• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zbulohet drafti / Prokurori speciale për hetimin e zyrtarëve dhe gjyqtarëve

by Java News
27/12/2015 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori dhe Gjykatë speciale kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë, gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky është një nga propozimet kryesore të draftit të ndryshimeve kushtetese për reformën në Drejtësi.

Në dokumentin e plotë të siguruar nga “Panorama”, në nenin 53 të ndryshimeve kushtetuese parashikohet një strukturë e posaçme antikorrupsion me prokurorë të pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm, që zgjidhen nga Këshilli i Lartë i Prokurorëve. Madje, do të jenë prokurorët e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion që do të kenë në varësi Byronë Kombëtare të Hetimit.

MONITORIMI NDËRKOMBËTAR
Por drafti për ndryshimet kushtetuese përcakton edhe monitorimin ndërkombëtar të Drejtësisë. Neni 2 i kapitullit ‘Vlerësimi kalimtar i kualifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve’ shpjegon përbërjen dhe detyrat e këtij misioni. “Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit është një bashkëpunim ndërmjet Komisionit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, organizatave të tjera ndërkombëtare dhe asistencës ndërkombëtare dypalëshe. Ky Mision ka të drejtë të emërojë vëzhgues ndërkombëtarë në të dyja shkallët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai kryesohet dhe vepron nëpërmjet Komisionit Europian që koordinon ndihmën ndërkombëtare”, thuhet në projektin për ndryshimet kushtetuese. Vëzhguesit ndërkombëtarë do të jetë filtri kualifikues i çdo vendimi të komisioneve që do vlerësojnë gjyqtarët dhe prokurorët.

“Vëzhguesit Ndërkombëtarë mund ta dërgojnë çështjen për shqyrtim në Komisionin e Pavarur Alternativ të Shkallës së Parë ose në Komisionin e Zgjeruar të Shkallës së Apelit, sidomos në rast se ata e konsiderojnë të paarsyeshëm vendimin e propozuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ose nëse konstatojnë tregues të mjaftueshëm dhe bindës që vendimi i propozuar është i papërshtatshëm, nuk mban parasysh fakte ose prova të rëndësishme, nuk bazohet në ligj, ose është rezultat i një ndikimi të papërshtatshëm”, thuhet në draft.

SHKARKIMET
Drafti për ndryshimet kushtetuese zbulon kohën gjatë së cilës do të bëhet pastrimi i Drejtësisë nga të korruptuarit dhe të paaftët. Drafti përcakton periudhën 1 janar 2016 deri më 31 dhjetor 2019 gjatë së cilës do të bëhet pastrimi i radhëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk duhet të jenë në Drejtësi. Për këtë, gjyqtarët dhe prokurorët do të analizohen nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në bazë të performancës dhe justifikimit të pasurisë së deklaruar prej tyre. Të gjithë komisionerët do të kenë të njëjtin status me atë të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, gjatë gjithë mandatit dhe një pagë bruto prej 600.000 lekësh në muaj.

Në sitë të këtij komisioni do të kalojnë të gjithë gjyqtarët, përfshi anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, prokurorët, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, si dhe këshilltarët e tyre. Gjyqtarët ose prokurorët që do të vlerësohen nga ky komision mund të dorëhiqen nga detyra, vlerësimi ndaj tij pushon menjëherë, pavarësisht nga koha e dorëheqjes, si përpara, ashtu edhe gjatë kohës së vlerësimit. Personat nën vlerësim që dorëhiqen nga detyra, nuk mund të shërbejnë si gjyqtarë në ndonjë shkallë gjykimi, si prokurorë, si anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ose Prokuror i Përgjithshëm, për një kohëzgjatje prej dhjetë vjetësh. Pasuria do të jetë një tjetër kriter vlerësimi për personat e drejtësisë.

155 236

Next Post

Presidenti çek e quan ‘pushtim të organizuar’ valën e imigracionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

February 19, 2026
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave ushtarake për sulme ndaj Iranit

Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave ushtarake për sulme ndaj Iranit

February 19, 2026
“Do jetë 2-fish më agresive se ajo e 10 shkurtit”, Nard Ndoka ‘zbulon’ skenarët e protestës së Berishës nesër

“Do jetë 2-fish më agresive se ajo e 10 shkurtit”, Nard Ndoka ‘zbulon’ skenarët e protestës së Berishës nesër

February 19, 2026
“Epsteini” ynë

Provokimi i Edi Ramës me Jack Smith, si një fjalim shumë shqiptar

February 19, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Politika kërkon b*le, jo britma

February 19, 2026
“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

February 19, 2026
“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

February 19, 2026
Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

February 19, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë

February 19, 2026
“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In