Miliona njerëz vdesin çdo vit nga kanceri dhe numri i të prekurve po rritet me shpejtësi si pasojë e shkaqeve të ndryshme, tek të cilat një pjesë e madhe janë njerëzore.
Kjo sëmundje e rëndë është shpesh quhet edhe si kërcënuesja e njerëzimit, pasi mungon kura për shërimin.
Janë kryer me qindra e qindra studime, janë harxhuar me miliarda dollarë, por kura për shërimin e plotë të kancerit nuk është gjetur.
Por së fundi, në një studim të kryer nga shkencëtari Cameron Stewart, është gjetur një gjen në trupin e njeriut që mund të trajtojë tumoret e ndryshme.
Në studimin e publikuar në një botim shkencor të titulluar “Journal og Biological Chemistry”, thuhet se ky gjen ka ekzistuar që para 500 milionë vitesh te njeriu.
“Gjeni në fjalë është gjetur duke kryer studimin e viruseve. Viruset nuk mund të reduktohen vetvetiu pa ndihmën e gjeneve”, ka thënë doktori Stewart.
Pas tre vitesh studim, u zbulua se gjeni i panjohur më parë jepte efekt në trajtimin e kancerit. Mbi këtë bazë do punohet për të gjetur kurën që shëron sëmundjen.
Edhe pse ky cilësohet si zbulim i rëndësishëm, nuk dihet se sa efektiv do jetë./a.m.