Zbulohen 15 milionë euro, të fshehura brenda një muri, në një banesë në Milano të Italisë.
Zbulimi u bë nga policia, në vijim të kontrolleve për drogë në zonën e Lombardisë.
Shuma e majmë e parave me prerje nga 20 deri në 500 euro, u zbulua në 28 kuti të sistemuara brenda një muri artificial.
Kjo bëri që policia të vërë në pranga tre persona të dyshuar, të shënjestruar për trafik droge.
Përveç parave të zbuluara gjatë kësaj fundjave në mur, agjentët gjetën edhe 167 mijë euro të tjera, të ruajtura brenda një kasaforte, në një ofiçinë makinash.
Që të gjitha paratë u sekuestruan, si frut i aktivitetit kriminal.
g.kosovari