• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohet dokumenti/ Si u tradhtuan çamët në traktatin Shqipëri-Greqi të vitit 1996

by Java News
04/02/2018 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kulmin e polemikave dhe mjegullnajës rreth bisedimeve Bushati-Kotzias për çështjen e kufirit detar, Shqiptarja.com zbardh për herë të parë Traktatin e Miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë, i firmosur më 21 Mars 1996, por i mbajtur i fshehtë nga autoritetet shqiptare prej 22 vitesh. Traktati ka hyrë në fuqi në fuqi në 5 shkurt të vitit 1998, ndërsa është firmosur nga ish-ministri i Jashtëm shqiptar, Alfred Serreqi, në kohën kur President ishte Sali Berisha.

Nga pala greke është firmosur nga ish-ministri i Jashtëm, Theodoros Pangalos. Në Traktatin e Miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë, i firmosur gjatë pushtetit të parë të Partisë Demokratike, nuk figuron askund çështja e ligjit të luftës, i cili mban të ‘ngrirë’ Çështjen Çame. Në Traktat nuk përmend askund as Çështja Çame dhe problemet e tjera të mprehta. Por teksa palët kanë harruar ligjin e luftës dhe çamët, ata kanë harruar që të theksojnë që në krye të Traktatit, respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

Gëzimi i pronave  
Në dokument ka vetëm një paragraf, i cili jo vetëm nuk e zgjidh, por i vë kapak Çështjes Çame, e cila në fakt nuk përmendet, por nënkuptohet. Neni 15 i Traktatit parashikon që shtetasit e njërës palë, do t’i gëzojnë pronat në territorin e palës tjetër, por brenda kuadrit ligjor të saj. “Secila nga palët kontraktuese do të përballojë mundësinë e heqjes, brenda kuadrit të saj ligjor, të pengesave që vështirësojnë gëzimin e pasurive që kanë shtetasit e njërës palë në territorin e palës tjetër”, thuhet në nenin 15 të Traktatit të Miqësisë. Pra, neni 15, paradoksalisht thotë që çamët mund të kërkojnë në rrugë juridike kthimin e pronave të konfiskuara në Greqi pas Luftës së Dytë Botërore, por duke respektuar ligjin e luftës së Greqisë.

Mosmarrëveshjet 
Palët kanë rënë dakord që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet në formë paqësore dhe sipas të Drejtës Ndërkombëtare. “Veprimet e tyre synojnë përdorimin mjeteve paqësore që parashikon e Drejta Ndërkombëtare, Karta e Kombeve të Bashkuara dhe tekstet e përbashkëta të OSBE, si dhe të mekanizmave përkatëse të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të mundshme. Në kuadrin evropian, ato janë të vendosura në mënyrë të patundur të vazhdojnë të japin ndihmesën e tyre për funksionimin rezultativ të organeve dhe metodave, të pranuara nga të gjithë, për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe parandalimin e përplasjeve”, thuhet në nenin 3 të Traktatit. Në dokument thuhet gjithashtu se Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Të dyja palët mbështesin thellimin e marrëdhënieve midis Bashkimit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë. Republika e Greqisë do të mbështesë integrimin e Shqipërisë në të gjitha strukturat politike, ekonomike dhe ushtarake të Evropës”, parashikon Traktati.

Minoriteti  
Respektimi i lirive themelore dhe të drejtave minoritare theksohet që në nenin 1 të Traktatit të Miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Ato deklarojnë respektimin nga ana e tyre të parimeve të sovranitetit dhe të dinjitetit, si të respektimit të lirive themelore dhe të drejtave njerëzore dhe minoritare”, thuhet në dokument. Traktati parashikon gjithashtu që të dy vendet shpallin përkushtimin e tyre ndaj parimit të paprekshmërisë së kufijve ekzistues, të njohur ndërkombëtarisht, në përputhje me Aktin Final të Helsinkit dhe Kartën e Parisit dhe se vija kufitare midis dy vendeve do të jetë vijë kufitare paqe dhe miqësie”, thuhet në krye të Traktatit.

Paradoksi 
Neni 15 i Traktatit të Miqësisë paradoksalisht parashikon që çamët mund të kërkojnë në rrugë juridike kthimin e pronave të konfiskuara në Greqi pas Luftës së Dytë Botërore, por duke respektuar ligjin e luftës së Greqisë.

Ligji i luftës 
Ndryshe nga retorika dhe lojërat politike për vite me radhë, në Traktatin e Miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë, i firmosur gjatë pushtetit të parë të Partisë Demokratike, nuk figuron askund çështja e ligjit të luftës, i cili mban të ngrirë Çështjen Çame. /shqiptarja

a.ç

Next Post
Mbi horrorin Tiranë – Durrës e kthim

Flet opozitari i çartur Lom Fasulja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më bezdisin”, militanti kërkesë Berishës nga Foltorja e Sukthit: Më 20 shkurt nuk dua të shoh nga ata me kollare (VIDEO)

“Më bezdisin”, militanti kërkesë Berishës nga Foltorja e Sukthit: Më 20 shkurt nuk dua të shoh nga ata me kollare (VIDEO)

February 18, 2026
“Të premten reshje shiu dhe stuhi”, meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit javën e ardhshme

“Të premten reshje shiu dhe stuhi”, meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit javën e ardhshme

February 18, 2026
Si gjithnjë, njeriu do fitojë!

Të fortët, të mëdhenjtë dhe ne zarat e vegjël mes tyre

February 18, 2026
Zbardhet takimi i deputetëve të PD me McAllister dhe eurodeputetët: Vlerësuam raportin e PE mbi zgjedhjet e 11 Majit

Zbardhet takimi i deputetëve të PD me McAllister dhe eurodeputetët: Vlerësuam raportin e PE mbi zgjedhjet e 11 Majit

February 18, 2026
Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

February 18, 2026
Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet

Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet

February 18, 2026
Bashkimi Europian i kërkon garaci FIFA-s për sigurinë e tifozëve që do udhëtojnë për të ndjekur nga afër Botërorin 2026

Bashkimi Europian i kërkon garaci FIFA-s për sigurinë e tifozëve që do udhëtojnë për të ndjekur nga afër Botërorin 2026

February 18, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Anatomia e aromës

February 18, 2026
Këshilltarët ndërkombëtarë të Veliajt për Eureporter: Persekutim për motive politike! Paraburgimi po pengon ushtrimin e detyrës

Këshilltarët ndërkombëtarë të Veliajt për Eureporter: Persekutim për motive politike! Paraburgimi po pengon ushtrimin e detyrës

February 18, 2026
Diplomacia si shërbim publik e jo si privilegj

Diplomacia si shërbim publik e jo si privilegj

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In