• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet takimi i Çelës me gazetarët: Ja prioritetet e Prokurorisë për vitin 2020

by A R
31/12/2019 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Prokurori i Përgjithshëm  Olsian Çela zhvilloi dje një takim me përfaqësues të medias në Prokurorinë e Përgjithshme. Çela paraqiti mes të tjerave edhe disa prioritete që Prokuroria e Përgjithshme do të ketë për vitin 2020. Ai theksoi se Prokuroria e Pergjithshme do të synojë realizimin e një projekti që do të ketë si objektiv rritjen e efiçensës në çështjet që lidhen me pastrimin e produkteve penale.

“Prioritare do të jetë ndërtimi i një sistemi të monitorimit të çështjeve që lidhen me zbatimin e ligjshmërisë, pavarësinë dhe transparencën, të drejtave të subjekteve të procedimit penal etj, dhe ndërtimi i mekanizmave të komunikimit me KLP dhe ILD. Prokuroria e Pergjithshme do të synojë realizimin e një projekti që do të ketë si objektiv rritjen e efiçensës në çështjet që lidhen me pastrimin e produkteve penale, ndërmarrjen e hapave konkret në drejtim të koordinimit institucional dhe një përqasjeje të re të organeve ligjzbatuese në këtë drejtim”, u shpreh Çela.

Çela gjithashtu theksoi se do të nxitet procesi i digjitalizimit në aktivitetin e prokurorisë në funksion të reduktimit të kohës që nevojitet për kryerjen e hetimeve dhe modernizmit të procesit në tërësi, duke synuar zgjerimin  aksesit dhe komunikimit online.

“Prokuroria e Përgjithshme do të nxisë procesin e digjitalizimit në aktivitetin e prokurorisë në funksion të reduktimit të kohës që nevojitet për kryerjen e hetimeve dhe modernizmit të procesit në tërësi, duke synuar zgjerimin  aksesit dhe komunikimit online ne bazat e të dhënave të operatorëve të ndryshëm.  Prokuroria e Përgjithshme do të mbështesë gjithashtu nisjen e një projekti për vlerësimin e eficensës së politikave penale të aplikuara në vend me qëllim uljen e nivelit të kriminalitetit. Kjo do të kërkojë mundësimin e hartimit të modeleve statistikore të unifikuara dhe do të sjellë përpunimin e raporteve të besueshme mbi vlerësimin e rreziqeve nga kriminaliteti në të ardhmen.  Përmes këtij procesi do të synohet rritja e efektivitetit të drejtësisë penale duke marrë në konsideratë dhe aspektet financiare dhe sociale. Realizimi i këtij projekti do të kërkojë një angazhim të madh në rrafshin institucional, atë akademik si dhe ndihmën e misioneve ndërkombëtare të asistencës ligjore. Prokuroria e Përgjithshme do të jetë promotore e realizimit të tij dhe do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim”, deklaroi Çela.

Olsian Çela u zgjodh në krye të Prokurorisë së Përgjithshme në datë 5 dhjetor. Ai u votua për të drejtuar organin e akuzës për 7 vitet e ardhshme. Drejtuesi i ri i prokurorisë u shpreh në fjalën e tij të parë në institucionin që do të drejtojë se vendi ndodhet një fazë të vështirë, pasi po përballet me një krizë për shkak të tërmetit tragjik.

/a.r

Next Post
Protestuesit e PD te Astiri bëjnë për spital punonjësin e IKMT, me urgjencë drejt Traumës

Sherr me thika në Durrës, dy të plagosur nisen drejt Tiranës, mes tyre një zyrtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

April 9, 2026
“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In