• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Zbulohen SMS-të / Ja çfarë i shkruante imami kosovar dashnores

by Aalison Pearse Stevens
03/03/2016 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mësuesi i Lavdrim Muhaxherit dhe shumë kosovarëve tjerë, të cilët përmes tij morën rrugën për në “Tokën e Shamit” në Siri, hoxhë Zekrija Qazimi del të mos jetë ai që nxënësit e tij e mendonin. Ish -Imami gjilanas, i xhamisë “El Kuddus”, përderisa po vazhdonte të bënte indoktrinimin e të rinjve dhe dërgimin e tyre për të luftuar në ISIS, po gjente kohë edhe për dashnoren e tij, me të cilën po tradhtonte gruan dhe fëmijët e tij. Gazeta Express, në serinë e katërt të përgjimeve që kanë të bëjnë me Imamin, sjell dëshmi, që shpërfaqin aferën e tij seksuale me një grua të divorcuar.

Edhe pse në komunikimin e tij me të rinjtë, të cilët i rekrutonte për t’i çuar në Siri ishte mjaft i kujdesshëm, ish-imami i Bashkësisë Islame të Kosovës në Gjilan, Zekrija Qazimi njëjtë nuk u tregua edhe gjatë komunikimit me dashnoren e tij.

Hoxha i Gjilanit, i cili u arrestua nga Policia e Kosovës dhe ende po gjykohet, nën dyshimin se kishte rekrutuar dhjetëra të rijnë kosovarë për t’i bërë pjesë të organizatave terroriste në luftuat në Siri e Irak, del të mos jetë aq i devotshëm sa është paraqitur para xhematit të tij.

Ndonëse, hoxhë Qazimi ishte ai që vazhdimisht në videot e tij për xhematin, interpretonte Librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin, ishte vetë ai që nuk iu përmbajt udhëzimeve të këtij libri të shenjtë.

Gazeta Express ka siguruar komunikimet e tij telefonike gjatë vitit 2013, nga të cilat del se “hoxha i devotshëm” që tani ndodhet në burgun e sigurisë së lartë në Gërdovc, kishte një lidhje jashtë martesore.

Hoxha 36 vjeçar, baba i katër fëmijëve, pasi kryente obligimet e tij ndaj xhematit, udhëtonte pothuajse çdo ditë nga Gjilani për në Prishtinë, për ta takuar të dashurën e tij, të cilën nuk hezitonte edhe ta financonte. Kjo dëshmohet në SMS-Dëshmitë e zbardhura nga Gazeta Express, si pjesë e katërt serisë së përgjimeve ndaj imamit të xhamisë “El Kuddus”.

Por kjo aferë e tij, nuk kishte kaluar pa u zbuluar nga xhemati, të cilët, disa herë, ia kishin bërë me dije Qazimit se e kjo që po bënte ishte e kundërta e asaj që ai ligjëronte para tyre çdo ditë.

“ Ti je hoxhe qe njihesh nga masa frigoju Allahut”,  ishte një nga SMS’të që i ishte dërguar nga një dëgjues i ligjëratave të tij.

Ata, madje edhe e kishin  kërcënuar në telefon se nëse ai nuk e ndërprenë këtë lidhje, gjithçka do të kuptohej nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Krejt veprimet e tyre pasuesit e imamit i  lidhin edhe me vetë mësimet e Kur’anit për të cilat edhe Qazimi ka ligjëruar –ndalimin e seksit jashtë martesorë në islam ose i njohur në terminologjinë fetare si “zinaja” për të cilën qartazi shkruhet në librin e shenjt islam dhe ndëshkimi është i rëndë.

““Laviren dhe lavirin t’i rrahni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dispozitave të All-llahut mos u tregoni zemërbutë ndaj tyre”, thuhet për seksin jashtë martesor të të pamartuarve që në kaptinën e dytë të librit mbi të cilin ligjëronte Qazimi, derisa Ligji i Sheriatit për të cilin ka ligjëruar ky imam është shumë më i rëndë për të martuarit, sikur ky rast.

