• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulimi: Thesari i Vrapit, më i vlefshmi i gjetur ndonjëherë në Shqipëri

by Java News
26/01/2024 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thesari i Vrapit është ndoshta më i vlefshmi i gjetur ndonjëherë në Shqipëri.

U zbulua në vitin 1901 në fshatin Vrap të Tiranës, nga vëllezërit Murat e Ali Biceri dhe vëllezërit Met e Mustafa Mema në arën e këtij të fundit.

Mendohet se thesari i përket shekullit të VI dhe se ka qenë pronë e avarëve, të njohur si bullgaro-sllavët, që pushtuan provincat romake, pas rënies së Perandorisë Romake dhe lindjes së Perandorisë Bizantine.

Thesari përbëhet nga 41 objekte, 35 prej ari dhe 6 prej argjendi të tilla si kupa, kapakë, pafta rripi katërkëndëshe me grifë, gjuhëza rripash.

Pesha totale e tyre është 6.9 kg: 5,5 kg objekte ari dhe 1.4 kg. argjendi. Pjesa më e madhe e sendeve të gjetura gjenden në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, të lëna me testament nga Xhon Pierpont Morgan.

Bankieri i njohur e kishte blerë thesarin në vitet 1902-1907 me ndërmjetësinë e konsullit austriak në Durrës, Remi von Kuatkovski.

Nga thesari vetëm një kupë ari shkoi në Muzeun Arkeologjik të Stambollit dhe një tas ari në Galerinë e Arteve Walters në Baltimore.

Thesari është studiuar nga arkeologu gjerman Joachim Werner, i cili erdhi në Shqipëri, vizitoi fshatin Vrap më 7 korrik 1982, dhe në 1989 botoi në Vjenë librin “Thesari i Vrapit në Shqipëri”./Adi Darsi

Next Post
Enrat/ Roma i kërkon largimin, dy klube të Serie A pas Marash Kumbullës

Enrat/ Roma i kërkon largimin, dy klube të Serie A pas Marash Kumbullës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In