• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet takimi Rama-Blinken, Sekretari i Shtetit: Kemi ende punë të mira për të bërë në Shqipëri

by A R
13/06/2021 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha sot se SHBA-të kanë ende punë të mira për të bërë në Shqipëri. Deklarata erdhi pasi Blinken falenderoi Ramën për stërvitjen ‘Defender Europe 2021’, ndërsa takimi u zhvilluar në Bruksel.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama falenderoi Shtetet e Bashkuara për kontributet dhe punën e bërë.

Më herët, Rama deklaroi në Facebook teksa publikonte pamjet e mëposhtme se:

“Me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në një takim shumë miqësor e të dobishëm, që u mbyll me nënshkrimin e marrëveshjes për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë”

Kujtojmë se pak ditë më parë, Antony Blinken personalisht firmosi shpalljen e Sali Berishës non-grata në SHBA dhe deklaroi përfshirjen e ish-kryeministrit në korrupsion që ka pasuruar familjen dhe aleatët politikë. Ndërsa Berisha e ka paditur Blinkenin në një gjykatë franceze ku i kërkon prova Amerikës.

E PLOTË:

Sekretari Blinken: Faleminderit shumë që jeni sot këtu, por çka është më e rëndësishme, faleminderit për punën që kemi bërë së bashku. Mendoj që kemi dhënë një shembull shumë të fortë për të tjerët sot për nevojën për t’u siguruar që kur bëhet fjalë për rrjetet më të ndjeshme të teknologjisë që kemi ne të punojmë me shitës të besuar dhe mendoj që kjo është shumë e rëndësishme dhe një mesazh shumë i fortë për t’i dërguar të tjerëve dhe ç’është më e rëndësishme jemi mirënjohës për punën që SHBA dhe Shqipëria kanë bërë së bashku përfshi edhe stërvitjen Defender 21 që është përmbushur me kaq shumë sukses. Presim me padurim që të merrni vendin tuaj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kemi shumë punë të mira për të bërë edhe atje dhe në të gjitha aspektet, ky partneritet po bëhet më i fortë e më i thëllë dhe ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj për ta bërë këtë.

Kryeministri Rama: Për mua dhe për ne në Shqipëri është një moment shumë i rëndësishëm sepse siç besoj ju e dini kemi ndërmarrë këtë nismë nga ana jonë që prej disa vitesh e duke ju kërkuar edhe të tjerëve që të bëhen pjesë dhe të gjithë të bëjmë përpjekje për një korridor të sigurt komunikimi e për ta vënë këtë korridor të shumë shërbimeve kritike në duar të institucioneve shqiptare që të mos lejojmë të kompromentohet nga aktorë të tretë. Shrpesoj që së bashku ne të mund t’i bindim edhe miqtë e tjerë në rajon.

Sekretari Blinken: Ju po vendosni një shembull mjaft të mirë, jemi mirënjohës që ju kemi aleatë.

/a.r

Next Post
Shehaj: Basha përdori individë jashtë PD për të sulmuar takimin tim me Yuri Kim. Ja pse nuk na besuan shqiptarët!

"Shpërthen" përfaqësuesja e Shehajt: As më 25 prill s’ka ndodhur kjo dhunë, Vokshi më largoi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Sulmohet gjatë natës Komisariati Nr.3, protestuesit thyejnë xhamat dhe dyert

VIDEO / Sulmohet gjatë natës Komisariati Nr.3, protestuesit thyejnë xhamat dhe dyert

July 5, 2026
VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

July 4, 2026
“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

July 4, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

July 4, 2026
“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

July 4, 2026
Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In