• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet vetëvrasja e durrsakut, 10 ditë më parë e la e dashura

by A R
05/07/2017 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I gjendur nën presion psikologjik, një djalë fare i ri në Fier ka ndërprerë jetën në mes duke pirë fostoksinë. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Eneo Ferko, banues në lagjen “Afrim i Ri” të qytetit të Fierit, shkruan “Panorama”.

I riu gjatë mbrëmjes së te henes, teksa ndodhej i vetëm në banesë, ka pirë fostoksinë. Ai është gjetur nga nëna e tij në gjendje të rëndë, dhe pavarësisht dërgimit në spital, nuk mbijetoi dot. Eneo ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të së martës në spitalin e Fierit.

Deri në mbrëmje vonë, djali ka qenë i heshtur, ndërsa e ëma nuk ka vënë re ndonjë shqetësim të tij. 20-vjeçari kishte disa ditë që qëndronte fjalëpakë dhe asaj nuk i ka rënë në sy ndonjë ngarkesë më shumë.

Vetëm kur ka shkuar në dhomën e tij, diku rreth orës 3 të mëngjesit, nëna ka dashur ta shohë nëse ka fjetur apo jo, por kur ka hyrë e ka gjetur të birin të mbuluar nga shkumë dhe gati pa shenja jete. E alarmuar ka njoftuar të afërmit e tjerë, ndërsa ambulanca pas disa minutash e dërgoi në spital në gjendje kritike.

Mjekët e kishin të pamundur ta mbanin në jetë, pasi lënda helmuese kishte vepruar shpejt duke e intoksikuar të gjithë trupin e të riut. Eneoja ishte duke jetuar një ndjenjë pasioni me një vajzë, me të cilën ishin lidhur prej vitit të kaluar. Por, sipas disa dëshmive nga miq të tij, ata kanë pasur sherre të vazhdueshme kohët e fundit, gjë e cila ka bërë që para 10 ditësh ajo t’i thotë se nuk mund ta vazhdonte më këtë lidhje.

Megjithëse Eneoja i ka kërkuar të ndryshojë mendim, vajza duket të ketë qenë e vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj ndarjeje. Në këto kushte, i riu e ka përjetuar keq këtë ndarje duke u zhytur në gjendje depresive, gjendje e cila e shtyu drejt vetëvrasjes.

Mësohet se Eneo, bashkë me të dashurën e tij, kishte tentuar të vazhdonin një jetë të re edhe në Itali. Të dy kanë jetuar për disa muaj në shtetin fqinj, por nuk arritën të ambientoheshin për shkak se i riu nuk e njihte mirë gjuhën italiane dhe kjo gjë e kishte penguar për të siguruar një vend pune. Pas kthimit në Shqipëri, ai nisi të punonte në një fabrikë këpucësh, ku edhe punoi deri në ditën e fundit të jetës së tij. Eneo për disa vite ka qenë pjesë e Ansamblit “Myzeqeja”, e financuar nga Bashkia e Fierit.

Plani i tij i fundit për të marrë pjesë në një videoklip për të siguruar disa të ardhura shtesë mbeti në letër, pasi i riu nuk e realizoi dot. Prindërit e Eneos ishin divorcuar para rreth 10 vitesh dhe prej atëherë djali jetonte me nënën e tij. Kjo e fundit kujdesej që të birit të mos i mungonte asgjë, duke kryer punë të ndryshme deri te qëndismat. Së bashku me nënën jetonin në shtëpi me qira në periferi të Fierit. /b.d

Next Post
Ish-deputetja shpërthen ndaj Zogajt: I paburrë, që jargavitet dhe spërdridhet…

Ish-deputetja shpërthen ndaj Zogajt: I paburrë, që jargavitet dhe spërdridhet...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com