• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dikur një prej qyteteve më të zymta të Europës, sot Tirana një destinacion për t’u vizituar

by Java News
14/12/2017 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prestigjozja britanike “The Economist” i ka kushtuar një artikull kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në artikull shkruhet për fillimet e karrierës së tij në politikë si dhe punën që ka bërë me Tiranë në 2 vitet para të mandatit të tij.

Me ndryshimet që ka sjellë në kryeqytet, “The Economist” shkruan se në Shqipëri, Veliaj shihet si lideri i ardhshëm i vendit.

Artikulli i plotë

“Lali Eri, lali Eri,” dëgjohen tek bërtasin fëmijët e vegjël teksa nxitojnë t’i japin dorën Erion Veliajt, shefit 37-vjeçar të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Ai po futet të inspektojë një rrugë që po rregullohet dhe ku po vendosen tubacionet e ujërave të zeza, ku javë më parë kishte vetëm gropa e baltë. Asnjë qytet në Europë nuk ka ndryshuar në 25 vitet e fundit kaq shumë sa Tirana. Tani, Veliaj, që prej disave pritet të jetë lideri i ardhshëm i vendit, po e ndryshon atë sërish.

Në dy vitet e tij të para si kryetar bashkie, Veliaj, anëtar i Partisë Socialiste, punoi me qendrën e qytetit. Në qershor ai përfundoi punimet me sheshin “Skënderbej” në zemër të Tiranës. Dikur në atë që ishte një rrethrrotullim i trazuar, makinat janë zëvendësuar me pemë e shatërvane. Tani ka në plan rinovimin e piramidës së temrrshme të Tiranës.

Një çerek shekulli më parë, Tirana ishte më shumë kryefshat se sa kryeqytet. Gjatë komunizmit aty jetonin rreth 200 mijë njerëz. Deri në vitin 1991, makinat personale ishin të ndaluara, kishte shumë pak dyqane e mungonin mundësitë e argëtimit. Tani, pjesërisht falë ndryshimeve kufitare, Tirana është shtëpi e 1 milionë banorëve, më shumë se 1/3 e popullsisë së Shqipërisë. Qyteti gjeneron gjysmën e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto të vendit, thotë Veliaj.

Rënia e komunizmit solli një  fazë “çmendurie” ndërtimi kudo, përfshirë edhe parkun qendror të Tiranës. Edi Rama, tani kryeministër i vendit, spastroi shumë nga ndërtesat ilegale të qendrës kur ai ishte kryetar i Bashkisë. Veliaj vazhdoi punën aty ku e la Rama.

Kur Veliaj ishte 10 vjeç, babai i tij vdiq dhe ai shkoi drejt Greqisë duke kaluar kufirin malor mbi supet e xhaxhait të tij. Më vonë ai studioi në Amerikë dhe Britani. Së pari, erdhi në vëmendjen e publikut me organizatën “Mjaft”, një grup aktivist anti-korrupsion që sulmonte qeverinë e Sali Berishës, i cili ishte kryeministër nga viti 2005 deri në vitin 2013.

Tani, që është në gjysmë të mandatit të tij, Veliaj e ka zhvendosur vëmendjen në periferi të Tiranës. Pothuajse të gjitha ndërtesat atje ishin ilegale. Disa shtëpi dhe biznese të ndërtuara në parqe e zona të tjera ku nuk duhet, janë shkatërruar.

Për shumë, kjo është hera e parë që shteti po bie në kontakt me periferinë në 25 vite, thotë Veliaj.

“Kundërshtarët e tij e sulmojnë për mungesë transparence për mënyrën se si janë dhënë kontratat dhe përpjekjet për të zhveshur mediat jomiqësore, por të dyja pretendimet hidhen poshtë prej tij” – shkruan The Economist.

Next Post
Aktorja Salma Hayek: Weinstein një pëbindësh, më ka ngacmuar dhe kërcënuar seksualisht

Aktorja Salma Hayek: Weinstein një pëbindësh, më ka ngacmuar dhe kërcënuar seksualisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Kur biznesi përdor armët, çfarë ndodh me ata që shkuan nga armët në biznes

September 4, 2026
Vijon puna për rrugën Elbasan-Rrogozhinë, Rama: Realizimi fizik ka arritur në 87%

Vijon puna për rrugën Elbasan-Rrogozhinë, Rama: Realizimi fizik ka arritur në 87%

September 4, 2026
Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Panik në SHBA, nafta arrin çmimin rekord 1.55 dollarë për litër! (Në Shqipëri kushton dyfish por…)

September 4, 2026
Detaje të reja nga atentati në Mirditë, publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi

Detaje të reja nga atentati në Mirditë, publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi

September 4, 2026
Tentuan parakalimin pa i hapur rrugë njëri-tjetrit, përplasen tre makina në Lushnjë

Tentuan parakalimin pa i hapur rrugë njëri-tjetrit, përplasen tre makina në Lushnjë

September 4, 2026
Ndodh edhe kjo! Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve që Policia i shoqëroi për shkelje ligji!

Ndodh edhe kjo! Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve që Policia i shoqëroi për shkelje ligji!

September 4, 2026
Rekordi i Melonit: Qeveria e saj bëhet më jetëgjata që prej vitit 1946 në Itali

Rekordi i Melonit: Qeveria e saj bëhet më jetëgjata që prej vitit 1946 në Itali

September 4, 2026
“Nuk dal dot në Pazar, sepse…”, Reshat Arbana merr çmimin dhe emocionon me fjalët

“Nuk dal dot në Pazar, sepse…”, Reshat Arbana merr çmimin dhe emocionon me fjalët

September 4, 2026
Shkrumbohet një banesë në Fier, pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

Shkrumbohet një banesë në Fier, pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

September 4, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

“PD po mbytet prej Berishës”/ Salianji: Të gjithë e dinë se me të nuk fitojmë, por s’kanë kurajë ta thonë

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com