• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulimi i ‘çerdhes’ së prostitucionit në Durrës, fqinjët: Dëgjonim britma, shyqyr që i kapi policia

by Java News
14/12/2017 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ambient i marrë me qira në qytetin e Durrësit ku gëlonte prostitucioni është zbuluar sot nga Policia.E sipas banorëve që nuk guxojnë të dalin para kamerave prostitucioni lulëzon jo vetëm në zonën e verës por edhe të dimrit në Plazhin e Durrësit. Një apartament në një pallat 7 katësh ishte kthyer në ferr për të gjithë banorët. Apartamenti që ishte marrë me qira nga 47-vjeçarja Shpresa Ymeri (Pisha) ishte kthyer në një bazë prostitucioni në lagjen Iliria në plazhin e Durrësit, në anë të rrugës në krahun e shinave të hekurudhës.

Aty hynin dhe dilnin në çdo orë të ditës dhe të natës çifte të cilët ishin bërë shqetësim për të gjithë komunitetin për shkak të ndotjes akustike.

“Vdiqëm prej tyre. Nuk dilnim dot nga shtëpia. Njerëz që hynin, që dilnin pa pushim e zhurma, të bërtitura. Shyqyr që i kapi policia”, shprehen banorët jashtë kamerave.

“Po çdo ditë fytyra të reja e halabakë. Na u tmerruan fëmijët. E kuptuam që diçka nuk shkonte, po kujt ia mbante të fliste”, thotë një tjetër qytetar.

Një banor pallati bëri një denoncim në polici dhe pas një hetimi 2 mujor policia arrestoi në flagrancë tre prostituta ndërsa për klientët e tyre që paguajnë lekët policia nuk tha gjë. Banorët kanë shprehur dyshimet që kjo banesë kishte kohë që shfrytëzohej për prostitucion, për shkak të numrit të madh të personave të panjohur që hynin e dilnin tek ajo derë.

Policia tha se 47-vjeccarja i rekrutonte vajzat dhe klientët në një lokal me qira që kishte në lagjen numër 12. Prej aty i transportonte në plazh në apartamentin e saj ku çdo akt kushtonte 5 mijë lekë. BW/ma.me

 

Next Post
Sheshi “Skënderbej” pjesë e Bienales së Arkitekturës në Çikago 2017

Dikur një prej qyteteve më të zymta të Europës, sot Tirana një destinacion për t’u vizituar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In