• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulimi/ Familja Berisha ‘pushton’ rrugën ‘Mustafa Matohiti’, 5 apartamente dhe 3 bodrume, një detaj i dyshimtë për prokurorinë

by Java News
13/02/2023 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, mes Rrugës së Elbasanit dhe rrugës mbi Piramidën, sa vijnë e zgjerohen sarajet e Familjes Berisha, me vlerë qindra mijëra euro. Bëhet fjalë për Rrugën “Mustafa Matohiti”, e njohur tashmë edhe si Rruga e Salës, për shkak se aty banon Sali Berisha. Në këtë rrugë, fillimisht u zhvendos me banim Sali Berisha në vitin 2007. Berisha hyri në politikë me një apartament parafabrikat 69 m2, ndërsa sot ka një pasuri me vlerë dhjetëra miliona euro, në emrin e dy fëmijëve dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi. Në këtë rrugë, në vitin 2007, Berisha ka deklaruar një apartament 125 metër katror si dhe një vend parkimi.

Po në vitin 2007, në Rrugën “Mustafa Matohiti”, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, figuron se ka regjistruar në emrin e tij një bodrum 21 m2, me vlerë 10 mijë USD.  Në 13 janar të vitit 2000, Argita dhe Jamarbër Malltezi kanë regjistruar në emrin e tyre një apartament me sipërfaqe 259 m2, pikërisht Rrugën “Mustafa Matohiti”. Në 19 shtator 2010, Argita dhe Jamarbri regjistrojnë në emrin e tyre një tjetër apartament me sipërfaqe 195 m2, në të njëjtën rrugë, “Mustafa Matohiti”. Në 18 maja të vitit 2015, Argita dhe Jamarbër Malltezi regjistrojnë në emrin e tyre një bodrum me sipërfaqe 18 m2, me vlerë 17 mijë euro, në të njëjtën rrugë në Tiranë.

Tre javë më pas, në 5 qershor të vitit 2015, Argita dhe Jamarbër Malltezi kanë regjistruar një tjetër apartament me sipërfaqe 128.3 m2, në Rrugën “Mustafa Matohiti”. Në maj të vitit 2017, Jamarbër Malltezi regjistron në emrin e tij një apartament 102 m2, pikërisht në Rrugën “Mustafa Matohiti”. Bie në sy që deklarohet vlera e bodrumeve, por jo vlera e apartamenteve. Edhe vlera e apartamentit dhe parkingut në emrin e Sali dhe Liri Berishës është e paqartë.

Në emër të Jamarbër Malltezit figurojnë të paktën 35 pasuri me vlerë miliona euro, ku përfshihen 9 apartamente me sipërfaqe rreth 2 500 m2 në Tiranë, 6 njësi ndërtimore me sipërfaqe rreth 1.2 mijë m2, garazhe dhe troje. Ndërkaq, SPAK vijon hetimet për aferën e tjetërsimit të ish Klubit Partizani nga qeveria e Sali Berishës, për llogari të dhëndrit të tij, Jamarbër Maltezin. Hetimet vijojnë për pastrim parash. Nga ana tjetër, Sali Berisha, vijon ‘revolucionin’ në emër të varfërisë./Adriatik Doçi-shqiptarja.com

Next Post
“Kisha menduar të largohesha nga politika”/ Berisha: Ja pse u riktheva pas shpalljes “non grata”

“Kisha menduar të largohesha nga politika”/ Berisha: Ja pse u riktheva pas shpalljes “non grata”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In