Dy gra kanë ngritur padi kundër Jeffrey Epstein, duke pretenduar se fotot e tyre si fëmijë u gjetën në koleksionin e ish-financierit të dënuar për krime seksuale.
Padia e dorëzuar në gjykatën federale të Manhattenit kërkon rreth 6 milionë dollarë në emër të më shumë se 40 individëve.
Disa prej tyre ishin pjesë e “librit të modelimit” të Epstein, një përmbledhje me imazhe të seksualizuara të të miturve, e konfiskuar nga hetuesit federalë në vitin 2019 në banesën e tij në Nju Jork.
Çështja gjyqësore është ngritur kundër Darren Indyke dhe Richard Kahn, përkatësisht ish-avokatit dhe ish-kontabilistit të Epstein, të cilët menaxhojnë pasurinë e tij. Një nga paditëset, e identifikuar si Jane Doe, deklaron se Epstein i ka vjedhur foto pjesërisht të zhveshura kur ajo ishte vetëm 12 vjeçe.
Paditësja tjetër, e cila njihet si “Amy”, shprehet se figuron në materialet e abuzimit seksual me fëmijë të sekuestruara nga pronat e Epstein në vitin 2019, të cilat vazhdojnë të shpërndahen ilegalisht edhe sot.
Avokatja e paditëseve, Hillary Nappi, deklaroi se numri i personave të cënuar mund të arrijë në mijëra, pasi shumica e fëmijëve të fotografuar në ato materiale nuk janë identifikuar kurrë.
Jeffrey Epstein u arrestua në vitin 2019 nën akuzat federale për trafikim seksual të të miturve, por ai kreu vetëvrasje në qeli po atë vit ndërsa priste gjyqin.
Partnerja e tij e hershme, Ghislaine Maxuell, u dënua në vitin 2021 me 20 vjet burg për rolin e saj në rekrutimin e fëmijëve dhe viktimave të tjera të mitura për Epstein.











