Zbulohet një trup qiellor tej sistemit diellor. Ai u emërua “FarFarOut ‘, i cili ndodhet 18 miliard kilometra nga Dielli.
Studimi vjen nga astrofizikanti Scott Sheppard i institutit ”Carnegie”.
Për momentin, për ”FarFarOut” dihet shumë pak, dhe nevojiten vite vëzhgimesh, në mënyrë që të mblidhet më shumë informacion.
Sheppard ka identifikuar ”FarFarOut”-in aksidentalisht, ndërsa riekzaminonte të dhëna të vjetra, ndërsa një stuhi dëbore e ndaloi atë duke e detyruar atë që të shtynte angazhimin.
/a.rada