• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulohet laboratori i ekspertizës, audio e PD në dorë të italianëve

by A R
25/05/2018 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Do të jenë autoritetet italiane ato që do të përcaktojnë laboratorin ku do të kryhet ekspertimi i audio-përgjimit të bërë publik nga Partia Demokratike, në të cilin pretendohet se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm flet për trafik droge.

Materiali është dërguar me letër-porosi drejt vendit fqinj në Ministrinë e Drejtësisë, pasi në Shqipëri është e pamundur të kryhet një proces i tillë.

Do të jetë ky institucion që do të kontraktojë një laborator që do të krahasoje zërin e Agron Xhafajt me atë të audio-përgjimit, për të saktësuar shkencërisht nëse është i njëjti. Drejt Italisë ditën e enjte ka udhëtuar edhe një nga prokurorët e çështjes Përparim Kulluri, por nuk sqarohet se çfarë veprimesh hetimore ka kryer në vendin fqinj.

Burime nga grupi hetimor konfirmuan për Tv Klan se nuk përjashtohet mundësia e marrjes së dëshmisë së Agron Xhafaj në Itali për interes të këtij hetimi. Hetuesit kanë dy rrugë për ta bërë këtë me anë të letër-porosisë ose pyetjes në burgun ku ai qëndronte.

Sipas të njëjtave burimi ai do të japë deponime jo si person nën hetim por në cilësinë e deklaruesit, duke qenë se nga Albert Veliu dhe zyrtarë të Partisë Demokratike pretendohet se është ai në audio-përgjim. Megjithatë një dëshmi paraprake ai e ka dhënë në Prokurorinë e Tiranës ku edhe denoncoi për kallëzim të rremë tre zyrtarët e Partisë Demokratike që bënë publik materialin.

Krimet e Rënda janë duke hetimor për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe kësaj dosje i është shtuar edhe kallëzimi i bërë nga Agron Xhafaj në Prokurorinë e Tiranës. Për Xhafajn është duke u kryer edhe një verifikim pasuror. /b.d

Next Post
Dritan Prifti thyen heshtjen: Një sëmundje e vështirë gjaku, arsyeja pse nuk kandidoj

Gruaja e Dritan Priftit, homazh me një foto për 21-vjetorin e martesës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koçiu prezanton kryeinspektorin e ri të IKMT-së: Ndërtime pa leje ‘në shënjestër’

Koçiu prezanton kryeinspektorin e ri të IKMT-së: Ndërtime pa leje ‘në shënjestër’

February 13, 2026
Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

February 13, 2026
Mot i keq në Itali, rrëshqitje dheu mbi një ndërtesë pranë Romës, një i vdekur dhe dy të plagosur

Mot i keq në Itali, rrëshqitje dheu mbi një ndërtesë pranë Romës, një i vdekur dhe dy të plagosur

February 13, 2026
Ekstradimi i Mario Çelës nga Belgjika, policia del me njoftim zyrtar

Ekstradimi i Mario Çelës nga Belgjika, policia del me njoftim zyrtar

February 13, 2026
I dyshuar për 7 veprimtari kriminale, arrestohet 28-vjeçari që theu “arrestin në shtëpi”

I dyshuar për 7 veprimtari kriminale, arrestohet 28-vjeçari që theu “arrestin në shtëpi”

February 13, 2026
NATO po na provokon në ajër dhe det, Moska ngre alarmin: Trampolinë për agresion ushtarak

NATO po na provokon në ajër dhe det, Moska ngre alarmin: Trampolinë për agresion ushtarak

February 13, 2026
Hapësirat e përbashkëta, Mazniku prezanton p/ligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”

Sa bashki do të ketë harta e re? Mazniku: Vizioni ynë është cilësia e shërbimit dhe jo numri i bashkive!

February 13, 2026
Berisha nuk po ia vesh dot ‘kostumin’ e tij Ramës dhe kjo është drama e PD

Berisha nuk po ia vesh dot ‘kostumin’ e tij Ramës dhe kjo është drama e PD

February 13, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, rritet me 10 lekë çmimi i sheqerit: Do të shitet me 114 lekë/kg

Shporta e inflacionit, ulen shpenzimet për veshje e mobilim, rriten për digjitalizimin dhe financat

February 13, 2026
Vijon përplasja SHBA-Iran, Uashingtoni dërgon aeroplanmbajtësen e dytë në Lindjen e Mesme

Vijon përplasja SHBA-Iran, Uashingtoni dërgon aeroplanmbajtësen e dytë në Lindjen e Mesme

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In