Praktika e këtij ligji të aplikuar në disa shtet islame, e i cili, Qazimi deshironte të praktikohej edhe në Kosovë, thotë se të martuarit që kanë afera seksuale duhet të vriten me gurëzim në publik.

Por kjo tradhti e hoxhës nuk mbeti sekret as për gruan e tij, e cila me tu siguruar për këtë, i kishte kërkuar llogari Zekria Qazimit për gjithçka.

Por, pa marrë parasysh këto, hoxha që doli të jetë rekrutuesi më i madh i kosovareve për ISIS, kishte vazhduar lidhjen me të dashurën, sa që i kishte propozuar edhe që ajo të bëhej gruaja e tij e dytë. Martesën e dytë ai e llogariste obligim.

Por, ky plan i tij nuk u realizua kurrë. Kjo pasi Zekrija Qazimi, në  verën e vitit 2014 ra në prangat e Policisë së Kosovës nën dyshimin për rekrutim të të rinjve kosovarë në grupet terroriste ISIS dhe Al Nusra. Ai tani është duke u përballur me drejtësinë, bashkë me 6 bashkëpunëtorë të tij, për të cilat rrezikon të dënohet deri në 15 vjet burg.

Zekrija Qazimi akuzohet se duke keqpërdorur pozitën e tij si Imam në Xhamin “ El-Kuddus”  në Gjilan, publikisht ka nxit dhe përhap urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike dhe grupe tjera që jetojnë në Republikën e Kosovës, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik.

Qazimi e kishte filluar veprimtarinë e tij në organizatën “Rinia Islame” në Gjilan.

Ai njihet si mësues i dy terroristëve më të njohur kosovarë, Lavdrim Muhaxherit dhe Ridvan Haqifit, që të dy tash udhëheqës kryesor të shqiptarëve në Siri. /GazetaExpress/.

Next Post

Gerald Butler, grusht gazetarit direkt në TV (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hante dreka darka me ata që unë i godisja më shumë”, Salianji i përgjigjet Berishës: I vetmi politikan në PD i lidhur me krimin

“Hante dreka darka me ata që unë i godisja më shumë”, Salianji i përgjigjet Berishës: I vetmi politikan në PD i lidhur me krimin

May 3, 2026
Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme, Irani: SHBA ka afat një muaj t’i japë fund bllokadës detare

Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme, Irani: SHBA ka afat një muaj t’i japë fund bllokadës detare

May 3, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 4 maj 2026

May 3, 2026
Sekuestrohet në Tiranë “Audi SQ8” i vjedhur në Itali, procedohet 44-vjeçari

Sekuestrohet në Tiranë “Audi SQ8” i vjedhur në Itali, procedohet 44-vjeçari

May 3, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

PROFIL! Dita e parë e gjyqit në tokë… e Ilir Metës

May 3, 2026
Berisha sulmon kundërshtarët brenda PD: Rama e kapi për fyti Bashën, kishte dy dosje

Berisha sulmon kundërshtarët brenda PD: Rama e kapi për fyti Bashën, kishte dy dosje

May 3, 2026
Një i plagosur pas sherrit mes disa të rinjve në një lavazh në Fier, arratiset autori

Një i plagosur pas sherrit mes disa të rinjve në një lavazh në Fier, arratiset autori

May 3, 2026
Zbulohet plani, çfarë përfshin propozimi me 14 pika i Iranit për SHBA-në për t’i dhënë fund luftës

Zbulohet plani, çfarë përfshin propozimi me 14 pika i Iranit për SHBA-në për t’i dhënë fund luftës

May 3, 2026
U ndërpre pas debateve për listat e votuesve, rifillon procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD në Korçë

U ndërpre pas debateve për listat e votuesve, rifillon procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD në Korçë

May 3, 2026
Ekstradohet nga Spanja 26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Spanja 26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In