e Rinasit, ku bëri kallëzim për vajzën franceze, e cila në fakt ishte shoqja dhe mysafirja e saj në Shqipëri.

Policia e Shtetit tha dje se vajzat që u përfshinë në këtë konflikt fizik janë 19-vjeçarja nga Franca, me iniciale H.D. dhe 20¬-vjeçarja shqiptare banuese në Tiranë, me iniciale K.D, raporton “Panorama” . Kjo e fundit ka denoncuar për dëmtime të tjera me dashje shtetasen e huaj, ndaj së cilës mësohet se ka nisur procedim penal nga Komisariati i Kufirit dhe Migracionit të Rinasit. Ndërsa materialet në ngarkim të saj janë referuar në Prokurorinë e Tiranës, edhe për akuzën e prishjes së qetësisë publike.

Ngjarja ka shkaktuar jo pak rrëmujë në terminalin e Aeroportit “Nënë Tereza”, pasi në atë moment aty ndodheshin dhjetëra pasagjerë që prisnin të udhëtonin, te tjerë që vinin në Shqipëri dhe të afërm të tyre. Kanë qenë pikërisht dëshmitarët e shumtë, që nuk kanë arritur t’i ndajnë vetë dy vajzat që ziheshin e për këtë arsye kanë lajmëruar policinë. Pas incidentit të ndodhur në terminalin e Aeroportit “Nënë Tereza”, të dyja vajzat, e dëmtuara dhe autorja, janë shoqëruar për të dhënë deklarimet e tyre në Komisariatin e Rinasit. Burimet thanë se dy vajza janë shoqe me njëra-¬tjetrën. Ato janë të dyja studente në Francë, ku edhe janë njohur. Prej disa ditësh, francezja H.D. kishte ardhur në Shqipëri me ftesë të shoqes së saj nga Tirana, K.D., e cila e kishte mirëpritur në shtëpinë e saj.

Madje, prej disa ditësh ishte bërë edhe guida e saj turistike, duke i treguar disa vende të Shqipërisë. Por ditën e shtunë, kur vajza shqiptare po përcillte për në aeroport mikeshën e saj nga Franca, duket se është krisur edhe miqësia e tyre. Disa minuta vonesë ka bërë që vajza e huaj të humbasë fluturimin, pasi avioni me të cilën ajo do të udhëtonte ishte ngritur në ajër. Për këtë arsye, ajo ka fajësuar shoqen e saj, të cilën e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushte e duke e kapur nga flokët./Panorama/a.m.

Next Post
Serbët e Zvezdas marrin një “goditje” nga UEFA

Serbët e Zvezdas marrin një “goditje” nga UEFA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In