Një kërkesë e Ilir Beqajt për të treguar përmes një prezantimi elektronik pretendimet e tij, u bënë sot objekt sherri në Komision. Partia Demokratike dhe PL (LSI), insistuan ta pengonin Beqajn që të jepte variantin e tij mbi sistemin shëndetësor.
Edhe pse prej disa muajsh opozita e kërkonte Beqajn të dëshmonte në Komision, në fakt me dëshmi ishte nënkuptuar vetëm për ta marrë në pyetje.
Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, pas 6 orë debatesh kërkoi një pushim më të zgjeruar teksa Beqajt s’iu dha e drejta te mbrohej as përmes prezantimit e as përmes Pwer-Point.
Por në fakt Vokshi dhe të gjithë anëtarët e Komisionit janë njoftuar një ditë më parë mbi kërkesën e zotit Beqaj. Atë të një prezantimi te shkurtër elektronik, në funksion të sqariimit të çështjes nën hetim.
Por mesa duket PD ka pritur 24 ore pa i kthyer një përgjigje Beqajt për të bërë rolin e të habiturit mbi kerkësën e prezantimit me Power Point.