• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zbulimet” serbo –ruse/ Në Kosovë, në Gazivodë, shtrihet qytetërimi mesjetar serb

by Java News
03/05/2018 07:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historiografia serbe është me përplot gënjeshtra. Me to ajo përpiqet ta dëshmojë gjoja “autoktoninë” serbe, sidomos në Kosovë. Në gënjeshtër e tillë po qarkullon nëpër mediet e elektronike të Serbisë, lidhur me ndërtimin dhe, siç thonë këto medie, me prapavijë, të Liqenit të Gazivodës , transmeton Koha.net.

Në këtë gënjeshtër të radhës, “ekspertëve” serbë ua janë bashkuar edhe rusët, ndërsa lajmi i parë për këtë u publikua në portalin rus ‘sputnjik” që editohet serbisht. Këtë shkrim e përcjell edhe gazeta e Beogradit “veçernje novosti”.

Ajo thotë se në Luginën e Kollashinit buzë Ibrit në Kosovë është ndërtuar Liqeni i Gazivodës i cili vazhdon të mbetet pikë kontestuese në bisedimet ndërmjet Serbisë e Kosovës.

Sipas këtij shkrimi, në ish -Jugosllavinë e atëhershme që kishte cilësimin kushtetues edhe republikë socialiste federative, në fillimin e viteve të 70-ta të shekullit të shkuar, përkundër se dihej ç’ thesar kulture ruhej në atë vend, janë shpërngulur 14 fshatra serbe.

Portalet serbe ankohen se sado që zyrtarët e Kosovës e dinin dhe dinë rëndësinë e këtij vendi, ekspertët serbë e aq më pak opinioni, nuk e dinë se çfarë, gjoja, fsheh thellësia e liqenit.

Ndërsa, “për ta dëshmuar” këtë rëndësi, në Serbi, një ekip serbo – rus ka filluar xhirimin e një filmi dokumentar me titullin „Gazivode, putevima Jelene Anžujske“ – Gazivoda, rrugëve të Elena Anzhuines nga dr Dushan Jovoviq.

„Për ikjen në Kosovë mjafton letërnjoftimi dhe dëshira për të vizituar diçka për të cilën flitet vazhdimisht . Këtë e po e bëjmë pak për revoltë pak për kryengritje.

Kam mbledhur ekipin “diversant” kulmor të ekspertëve”, thotë Jovoviq i cili ndihmohet nga historiania Katarina Mitroviq e cila thekson se me film do të zbulohen shumë sekrete dhe “sa ishte mbi Lindjen e Perëndimin Serbia në shekujt 13 – 14” në këtë pjesë të Kosovës . Sipas Jovoviqit, “fundosja e trashëgimisë serbe është planifikuar gjatë dhe është bërë shumë shpejt”.

„Për më pak se gjashtë muaj u vendos të ndërtohet liqeni. Që të krijoheshin kushtet për fundosje, së pari u desh të dërgoheshin arkeologët në rajon. Duhej studiuar 25 kilometra. Ekipi përbëhej nga shqiptarë e serbë. U regjistruan 30 lokalitete. Pastaj përnjëherë gjysma e këtij dokumentacioni, ku ishin shënuar të gjitha gjetjet, u zhduk. Dhe u ndërtua liqeni e thesari mesjetar u harrua krejtësisht ose u fundos”, thotë Jovoviq, transmeton Koha.net.

Ai në vazhdim ka treguar për ndihmën që po merr nga rusët për këtë film:

„Një ekip rus nga Shën Petërsburgu, i përbëre nga 40 persona me katër furgonë dhe me pajisjet me vlerë 2.5 milionë euro, erdhi në Kosovë. Ky është projekti më i madh serbo-rus pas luftës në Kosovë. Liqeni është i thellë 110 metra dhe me skanuesit shumë seriozë rusë kemi punuar në dimension 3D. Kemi punuar me shumë ekipe të koordinuara dhe me arkeologë nënujorë. Përkundër kushteve të këqija atmosferike, menjëherë kemi ndier lidhje vëllazërore – ata u gëzuan më shumë se ne kur e gjetëm kishën e shekullit 13 të fundosur dhe Kullën e Kambanave 7 metra të lartë”.

Sipas tij, projekti po punohet në faza, KFOR-i fluturon sipër, valët janë të mëdha,ndërsa shton se puna në këtë film do të zgjasë tri vjet, tek ankohet se vetëm „Elektroprivreda Srbije“ i ka dhënë mjete për dy lente për kamerë pa të cilat, sipas tij, është i pamundur xhirimi.

Se a do të mbetet ky film vetëm në domenin e filmave shkencorë- fantastikë ku ende nuk është provuar kinematografia serbe, apo në suazat e propagandës kundër Kosovës dhe gënjeshtrave të tjera në shërbim të Beogradit që e synon jo vetëm Gazivodën në Kosovë, mbetet për t’u parë, përgatiti Koha. (b.an)

 

Next Post
Kontroll cilësisë së qumështit, AKU: Aksioni nis më 15 maj, disa baxho mbyllën dyert

Kontroll cilësisë së qumështit, AKU: Aksioni nis më 15 maj, disa baxho mbyllën dyert

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In