• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Zbulohet biseda e Borrell me Kurtin në Bruksel: Masat ndëshkuese ndaj Kosovës varen nga rrjedha e dialogut

by Java News
16/09/2023 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës në korrik, mund të hiqen ose shtohen, por kjo varet nga rrjedhja e situatës në terren dhe dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë. Kështu i tha Radios Evropa e Lirë një burim në Bruksel, që shtoi se për çështjen e masave, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë rundit të fundit të dialogut më 14 shtator.

Sipas burimit, Borrell i ka thënë Kurtit se është i gatshëm të rekomandojë heqjen e masave nëse do të raportonte për sukses në takim. Por, rundi i dialogut dështoi pa një ujdi, pasi siç tha blloku evropian, Kosova nuk pranoi një propozim të BE-së për marrëveshjen për normalizim, andaj nuk pati edhe lëvizje sa i përket masave. Zyrtari i BE-së, i tha REL-it se masat ndaj Kosovës janë fleksibile, të përkohshme, mund të hiqen, por edhe të shtohen, pasi për to janë pajtuar 27 shtetet anëtare të bllokut të cilat nuk i vënë në dyshim masat.

Qeveria e Kosovës ishte njoftuar për masat e BE-së më 28 qershor dhe ato hynë në fillim të korrikut. Ato u vendosën për shkak të mospërmbushjes së kushteve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Tensionet në këtë zonë të banuar me shumicë serbe u rritën në fund të majit. Masat ndëshkuese përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Po ashtu masat përfshijnë edhe ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit). Propozimet e Kosovës në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga bordi më 29 dhe 30 qershor. Pas takimit në kuadër të dialogut më 14 shtator, nga deklarata e përfaqësuesit të lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ishte e dukshme se lehtësuesit e këtij procesi nuk mendojnë se janë përmbushur kushtet për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Kjo pasi Borrell deklaroi se masat që i ka ndërmarrë Kosova për shtensionimin e situatës në veri, ndonëse mirëpriten nga blloku, nuk mjaftojnë dhe nuk janë në përputhje me kërkesat dhe pritjet e BE-së.

Kosova dhe BE-ja në korrik u pajtuan për disa hapa që synojnë shtensionimin e situatës në veri. Që atëherë, Prishtina ka thënë se ka reduktuar praninë policore në dhe përreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Po ashtu, është hartuar edhe një udhëzim administrativ që mundëson largimin e kryetarëve të komunave përmes një peticioni. Këto hapa të ndërmarra nga Kosova në BE janë vlerësuar si “veprime në drejtim të duhur”, por jo të mjaftueshme, sepse, sipas një diplomati me të cilin bisedoi REL-i, ato “nuk janë as të menjëhershme, as të mjaftueshme dhe nuk janë tërësisht në përputhje me kërkesat” e bllokut evropian.

Pas takimit të 14 shtatorit, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të enjten mbrëma ka njoftuar ambasadorët e shteteve anëtare në Komitetin për politikë dhe siguri të BE-së për bisedimeve. Ndonëse aty, sipas burime diplomatike është përsëritur thirrja për “një qasje të balancuar kur janë në pyetje masat”, Lajçak ka marrë mbështetjen për punën e tij, dhe sipas të njëjtave burime, “askush nuk ka vënë në dyshim masat ndaj Kosovës”. Ambasadorët kanë kërkuar që masa të tilla të shqyrtohen edhe për Serbinë sepse ka shumë shtete që besojnë se Kosova nuk është e vetmja fajtore për tensionet në veri.

Burimet në BE kanë thënë se shtetet e bllokut “po monitorojnë edhe sjelljen e Serbisë” dhe se “lehtësuesit do të preferonin sikur të mos kishte fare masa ndaj asnjërës palë”. Në BE për një kohë përmendin sanksionimin e Serbisë si “një mundësi”, por deri më tani masa janë vendosur vetëm ndaj Kosovës. Kosova për veprimet apo mosveprimet e saj sa i përket situatës në veri është qortuar edhe publikisht, ndërkaq Serbia është qortuar në takime të mbyllura, por jo edhe publikisht.

Tensionet në veri të Kosovës u rritën në maj, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të zgjedhur në prill – në votimet e bojkotuara nga serbët lokalë – hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë së Kosovës. BE-ja dhe SHBA-ja vazhdimisht kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet dhe që në katër komunat veriore të mbahen zgjedhje të reja. Ndërkaq, gjatë këtij viti, Kosova dhe Serbia kanë arritur gojarisht Marrëveshjen drejt normalizimit dhe Aneksin për zbatimin e saj, por blloku evropian ka thënë se zbatimi i saj nuk ka nisur. Marrëveshja prej 11 nenesh nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Po ashtu palët zotohen se do të zbatojnë marrëveshjet e arritura më herët në procesin e dialogut.

