Identifikohet shqiptari që humbi jetën ditën e djeshme në një aksident rrugor në Padova. Mësohet se viktima është Ferdinant Gjuzi, 47-vjecar, banues në Padova. Sipas burimeve policore, 47-vjecari po udhëtonte me një automjet tip Opel Corsa, ku u përplas fort me një kamion, çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.
Shqiptari mbeti i bllokuar brenda automjetit që u shkatërrua plotësisht, ndërsa u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për ta nxjerrë nga mjeti.
Ende nuk dihen saktësisht shkaqet e aksidentit fatal, por dyshohet se shqiptari mund të ketë qenë i sëmurë.