• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulohen detaje të reja/ Masakra në Tiranë, Fatjon Murati nuk ishte shënjestra e atentatit

by Java News
13/03/2023 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shënjestra e atentatit të djeshëm mund të ketë qenë xhaxhai i Fatjon Muratit, pronarit të lokalit ku humbi jetën banakierja dhe ku u plagosën 5 persona të tjerë, raporton Euronews Albania.

“Shënjestër e atentatit mendohet të ketë qenë Sehit Murati, xhaxhai i Fatjon Muratit. Ai duhet të ishte në masën e sigurisë arrest shtëpie, por nuk është gjetur në banesë. Fatjon Murati ka dyshime të jetë larguar jashtë territorit shqiptar, nuk dihet nëse është bërë njoftimi në kufi, për parandalimin e arratisjes së tij. Ai njihet si mik i një shtetasi tjetër Endrit Dokle. Sipas informacioneve, mund të kenë qenë 2 apo tre autorë që kanë qëlluar nga jashtë, nuk dihet nëse autorët kanë pasur dijeni se kush ndodhej në lokal.

Aty humbi jetën banakierja e pafajshme dhe u plagos nga ciflat e xhamit një vajzë 10-vjeçare. Sa i përket automjetit të gjetur afër Bubqit, ku janë dalluar edhe dy armë zjarri kallashnikovë, është duke u këqyrrur automjeti, por fakti që është konstatuar kaq vonë nga policia është një e dhënë që duhet të merret me rezeva.

Nuk dihet nëse automjeti i gjetur përkon me të dhënat që ka siguruar policia nga kamerat e sekuestruara pas ngjarjes për të parë itinerarin se si ka lëvizur autori. Kjo ngjarje e rëndë, ku u qëllua me breshëri në një mjedis publik, pa patur një shënjestër konkrete. Megjithatë  lidhja e kësaj ngjarje bëhet me xhaxhain e Fatjon Muratit, Sehit Murati i cili është i plagosur”, – tha Ferhati.

/s.f

Next Post
Viktimë në atentat, banakierja kishte filluar punë vetëm 10 ditë më parë

Viktimë në atentat, banakierja kishte filluar punë vetëm 10 ditë më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com