Pas përfundim të rundit të fundit të dialogut në nivel të lartë në Bruksel, Borrell ka deklaruar se “të dyja palët janë në shkelje serioze të obligimeve të tyre nga marrëveshja e dialogut”. Në pyetjet se pse atëherë vetëm njëra palë, në këtë rast Kosova, është duke u përballur me masa ndëshkuese e Serbia jo, një zyrtar i BE-së tha se “masat janë specifike dhe kanë të bëjnë ekskluzivisht me hapat për shtensionimin e situatës në veri” të Kosovës.

“Vendet anëtare po monitorojnë edhe sjelljen e Serbisë. Serbia nuk ka bërë asgjë për të zbatuar obligimet e saj nga marrëveshja. Ka mundur të bëjë shumë gjëra në mënyrë të njëanshme, si për shembull sa i përket njohjes së dokumenteve. Nuk ka pasur nga ana e Serbisë as masa, e as dënim të njerëzve përgjegjës për dhunën në veri të Kosovës, edhe pse identiteti i tyre është i njohur”, tha një zyrtar i BE-së, i cili shtoi se mund të jetë e gjatë lista e gjërave që nuk ka bërë Serbia. Megjithatë, ky zyrtar tha se “duhet së pari Kosova të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi është një proces i gjatë dhe ne pastaj do të siguronim që Serbia t’i kryejë detyrat e veta”. Se cili do të jetë fati i masave ndaj Kosovës, nëse ato do të hiqen apo do të shtohen masa të reja, apo nëse do të vendosen masa ndaj Serbisë, pritet të merret vendim në javët në vijim pasi të zhvillohen konsultimet mes shteteve anëtare të BE-së dhe pas konsultimeve mes BE-së dhe SHBA-së./Rel

Next Post
“Perëndimi duhet ta mbajë premtimin ndaj Rusisë”/ Erdogan për marrëveshjen e grurit: Zgjidhja mund të gjendet, por…!

Akuza e Erdogan: BE po distancohet nga Turqia. Ne do vlerësojmë situatën dhe do marrim një drejtim tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtatë shpërthime të forta dhe sirena për sulme ajrore në kryeqytetin e Venezuelës (VIDEO)

Shtatë shpërthime të forta dhe sirena për sulme ajrore në kryeqytetin e Venezuelës (VIDEO)

January 3, 2026
Rama: Mbi 100 mijë persona në 2025 vizituan Muzeu Ikonografik të Beratit

Rama: Mbi 100 mijë persona në 2025 vizituan Muzeu Ikonografik të Beratit

January 3, 2026
“I gjithë vendi duhet të mobilizohet për të mposhtur këtë agresion”/ Maduro akuzon SHBA për sulmet në Venezuelë

“I gjithë vendi duhet të mobilizohet për të mposhtur këtë agresion”/ Maduro akuzon SHBA për sulmet në Venezuelë

January 3, 2026
“Spektakël qiellor”, sonte mos harroni të shihni ‘Hënën e Ujkut’! Shenjat e horoskopit që do të preken nga ky fenomen

“Spektakël qiellor”, sonte mos harroni të shihni ‘Hënën e Ujkut’! Shenjat e horoskopit që do të preken nga ky fenomen

January 3, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Elbasan, në kërkim për kultivim narkotikësh/ Arrestohet 34 vjeçari, do ekstradohet në Kosovë

January 3, 2026
Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas bombardimeve në një bazë ushtarake: Një sulm i tillë kërcënon stabilitetin ndërkombëtar

Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas bombardimeve në një bazë ushtarake: Një sulm i tillë kërcënon stabilitetin ndërkombëtar

January 3, 2026
“TikTok” është bërë “mësuesi i parë” për miliona të rinj në botë/ Fëmijët shqiptarë, si po rriten me algoritme?

“TikTok” është bërë “mësuesi i parë” për miliona të rinj në botë/ Fëmijët shqiptarë, si po rriten me algoritme?

January 3, 2026
Diella renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës

Diella renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës

January 3, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi për sot, çfarë kanë parashikuar yjet? “Mos u nxitoni të investoni në projekte të reja…”

January 3, 2026
Tragjedia me 40 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë: Një nga tragjeditë më të këqija, kujtojmë jetët e humbura

Zvicër, zjarri me 47 viktima, flakët erdhën si pasojë e fishekzjarrëve/ Ja si nata e Vitit të Ri u kthye në tragjedinë e parë të 2026

January 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com